Facebook di gjithçka rreth jetës sonë, na takon ne që të hapim sytë
Skandali i Cambridge Analytica tregon se sa e rrezikshme është demokracia jonë
A jemi naivë, të pavetëdijshëm, të pafuqishëm apo të paaftë? Ndoshta i kemi të gjitha këto katër gjëra. Përndryshe nuk mund të shpjegohet se si i kemi lënë ta bëjnë një gjë të tillë gjigandët e web-it: të marrim të dhënat tona, dhe të fitojnë një mal me para, ja japin atyre që i paguajnë ato. Ose ja lëshojnë magjistarëve të politikës, siç ndodhi me Facebook.
Pasojat janë përpara syve tanë: mjafton ti hapni. Njohja e sjelljeve tona private -intime – nuk i lejon të na sugjerojnë vetëm produktet, shërbime dhe lajme. Gjithashtu na bëjnë të ngatërrohemi, frikësojnë, nxisin, të na kushtëzojnë votën tonë dhe të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve. E kuptoi Cambridge Analytica këtë gjë, menaxherët e Donald Trump e kuptuan, dikush në Rusi gjithashtu. Kongresi amerikan e kuptoi këtë gjë, fatmirësisht. Nuk e kemi kuptuar ne, qytetarët te demokracive. Ose bëjmë gjoja sikur nuk e kemi kuptuar, dhe kjo është më keq akoma.
Besoj se Zuckerberg & Co kanë humbur kontrollin. Një kolos që ka një bukuri të padiskutueshme dhe mjaft të dobishme. Por mëkat që, gjatë marshimit, rrezikon të na shtypë. Në vetëm pak kohë Facebook ka kaluar nga heqja e problemit («Ne jemi një kompani e teknologjisë!») në pranimin e përgjegjësisë. (“Ne duhet të krijojmë një komunitet global që është i mirë për të gjithë“). Shumë vonë: gjeniu kishte dalë nga shishja.
Dhe kush e hoqi tapën? Ne. Ne jemi ata që klikojmë në «Prano» pa i lexuar kushtet për çdo përditësim të një aplikacioni. Ne jemi ata që, në këmbim të komoditetit, ofrojnë intimitetin tonë. Jemi ne që bëjmë gjoja sikur s’kuptojmë këtë: ata që ofrojnë reklamat nën shënjestër të një produkti (pas testit të shtatzënisë, këtu janë ofertat për karrocat e fëmive), gjithashtu mund të propozojë propagandë apo shpifje, me saktësi kirurgjikale. Dikush do të thotë: cili është problemi? Problemi është se, në këtë mënyrë, demokracia zhytet.
Natyrisht: për dy shekuj, struktura perëndimore i përdori mediat në avantazh të saj. Varkëtarët britanikë, pas Revolucionit të Parë Industrial, kontrollonin gazetat; Bankierët dhe induastrialistët amerikanë, pas Revolucionit të Dytë Industrial, matën së pari në radio dhe më pas në televizion. Ky është Revolucioni i tretë industrial, i bazuar në dixhital. Me një ndryshim: në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe të njëzetë, botuesi i një gazete në Londër, apo pronari i një televizioni në Nju Jork, kishin emra dhe fytyra.
Tani s’ka më. Shoqëritë që zotërojnë të dhënat tona njohin pothuajse gjithçka për ekzistencën tonë; dhe ne dimë pak nga mënyra se si ata veprojnë. Zotërinjt e rinj nuk janë të gjithë njësoj. Ka nga ata që janë më të hutuar, si Facebook; dhe ata më të vëmendshëm, si Amazon. Ka nga ata që janë më të zgjeruar, si Google apo Apple; dhe kush është më i specializuar, si Uber ose Skype. Por të gjithë kanë qasje në një sasi të madhe të të dhënave me të cilat ata mund të na lehtësojnë ose na shkatërrojnë, nëse dëshirojnë. Por ata nuk duan ta bëjnë !, mund të thotë dikush. Dhe ne duhet të përgjigjemi: a mundet jeta jonë dhe demokracitë tona të varen nga vullneti i mirë i një bordi të panjohur të drejtorëve?
Lexo edhe: Uber pezullon testet e makinave vetëlëvizëse pas një aksidenti fatal
(1) Comment
[…] Lexo edhe: Facebook di gjithçka rreth jetës sonë, na takon ne që të hapim sytë […]