Është identifikuar dallga më e lartë e hemisferës jugore
Një mur uji 20 metra i lartë është regjistruar 700 km në jug të Zelandës së Re
Të martën, më 8 maj, gjatë një stuhie të dhunshme në Oqeanin Jugor, një boa oqeanike e vendosur pranë Campbell Island, 700 km në jug të Zelandës së Re, zbuloi përbindëshin më mbresëlënës të regjistruar ndonjëherë në hemisferën jugore. Lartësia e dallgës është regjistruar 23.8 metra, mjaftueshëm për të gëlltitur pesë autobusë dykatëshe, dhe ka kaluar rekordin e mëparshëm prej 22.02 metra të shënuar në të njëjtën hemisferë në 2012.
Vëndi ideal
Rekordi u mat dhe u studiua nga oceanographers of MetOcean Solutions, i cili vuri në dukje se Oqeani Jugor (ose Antarktik), shpesh kalon stuhi të forta,dhe është kthyer në një laborator të vërtetë të dallgëve dhjetë metra të larta dhe potencialisht të afta për të gëlltitur një anije, dhe lartësia e së cilës është të paktën 2.3 herë se gjatësia e tyre (distanca mes një kreshtë dhe tjetrës.
Pajisja e instaluar në mars për të studiuar kushtet ekstreme të Oqeanit Jugor regjistron të dhënat për 20 minuta çdo tre orë, kjo për të kursyer baterinë: disa dallgë gjigande mund të kenë kaluar pa u vënë re.
Vala më e madhe e regjistruar ndonjëherë në histori është matur 30.5 metra, e krijuar nga një cunami, në vitin 1958, pas një tërmeti në Gjirin e Lituya, Alaska.
Lexo edhe: Ne kurrë nuk jemi ndjerë kaq vetëm