Elevevator pitch: arti i komunikimit të një ideje në mënyrë efektive dhe në pak sekonda
Një përkufizim i shkurtër, disa këshilla flash për një elevetor pitch që të funksiojë dhe disa burime nga të cilat mund të frymëzoheni.
Sot unë do të flas për një nga konceptet më të njohura dhe më të folur rreth botës së startup, e ashtuquajtura “elevetor pitch”. Me këtë artikull nuk do të hyj në shumë detaje se si ta ndërtojmë, sepse me një minimum të hulumtimit në rrjet ju mund të gjeni shumë materiale. Përkundrazi, më intereson arritja e tre objektivave: ti ofroj atyre që nisin nga zero një përkufizim të shkurtër të këtij koncepti, duke theksuar karakteristikat e tij kryesore dhe më në fund duke ju dhënë dy shembuj nga të cilët ju mund të frymëzoheni.
Çfarë është një Elevetor Pitch dhe pse është quajtur kështu
Shkurtimisht, është një fjalim i shkurtër që përdoret për të tërhequr vëmendjen e bashkëbiseduesve të ndryshëm rreth projektit tonë ose idesë sonë të biznesit. Të zhvillosh këtë lloj kompetence është me siguri themelore për kë mendon për një startup dhe i cili gjithashtu kërkon përkushtim të madh dhe shumë trajnime. Ju mund të flisni për një elevetor pitch nëse bëhet gjatë një eventi fizik, ose në modalitet asinkron (kur shkruani një email ose prodhoni një video).
Ekzistojnë lloje të ndryshme të elevetor pitch në varësi të kohëzgjatjes ose objektivit në të cilin është adresuar (konsumatorët, huadhënësit, partnerët …). Zakonisht një pitch zgjat 30 deri në 120 sekonda. Emri (ka lindur në Silicon Valley) përshkruan pikërisht idenë që çdo startup duhet të jetë në gjendje të paraqesë idenë e tij për aq kohë sa zgjat një udhëtim me ashensor.
9 këshilla flash për një elevetor pitch që të funksionjë
Këtu janë 9 këshilla për ju që të mbani në mend kur të përgatisni pitch tuaj të ardhshëm. Është padyshim një çështje idesh, gjithashtu sepse jam e bindur se mënyra më e mirë për të mësuar është të praktikosh, të vihesh në lojë dhe të provosh përsëri dhe përsëri!
Shkurtimisht dhe sintetik.
Siç kemi thënë se koha që keni në dispozicion është shumë pak dhe gjëra për të thënë janë shumë. Zhvilloni aftësinë tuaj për të sintetizuar, shmangni përdorimin e termave shumë të komplikuara ose për të përshkuar shumë lgjatë dhe në detaje, sigurohuni që njerëzit t’ju kujtojnë (pavarësisht nga rezultati i pitch tuaj). Nëse bashkëbiseduesit tuaj janë investitorë ata kuptojnë menjëhere nëse ideja juaj mund të ketë një farë suksesi apo jo.
2. 10 sekondat e para janë shumë të rëndësishme.
Ashtu si në të gjitha situatat e jetës “përshtypja e parë është ajo që ka rëndësi”. Qoftë se bëni një video, ose shkruani një email, qoftë se elevetor pitch juaj është live nga fillimi i shaqjes tuaj me një incipitet për të ndikuar, shprehni të gjithë pasionin për atë që bëni dhe për qëllimet që doni të arrini, bëni virale pitch tuaj, “Viraliteti është ndarja sociale e emocioneve”.
3. Menaxhoni mirë kohën e disponueshme.
Nuk ka shumë për të thënë, llogaritni mirë kohën tuaj. Krijoni pitch me kohëzgjatje të ndryshme (30 sekonda, 60 sekonda, 120 sekonda) në mënyrë që gjithmonë të jeni gati për t’u përballur me çdo situatë.
4. Prezantoni vetveten, por mos e teproni
Njerëzit kur paraqitni idenë tuaj duhet të kenë besim dhe duhet të kuptojnë se jeni në gjendje të coni përpara një ide sipërmarrje, do të keni mjaft kohë në të ardhmen për të treguar se kush jeni, çfarë bëni dhe cilat kanë qënë sukseset tuaja në të kaluarën. Pra, jepni peshën e duhur për pjesët e ndryshme që përbëjnë pitch tuaj.
5. Pitch ndryshojnë dhe zhvillohen sëbashku me stratup tuaj
Më shumë gjasa ju do të vazhdoni të bëni pitch për disa vite me radhë. Shpresohet se startup të ndryshojë dhe evoluojë me kalimin e kohës. Në disa raste ju do të gjeni veten duke u paraqitur idenë tuaj të njëjtëve njerëz pas muaj apo vite më vonë. Sigurohuni që edhe pitch juaj të evolojë me kalimin e kohës, nuk mund të flisni për idenë tuaj në të njëjtën mënyrë që e keni bërë herën e parë.
6. Nëse ju bëjnë pyetje, sigurohuni që t’i përgjigjeni secilit
Në disa raste në prezantimin live, ka më shumë gjasa që ju të mos jeni në gjendje të paraqitni pitch tuaj pa u ndërprerë. Jini të përgatitur dhe të kujdesshëm për t’iu përgjigjur shumë pyetjeve që do t’ju kërkojnë, ndoshta ato janë gjërat që ata duan të dëgjojnë. Nëse ju kap paniku dhe ju nuk keni një përgjigje të gatshme, shënoni menjëherë pyetjen, në mënyrë që mos të kapeni të papërgatitur herën tjetër.
7. Praktikoni me miqtë tuaj
Për t’u përgatitur për pitch tuaj, shkruajeni në një copë letre, përsërisni me zë dhe regjistrojeni atë. Në shumë raste mund t’ju shërbejë të përsërisni pitch tuaj njerëzve që ju rrethojnë (ndoshta do t’ju urrejnë, mbas një farë kohe ‘:), por kjo është e vetmja mënyrë për të treguar nëse njerëzit e kuptojnë apo jo mesazhin tuaj.
8. Adapto pitch tuaj me personin me të cilin po flisni
Në varësi të personit që ju keni përballë ndryshojnë edhe pikat në të cilën ju do t’ju duhet të zgjateni, dhe gjuha që duhet të përdorësh .. Si ushtrim provo të krijosh një për secilën nga kategoritë e njerëzve që mund t’i tregoni vizionin tuaj (konsumatorët, investitorët, partnerët, përdoruesit) . Çështja është gjithmonë e njëjtë, mos t ‘ju gjejnë asnjeherë të papërgatitur!
9. Struktura ideale për një pitch të një investitori:
Së pari flasim për problemin që do të zgjidhni me idenë tuaj dhe si do ta bëni atë. Vazhdoni me arsyen që ju dalloni veten nga konkurrentët e tjerë. Jepni një referencë të shkurtër për përvojat tuaja të mëparshme dhe ato të ekipit tuaj dhe mbylle me atë cfarë ju nevojitet për te nisur startup tuaj.
Si zakonisht nuk bëhet fjalë për një listë përfundimtare, përkundrazi mund të pasurohet me përvojat tuaja.