Dy sekretet e suksesit të Warren Buffett dhe Steven Spielberg
Në shtatë vitet e fundit, Alex Banayan ka studiuar suksesin me këmbëngulje. Ai ka kaluar mijëra orë duke studiuar qindra biografi dhe duke u takuar ballë për ballë me njerëzit nga të cilët priste me padurim për të mësuar. Banayan ka intervistuar Bill Gates, Lady Gaga, Steve Wozniak, Maya Angelou, Larry King, Jessica Alba dhe shumë të tjerë.
Ai filloi të studionte suksesin që kur ishte ende student universitar dhe kur nuk kishte asnjë mundësi të afrohej me heronjtë e tij. Pra, ai bëri atë që askush nuk do t’ju këshillonte të bënit ndoqi Larry King brënda një dyqani ushqimesh, është futur në mbledhjen e aksionarëve të Warren Buffett dhe është strukur në një banjo për të arritur tek Tim Ferriss. Në librin e ri Banayan, The Third Door: The Wild Quest to Uncover How the World’s Most Successful People Launched Their Careers, vihet në dukje se si fuqia e marrëdhënieve mund të çojë në arritjen e qëllimeve të karrierës
Këtu janë dy nga mësimet më të mira mbi marrëdhëniet që Banayan ka mësuar gjatë intervistave të tij me njerzit e famshëm:
Gjej insider tuaj
Steven Spielberg filloi karrierën e tij kur ishte rreth 19 vjeç. Sipas asaj që tregon Banayan, Spielberg hypi në një autobus turistik në Universal Studios të Hollywood, eci rreth e rrotull për një kohë të gjatë, pastaj u hodh poshtë tinëzisht dhe hyri në një banjo dhe më pas u zhduk pas një ndërtese. Ai shikonte autobusin ndërsa largohej, dhe më pas kaloi pjesën tjetër të ditës në hapësirat e universitetit. Duke u endur përreth, ai u has me një burrë me emrin Chuck Silvers i cili punonte për Universal TV. Ata folën për një kohë të gjatë. Kur Silvers zbuloi se Spielberg ishte një regjizor aspirues, ai i dha atij një leje tre-ditore.
Spielberg shkoi atje për tre ditët e ardhshme, dhe ditën e katërt u prezantua sërisht, këtë herë i veshur me një kostum dhe mbante në dorë çantën e babait të tij. Ai iu afrua portës, ngriti dorën në ajër dhe i tha: “Hej, Scotty”; roja thjesht bëri një shenjë përshëndetje.Për tre muajt e ardhshëm, Spielberg bëri të njëjtën gjë, mbërrinte në derë, përshëndeste me dorë dhe kalonte portën.
Kur ishte në parking, ai iu afrohej yjeve të Hollivudit dhe drejtuesve të studiove dhe u kërkonte atyre të hanin drekë me të. Spielberg hynte në skena dhe ulej në dhomat e montazhit, duke absorbuar në këtë mënyrë sa më shumë informacione të mundte. Ndonjëherë ai merrte me vete një ndërresë shtesë në çantën e tij, flinte gjatë natës në ndonjë zyrë, ndërrohej duke veshur rrobat e reja mëngjesin tjetër dhe kthehej përsëri në skenë.
Përfundimisht, Chuck Silvers u bë mentor i Spielbergut. Ai i këshilloi atij të mos vinte vërdallë kot dhe të kthehej kur ai do të kishte një kortometrazh të mirë për t’i treguar. Duke qënë se ai realizonte kortometrazhe që kur ishte vetëm 12 vjec, Spielberg filloi të shkruante një film prej njëzet e gjashtë minutash të quajtur Amblin ‘. Pas disa muajsh regjie dhe rraskapitjesh, ai më në fund ia tregoi atë Chuck Silvers. Ishte aq I bukur saqë kur Silvers e pa atë, sytë e tij ishin të mbushura me lot. Silvers kapi telefonin dhe i telefonojë Sid Sheinberg, nënkryetar i TV Universal. Pasi Sid Sheinberg pa kortometrazhin Amblin ‘, ai kërkoi të takonte menjëherë Spielberg . Spielberg nxitoi për t’u paraqitur në Universal ku Sheinberg menjëherë i ofroi atij një kontratë shtatëvjeçare. Kështu Steven Spielberg u bë regjizori më i ri në historinë e Hollivudit.
Tani, ajo çfarë Spielberg bëri ishte ndryshimi. Ai gjeti insider e tij: dikush brenda kompanisë qe i gatshëm të vinte në lojë reputacionin e tij për të. Nëse Chuck Silvers nuk do t’i kishte ofruar Spielberg lejen tre ditore, ose mos i kishte telefonuar nënkryetarit duke i kërkuar atij që të shihte filmin, Spielberg nuk do të kishte firmosur atë kontratën. “Sigurisht, Spielberg kishte një talent të jashtëzakonshëm, por e kanë gjithashtu edhe regjozor të tjerë aspirues. Ishte një arsye që ai e fitojë atë kontratë, kur shumë të tjerë nuk kanë mundur”, shpjegon Banayan.
Lexo edhe: Këshilla e T. Boone Pickens për të diplomuarit e vitit 2018
Mos keni paragjykime për të punuar falas
Kur Warren Buffett punonte si broker, ai vendosi të thellonte studimet e tij dhe të shkonte në business school. Aplikoi në Universitetin e Kolumbias, sepse ai e dinte se Benjamin Graham jepte mësim atje, legjenda e Wall Street i njohur si babai i value investing. Buffett hyri në Universitetin e Kolumbias, hyri në leksionin e Graham dhe përfundimisht Graham u bë mentor i tij. Kur Buffett ishte gati për t’u diplomuar, ai vendosi të mos pranojë një punë fikse shumë fitimprurës të bizneseve, si shumica e shokëve të tij, por në vend të saj vendosi të përpiqej për të punuar direkt për Graham. Buffett e pyeti Grahamin për një punë, por Graham iu përgjigj negativisht jo. Më pas Buffett iu ofrua për të punuar falas. Megjithatë, pvrgjigja e Graham vazhdonte të ishte jo.
Pra Buffett u kthye në Omaha duke bërë përsëri agjentin e bursës. Por ndërkohë vazhdonte t’i shkruante Graham-it letra, për t’i bërë një vizitë në Nju Jork, dhe për të përdorur të njëjtat fjalë të Buffett, pas dy viteve “torturash”, në fund Graham i ofrojë atij një punë. Buffett ishte i martuar dhe kishte një djalë në atë kohë, megjithatë ai mori avionin dhe shkojë në Nju Jork sa më shpejt që ishte e mundur për të filluar punën. Ai as nuk pyeti nëse kishte një rrogë apo jo. Punoi në një tavolinë jashtë zyrës së Grahamit, duke mësuar direkt prej tij. Dy vjet më vonë, kur Graham u tërhoq dhe mbylli biznesin e tij, Buffett u kthye në Omaha për të hapur fondin e tij. Dhe kur ish-klientët e Graham ishin duke kërkuar një vend të ri për të investuar paratë e tyre, Graham i dërgoi ata në Buffett.
Pati mundësi të kishte një punë të paguar mjaft mirë që kur ishte ende në shkollë dhe të fitonte shumë më tepër para në një kohë mjaft të shkurtër. Por, duke ofruar veten e tij për të punuar falas për Graham, ai përfitojë shumë më tepër në kohë afatgjatë. Në vend që të përpiqej të paguhej sa më shumë që të ishte e mundur në dollarë, Buffett zgjodhi të paguhej në mësime dhe në marrëdhënie.
Gjatë shtatë viteve të fundit, Banayan ka mësuar “se secili ka fuqinë për të bërë zgjedhje të vogla që mund të ndryshojnë jetën e tyre përgjithmonë. Kur Warren Buffett kërkojë për të punuar falas kjo ishte një zgjedhje. Kur Steven Spielberg zbriti nga autobusi turistik i Universal Studios në moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare për të xhiruar filmin dhe për të takuar regjizorët e filmave ishte një zgjedhje “. Banayan vazhdon: “Ju mund të zgjidhni të presni dhe të shpresoni që jeta t’ju jap atë që ju dëshironi, ose ju mund të zgjidhni tëhidheni, të krijoni lidhje strategjike dhe të filloni të punoni për të realizuar ëndrrat tuaja.”
Lexo edhe:Dreka me Warren Buffett këtë vit vlen 3.3 milion dollarë