Dubai takson the influencer: 3 mijë euro në vit për të vazhduar biznesin
Ata që punojnë në Facebook, Instagram ose Twitter, duhet të regjistrohen deri në qershor, përndryshe llogaria do t’u mbyllet
Licenca e Emiratit
Ata fitojnë para, marrin para dhe mallra në këmbim të punës së tyre dhe për këtë arsye ata duhet të taksohen. Në muajin mars, Dubai njoftoi se do të krijonte një licencë për influencuesit, një lloj licence me pagesë për t’ju lejuar të bëni atë që sot është bërë një vënd pune i vërtetë. Këta janë njerëz që postojnë video në YouTube, foto në Facebook ose Instagram, reklamojnë efektivisht restorantet, makinat, hotelet luksoze dhe produkte të të gjitha llojeve, nga kozmetika tek veshja dhe këtë e bëjnë përmes teknologjisë. Shkurtimisht, njerëzit e aftë për të ndikuar të tjerët, prandaj quhen edhe influencer, ndjekja e tyre që shpesh numëron miliona njerëz. Një punë që duket e lehtë, e bukur, i bie botës përqark, provojnë luksozen dhe shumë shpesh nuk paguajnë asgjë, ose, në rastin e influencer-ve më të njohur në këmbim të shumave të mëdha, madje edhe 500 euro për një postim në Instagram me një fotografi dhe një tekst të shkurtër. Dhe këtu flasim për ata më pak të famshëm. Sidoqoftë, kjo modë ka infektuar turma njerëzish dhe kështu Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur të vendosin rregull dhe të regjistrojnë ato si çdo kompani tjetër. (Në foto: @ hudabeauty, influencer i Dubai me 25 milionë ndjekës)
Inkurajimi i përmbajtjes së ekuilibruar
Influencer-at e emiratineve kanë kohë deri në qershor të regjistrohen pranë autoriteteve kompetente. Shuma për regjistrim nuk është e lirë: flasim për 15 mijë dirhemë, rreth tre mijë e 500 euro në vit, një shifër jo e vogël nëse mendoni se paga mesatare në emiratet është rreth 52 mijë dirhemë ose 12 mijë euro. Licenca e paraqitur nga National Media Council (Këshilli Kombëtar i Mediave) (Nmc) ka një qëllim të veçantë,atë për të inkurajuar “përmbajtje të balancuara dhe të përgjegjshme që respektojnë privatësinë e individit dhe mbrojnë publikun, sidomos fëmijët, nga materiali negativ apo i rrezikshëm”. Përkufizimi është aq preciz sa që nuk lë të shpëtojë askënd. Në fakt, ajo prek “çdo formë të promovimit ose të paraqitjes së ideve, mallrave ose shërbimeve, qoftë të paguar apo të papaguar dhe do të kryhet nëpërmjet mjeteve elektronike ose aplikacioneve online”. Nëse nuk paguani, Këshilli Kombëtar i Medias mbyll llogarinë dhe dënon pronarin me një mijë dirham, ose 230 euro (Në foton: @hrithikroshan, një nga llogaritë më të njohura në Emiratet e Bashkuara Arabe)
Sikur të jenë një revistë
Me pak fjalë, me këtë licencë, ndikuesit (influencer) bëhen revista reale dhe implikimet janë të shumta. Nga njëra anë, në fakt, kush tashmë ka një autoritet në rrjet, nuk do të ketë probleme të paguajnë një pjesë të vogël të të ardhurave të tyre për të vazhduar të bëjnë atë që ai ka bërë për vite. Megjithatë, realitetet e vogla do të bllokohen. Të paguash më shumë se tre mijë euro në vit për një darkë dhe një dhomë hoteli, disa pije dhe një trousse nuk ia vlen më. Duke u zhdukur nga radari realitetet e vogla, ndikuesit më të mëdhenjë do të bëhen edhe më të fuqishëm. Më pas është kontrolli: duke i regjistruar ato, autoritetet do të dinë se kush janë influencuesit. Le të mos harrojmë se Emiratet në vitin 2014 publikuan një dokument prej 122 faqesh plot me rregulla për përdorimin e Rrjetit në përgjithësi dhe rrjetet sociale në veçanti (Nusret Gökçe, i cili u bë një njeri i famshëm i emiratëve falë një video në të cilën tregonte se si të përgatisni një copë mishi)
Lexo edhe: S’keni memorie? Do të thotë që jeni me të vërtetë të zgjuar dhe smart