Dëshironte të bëhej një yll në Instagram, Lissette përfundon e zhytur në borxhe
Donte të bëhej star në Instagram, shpenzon gjithçka dhe përfundon në borxhe
Historia e Lissette Calveiro, e cila në pak më shumë se një vit ka grumbulluar borxhe për më shumë se 10 mijë dollarë për udhëtime, rroba dhe pajisje luksoze për t’u treguar follower
Ajo ka investuar të gjitha paratë e saj për t’u bërë një star në Instagram. Ka përfunduar me borxhe. Historitë se si të ndjekësh suksesin mund të shkatërrojë jetën. Lissette Calveiro është 26 vjeç, në vitin 2013 ajo u zhvendos nga Miami në New York. Dhe aty ajo e gjen veten në një botë të stilit “Sex and the City”.
Kshu Lissette filloi të postoj në Instagram fotot e brunch të saj me shokë, të rrobave të reja dhe të shtrenjta që blinte. “Doja të tregoja historinë e një gruaje të re në Nju Jork“. Mëkat që, vetëm për të kënaqur 12 mijë follower e saj dhe për të tentuar në rritjen e numrit, ajo vendosi të largohej nga periudha e praktikës që ndiqte, të gjente një punë me kohë të pjesshme part-time dhe të shpenzonte gjithçka që fitonte në udhëtime dhe veshjeve për t’u treguar followers-ve “jetën prej kopertine” .
Situata duhet të jetë paksa e papërshtatshme, pasi pas katërmbëdhjetë muajsh, Lissette u gjet e zhytur në borxhe: “Isha duke jetuar në një gënjeshtër“, thotë ajo sot. Çdo muaj i duhej të bënte një ndryshim të plotë të veshjeve, për të shmangur të shfaqjesha e veshur dy herë në të njëjtën mënyrë. Dhe përsëri, çdo muaj i duhej të blinte një artikull luksoz, një cantë apo një aksesor, për t’jua treguar follower-ve. Dhe pastaj udhëtimet, natyrisht, nga Las Vegas në Bahamas: një cdo muaj për një vit. Shumë keq sepse borxhet u rritën gjithnjë e më shumë. Dhjetë mijë dollarë në një kohë të shkurtër.
Lissette nuk I mbeti gjë tjetër vetëm për t’i thënë lamtumirë ëndrrës së saj për t’u bërë një yll në Instagram, ajo gjeti një shtëpi për te ndarë shpenzimet me dikë tjetër, ndalojë së postuari fotografi në instagram dhe filloi të kursente para. Këtë herë vetëm për të shlyer borxhet.
Lexo edhe: Sjelljet më absurde që janë të ndaluara në shumë vende të huaja