
Degjimi i muzikes te emocionon? cfare fshihet mbas tij
E demonstron një studim i kryer në Universitetin e Harvardit, i cili tregoi se strukturat cerebrale të atyre që përjetojnë dridhje gjatë dëgjimit të muzikës kanë karakteristika të veçanta.
Nese degjimi i muzikes ju ben mishin puprriza puprriza, truri juaj ka mundesi te kete karakteristika qe jane jashte normave. Kjo sipas studimeve te publikuara ne revisten Social Cognitive and Affective Neuroscience i Oxford Academic Press qe drejtohet nga Mathew Sachs, me bashkepunues te tjere te universtitetin e Harvard dhe ate te Wesleyan ne Connecticut.
Eshte bere nje prove
Studimi, I realizuar ne Harvard, ka perfshire nje grup prej 20 studenteve (te seleksionuar midis 200 kandidateve), gjysma kishte perjetuar te dridhura per shkak te efektit te muzikes, gjysma tjeter asgje. Ne perzgjedhjen te rinjte kane kaluar nje test qe synonte te analizonte reaksionet fiziologjokie te tyre ne momentin qe degjonin kenget e tyre te preferuara. Ne kete menyre, studiuesit ishin ne gjendje te vezhgonin se vetem gjysma e pjesemarresve kishin efektin sic e themi ne“me beri mishit kokrra-korra” edhe pse te gjithe ishin dashamires te muzikes.
Struktura e trurit
Vullnetaret ju nenshtruan skanimit te trurit. Keshtu doli se individet te cileve muzika I jep efektin “puprriza” kane strukture te vecante te trurit, ne menyre specifike, keto te fundit zakonisht kane nje numer me te madh lidhjesh nervore midis korteksit auditor dhe zonave qe perpunojne emocionet. Kjo do te thote se ne rastin e tyre korteksi auditor dhe zonat e perfshira me emocionin komunikojne me se miri.
Kujtimet e lidhura me kenget
Nga ana tjeter, grupi i cili jane kryer studimi eshte shume i vogel dhe vete Sachs ka pranuar se fenomeni ne fjale eshte mjaft i veshtire per t’u studiuar. Edhe pse shpesh njerzit kane “dridhje emocionuese” vetem me kenget qe kane lidhje me disa kujtime. Studiuesi po ben hetime te metejshme me qelimin te zbuloje procese specifike neurologjike qe te bejne kete efekt puprrizash ndersa degjojme nje muzike apo kenge.
Efekti I muzikes ne lidhje me depresionin
Studiuesi shpreson gjithashtu se studimet e tij mund te perdoren per te trajtuar semundjet mendore te depresionit. Kjo semundje, shpjegoj Sachs per Quarz, “ndalon ndjesine e kenaqesise per gjerat e perditshme”. Me nje terapist ju mund te perdorni muziken per te eksploruar emocionet.