Cover i smartphone? Së shpejti do të na servir dhe nje kafe
Cover i iPhone? Jo vetëm një mbrojtese celulari
Ata kthehen në cakmak, artopolantë për të dëgjuar muzikë, mbajtëse objektesh. Dhe gjithashtu bëjnë edhe një kafe
Shpikje të dobishme dhe zbavitëse
Sa herë ndryshoni një mbrojtëse smartphone? Ka nga ata që zgjedhin një sapo blejnë një smartphon dhe ndoshta mbajnë atë për vite me rradhë. Dhe ka nga ata që kanë shpikur një mënyrë inteligjente për të përfituar nga mbrojtësja plastike rezistente e iPhone, në mënyrë që ta ndryshoni atë sa herë që ju dëshironi dhe ju nevojitet dicka. Në fakt, në disa centimetra mund të fshehen shumë surpriza. Një mini sobë elektrike, për shembull, ose një hapëse shishesh për kur jemi larg shtëpisë dhe duam të pimë diçka në shoqëri. Një mbajtës objektesh me një limë të vogël apo gërshërë? Ekziston edhe kjo në një mbrojtëse. Ose, përsëri, një speaker për të dëgjuar muzikë si në shtëpi ashtu edhe kur udhëtojmë. Idetë, pak a shumë origjinale, janë shumë, me çmime të ndryshme për të gjitha buxhetet dhe të gjitha nevojat.
Cover cakmak
Kushton më pak se 20 dollarë, cover i SparkSlide për iPhone kthehet në një çakmak dhe një hapëse shishesh nëse ju nevojitet një e tillë. Si ndodh kjo? Falë dy ndarjeve të vogla në mbrojtësen e celularit. Në të parën është një çakmak, i cili arrin temperaturën më të lartë të lejuar sipas rregullave amerikane të sigurisë (rreth 400 gradë). Në pjesën e dytë fsheh një hapse shishe për çdo nevojë.
Cover që bën gjithcka
Kjo mbrojtëse është një must për ata që e duan “bëj cdo gjë”. Në kapakun IN1 janë vendosur 11 mjete të vogla për të rregulluar, prerë, dhe sistemuar. Ndërmjet gërshërëve dhe kaçavidave, nuk do të jetë më e nevojshme që të kesh thikën shumëvjeçare zvicerane, sepse ne do të kemi gjithçka që na nevojitet brenda smartphone-it tonë. Kushton $ 29.95 dhe struktura e mbulimit është e disponueshme në materiale dhe ngjyra të ndryshme.
Lexo edhe: Dëshironte të bëhej një yll në Instagram, Lissette përfundon e zhytur në borxhe
Cover Deejay
Një mbrojtëse celulari për çdo shije. Për dashamirët e muzikës është Tera ground sound, e cila prodhon pajisje për ata që punojnë në fushën e muzikës. Dhe ndoshta ai dëshiron ta dëgjojë atë me të njëjtën cilësi si një artopolant. Mbrojtësja Tera siguron një volum deri në 12 decibel më shumë se ai i lejuar nga iPhone, përveç organizimit të kufjeve për dëgjim optimal. Kushton $ 9.99, por është në disponibël vetëm për iphone 5 dhe 5S.
Cover që është edhe eReader
Edhe për ata të cilëve u pëlqen lexuesimi ekzisotn cover-i i veçantë. Është ajo e Oksis InkCase që ju lejon të lexoni faqet e librit të preferuar jo në ekranin e iPhone, por në anën e pasme. Kështu që hapësira për lexim është më e gjerë. Mbulesa është në përputhje me iPhone 6 dhe 8. Duke filluar nga 77 euro.
Cover për ata që duan fotografinë
Selfies janë obsesioni juaj? Me këtë cover drita do të jetë gjithmonë i përsosur si në shkrepjet fotografike që bëjnë motrat Kardashian. Në fakt, Lumee ka një dritë të pasme dhe një dritë të përparme që mund të përdoret për të bërë një shkrepje fotografie të përsosur. E vetmja pengesë: bateria mban vetëm disa orë nëse përdorim të dy dritat, prandaj kujdesuni që të keni një karikues baterie të dobishëm. Është në shitje duke filluar nga 49,95 dollarë.
Cover me tastierën Qwerty
Shkolla e vjetër nuk del kurrë nga moda. As edhe në smartfonë. Në fakt, me cover-in e BoxWave ne mund të kemi një tastierë Qwerty që del nga mbrapa e telefonit. Për ata që duan të shkruajnë të qetë pa pasur nevojë të shkruajnë nga ekrani. Sigurisht, peshon pak më shumë. Kosto nga 79, 99 dollarë.
Cover karikim baterie
A jeni gjithmonë duke kërkuar një karikues ose të ketë më shumë memorie në telefonin tuaj smartphone? Mophie është e përkryer për ju. Sepse në një cover keni një karikues celulari për t’ju lejuar të rrisni storage e pajisjes suaj. Nëse jeni të gatshëm të shpenzoni aq sa të blinit një telefon tjetër. Kushton pothuajse 100 dollarë versioni bazë, dhe pastaj shkoni për modelet më të fundit të iPhone.
Cover selfie stick
Ndryshe nga ajo që mund të duket nga emri i saj, Indigi ultra selfie stick është me të vërtetë një cover. Por jo vetëm, në fakt, nëse është e nevojshme, gjithashtu shndërrohet në një selfie stick për të bërë selfie. Ai lidhet nëpërmjet Bluetooth në smartphone dhe kushton vetëm 29.99 dollarë.
Lexo edhe: Coca-Cola lançon pijen e parë alkolike
Cover që bën kafe
Dëshironi një ekspres? Me Mokase ne mund ta pijmë një të tillë kur dhe ku e duam. Mbrojtësja në fakt arrin të përgatisë një kafe të shkëlqyer në pak sekonda, gjithka në siguri të plotë falë izolimit që ajo është pajisur në të. Ju mund të zgjidhni shije të ndryshme të kafesë, pastaj thjesht futni një kapsulë në kapak dhe nisni bërjen e kafesë nëpërmjet aplikacionit. Presim pak sekonda dhe mund të shijojmë kafenë. Duke filluar nga 69.99 euro, do të jetë në dispozicion nga qershori 2018.
Cover sobë portative
E përkryer për ata që kanë ftohtë, mbulesa Embercase arrin të bëhet një ngrohës i vogël portativ. Por kjo nuk është e rrezikshme, në fakt falë teknologjisë së fibrave Airgel mbron pajisjen nga mbinxehja e mundshme. Dhe gjithmonë mund t’i mbajmë duart tona të ngrohta. Duke filluar nga 90 dollarë.