Content Curation; 10 Tool qe ju vijne ne ndihme per ke merret me marketing
Si te besh Content Curation? Besoj se keto keto 10 Tool do t’ju ndihmojne. Problemi me i madh per ke merret me Marketing eshte momenti per te bere Content Curation. Teknologjia na vjen ne ndihme me disa tool, jane mjete te vecanta dhe mjaft te vlefshme.
Sot për çdo kompani është thelbësore që të bëhet content curation dhe si rrjedhim të dime se si të krijojme nga e para ose të shpërndajme përmbajtje të freskëta dhe origjinale, të cilat stimulojnë vizitorin të reflektojë, të ndajë, të komentojë dhe mbi të gjitha të ri-kthehet në faqen tonë të internetit. Sipas një studimi të kohëve të fundit drejtuar nga content marketing trends, 53% e atyre që merren me marketing nuk kanë burime për të investuar në kërkimin e përmbajtjeve të reja, si në aspektin e kohës ashtu dhe të buxhetit.
Sfidat e content curation sot
Ndër sfidat kryesore me të cilat haset Content Marketingu është mungesa e mbështetjes nga ana e nje menaxheri, aftësitë e dobëta të punonjësve dhe mungesa e mjeteve që matin efektivitetin e tyre. Edhe gjeja më serioze është se 40% i të intervistuarve flasin për limite te buxhetit dhe 42% mungesa e një strategjie efektive të Content Marketing. Megjithatë, nëse kompania juaj nuk ka burime për të shpërndarë nje publikim ne dite, qe te jete bashkepunuese me follower, përgjigja është që duhet të investoni në një aktivitet te content curation. Content curation është arti i shkëmbimit të përmbajtjeve të pranishme në internet për të krijuar angazhim në faqen tënde ose në kanalet tuaja te rrjeteve sociale dhe nëse jeni të sigurtë se nese doni te zhbironi te kerkoni ne mijëra përmbajtje qe gjenden ne internet, kërkon kohë, por rezultati është i siguruar.
Lexo : Cfare eshte Sonic Branding? pse eshte i dobishem per brand-in tuaj
Fatmirësisht, teknologjia vjen në ndihmë atyre që merren me content curation, me tool dhe aplikacione te cilat ndihmojne per te identifikuar artikuj te dobishem te cilat kane publikuar neper blogje, ne kanalet sociale por edhe ne video apo burime te tjera qe gjejme ne internet. Pra, le të shohim se cilat janë keto tool për të zvogëluar ne pak minuta – në vend të orëve të gjata-aktivitetin e Content Curation.
10 TOOL MË TË MIRA PER TE BERE CONTENT CURATION
- Kapost: lejon të strukturosh aktivitetin e Content curation nga faza e përkufizimit në shpërndarjen dhe analizën e përmbajtjes se publikimeve, si për shembull kompania Lenovo. Rezultatet? 50% te kohes se shpenzuar në aktivitetin e content curation dhe xhiro u rrit ne 58%.
- Feedly: behet fjale per një RSS Reader që ju lejon të identifikoni dhe katalogoni përmbajtjet sipas sektorit të aktivitetit dhe temës, duke i dhënë jetë faqes ne te cilen mund të shihni shume shpejt atë që është publikuar në faqet e tjera dhe cilat janë përmbajtjet më të kerkuara.
- Triber: ju lejon të lidheni me ekspertë të sektorit dhe të shpërndani përmbajtjen/artikujt e tyre ne audiencën tonë në sajë të një aplikacioni. Gjithashtu është e mundur të identifikohen trending topics për disa kategori te vecanta dhe të gjejnë frymëzim për prodhimin e përmbajtjeve.
- Snip.ly: nëse problemi i atyre që merren me marketing është se me content curation zhduket emri i tyre, këtu me Snip.ly vizitori do të lexojë te deshiruaren call to action për çdo përmbajtje të zbuluar të tjerëve.
- TIN T: krijimi i një sasi të konsiderueshme të përmbajtjeve/artikujve është e vështirë për çdo ekspert marketingu dhe mbajtja e njoftimeve gjithashtu. TIN T ju ndihmon të shihni rrjedhën e aktivitetit tuaj të content curation nga nje ekran i vogel.
- Scoop.it: sot përdoret nga më shumë se 2.5 milion menaxherë te marketingut për të kërkuar përmbajtje fjalësh dhe për të ndarë përmbajtjen drejtpërdrejt në mediat sociale ose për ta futur atë në një faqe interneti. Në Scoop.it jo vetëm që do të zbuloni përmbajtje të re, por gjithashtu do të jeni në gjendje të shihni statistika të sakta se si po ecen po performon kjo përmbajtje/artikull në internet.
- Storify: përmbajtja vizuale është tepër e rëndësishme sot dhe deri në 37% qe merret me marketing aprovojne se është një formë e dytë dhe se funklsionon vetem vetëm në blog. Megjithatë, gjetja e kohës, burimeve dhe buxhetit për të krijuar përmbajtje grafike është një problem: këtu është se si me Storify ju mund të krijoni storyboards tërheqëse për fushatat tuaja të marketingut.
- BuzzSumo: behet fjale per nje tool për te qene gjithmone te azhornuar md trending topics të një kompanie të caktuar dhe për të gjetur se cilat janë përmbajtjet më të mira të botuara në javën, muajt ose vitin e fundit.
- Curata: përmes termave të kërkimit të veçanta, ky mjet tregon artikujt dhe përmbajtjet më të njohura dhe relevante në një periudhë të caktuar kohore. Krahas aftësisë për të kataloguar dhe shfaqur përmbajtjen, Curata ju lejon të shkruani shënime dhe t’i ndani ato me vetëm një klik në kanalet e tyre të mediave sociale.
- Quora: behet fjale per nje faqe interneti me pyetje dhe përgjigje që ndihmon marketers të gjejne pyetje plus post te nje klientele te caktuar mbi nje argument te caktuar. Kjo është faqja e dytë më e madhe e referimit në SHBA për shumicën e kompanive dhe çon trafik përdoruesish te interesuar dhe të përfshirë në këtë temë.