Coca-Cola lançon pijen e parë alkolike
Nuk ka ndodhur kurrë më parë në 130 vjet të historisë
Produkti i ri do të dalë në Japoni. Është një pije që përmban alkool të distiluar Sochu të përzier me ujë të aromatizuar
Në botë është emblema e pijeve joalkoolike. 130 vjet historia dhe pozicioni i saj si një leader botëror e bëjnë atë markën më të njohur dhe të rinjohur. Por edhe Coca-Cola duhet të rinovohet nëse dëshiron të mbijetojë. Për këtë arsye vendosi të lançojë produktin e saj të parë alkoolik. Dhe do ta bëjë këtë në Japoni, vëndi ku është e mundur të gjesh një gamë të produkteve Coca-Cola shumë më të ndryshme se në Evropë.
«Produkti i ri do t’i përkasë kategorisë së Chu-Hi – njofton Jorge Garduño, president i Coca-Cola-s në Japoni – Tradicionalisht kjo pije përmban një sasi të caktuar të alkoolit të distiluar nga Sochu dhe me ujë të gazuar, plus disa aroma. Nuk kemi trajtuar kurrë kategorinë e alkoolit, por ky është një shembull se si vazhdojmë të eksplorojmë mundësitë që na jepen jashtë zonave tona kryesore “.
Ka mundësi që eksperimenti të mbetet i kufizuar në Japoni, duke pasur parasysh karakteristikat e tregut japonez ku këto produkte janë më të njohurat, por do të jetë e vështirë të përhapet në tregje të tjera. Në Japoni, Coca-Cola kishte nisur tashmë produkte inovative. Për shembull, në raftet e supermarketeve në Tokio mund të gjesh një pije Coca-Cola me çaj jeshil Ayataka.
Në Shqipëri ne jemi mësuar të shohim Coca-Cola si një produkt unik, me pak ndryshime (vetëm vitet e fundit kanë ardhur Coca Light dhe Coca Zero). Shija, megjithatë, është shumë e ngjashme me atë tradicionale. Është një zgjedhje e kompanisë mëmë që ndoshta e di sa e vështirë është të futen produkte të ndryshme në tregun tonë. Në vëndet e tjera të botës, megjithatë, nuk është kështu dhe në vitet e fundit Coca-Cola ka lançuar produkte të ndryshme.
Për shembull, në Meksikë, Zelandë të Re dhe Japoni, nga viti 2005 mund të gjeni Coca-Cola Citra e bërë me limon dhe lime. Një version vetëm me Lime shpërndahet vetëm në Amerikën e Veriut.
Coca-Cola Lemon, e lançuar si një konkurrent i Pepsi Twist, nuk është trehtuar kurrë në Shqipëri .
Në Argjentinë gjejmë një version “bio” të pijeve: Coca-Cola Life ku stevia ëmbëlsues dolcifikant është preferuar në vënd të sheqerit të bardhë.
Nëse ju pëlqen kafeja, në vend të kësaj, në Francë dhe në Evropën Qendrore, ju mund të gjeni Blank Coca-Cola.
Ndoshta shumë e ëmbël për shijet tona, Cherry Cherry Coca-Cola mund të gjendet në mbarë botën që nga viti 1985, por jo në Shqipëri.
Në SHBA, Zvicër, Britaninë e Madhe, Kanada, Kinë, Meksikë, Francë, Rusi, Gjermani, Afrikë të Jugut, Ukrainë dhe Australi është e mundur për të gjetur një Coca-Cola me shije vanilje.
La Jats! Tac Cola, i shpërndarë vetëm në Japoni, është një produkt krejtësisht kureshtar që vështirë se do të lërë kufijtë e Sol Levante: është një Coca-Cola e aromatizuar me hudhër.
Lexo edhe: Lacoste, krokodili jep dorëheqjen si protagonisti kryesor