Cmimi i larte, ekrani shume i vogel. Shitjet Apple ne krize
Tregjet e aksioneve në rënie, emri i Apple eshte ne ankth. Faji i smartphone-it më të fundit të Apple, i cili nuk ka lene përshtypje te mire konsumatorëve evropianë dhe kinezë. Pikat e forta dhe dobësitë te pajisjes.
Mbas pak orësh, më 1 shkurt, Apple do të njoftojë tremujorshin më të pasur qe ka pasur ndonjëherë. Vlerësimi i Morgan Stanley është se të ardhurat – nga shtatori deri në dhjetor 2017 – kanë arritur në 92 miliardë dollarë (me një fitim neto prej 21 miliardë). Megjithatë, viti i ri, 2018, filloi me re dhe stuhi për shkak të vështirësive të papritura ne lidhje me krijesen e fundit të Apple: iPhone X.
Perpara eshte Bursa e New York-ut , pastaj ajo e Tokios qe marrin goditjen pas thashethemeve për një shkurtim drastik të prodhimit të iPhone X, i cili do të krijoje vetëm 20 milionë kopje (në mes janarit dhe marsit të këtij viti) nga 40 milionë qe priteshin. Dhe madje edhe emri i Apple eshte duke vuajtur.
Çfarë ka qe nuk funksionon tek iPhone X?
Shumë e shtrenjtë. Dhuratat e Krishtlindjeve dhe pasioni i tifozëve të Apple nxitën shitjet midis nëntorit dhe dhjetorit 2017, duke krijuar edhe rradhë nëper dyqane. 29 milionë iPhone kane dal ne shitje ne bote. Por tani forca lëvizëse është shteruar, kjo edhe për shkak të çmimit të pajisjes së re, ka ngrirë shumë blerës të mundshëm evropianë. IPhone X, kushton nga një minimum prej 1189 euro, me 64 gigabajt kapacitet, me një maksimum prej 1359 euro, me 256.
Hakmarrja Samsung. Çmimi i larte është gjithashtu për shkak të ekranit me teknologjinë Oled që Apple prezanton për herë të parë.
Ekrani ka karakteristika të përsosmërisë, siç janë:
– 98 për qind besnikëri kromatike ndaj ngjyrave;
– një kontrast prej 13 120: 1;
– një shkëlqim prej 764 Cd / m2.
Por e gjithë kjo sigurisht nuk ofrohet falas. Sipas portalit kinez ICHunt, çdo ekran i vetem Oled I kushton Apple $ 80. Me gëzim të madh të konkurrentit Samsung, i cili i furnizon ekranet. Në 2018, Apple do të propozojë një iPhone të ri me ekran LCD. Pajisja, pra, do të jetë më pak e evoluar, por gjithashtu më pak e shtrenjtë. Çmimi? Mes 700 dhe 800 euro.
Shpenzimet aksesoreve. Shpenzimi mbi 1000 euro për iPhone X mund mos të jenë të mjaftueshme. Smartphone – si iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus – ka një funksion të shpejtë të karikimit. Megjithatë, paketa e iPhone X përfshin vetëm një karikues modest 5 vat. Për të karikuar iPhone X me shpejtësi të plotë, do të duhet të shpenzoni 59 euro shtesë për një karikues origjinal të Apple (nje Usb prej 29 Watt). Pastaj ka edhe garancine. Çdokush që dëshiron të mbrojë veten nga prishjet ose dëmtimet aksidentale, duhet të vendosë në llogari një pagesë shtese prej 229 € për dy vjet garanci AppleCare +.
Kinezet Dyshues . Nëse evropianët dekurajohen nga çmimi, kinezët do të kenë rezerva për madhësinë e ekranit që është 83.1 centimetra katrorë në iPhone X (krahasuar me 85 nga Samsung Galaxy 8, konkurrenti i saj i drejtpërdrejtë). Konsumatori kinez gjithashtu sheh baterinë e smartphone. IPhone X ka Brenda baterine më të fuqishëm se ndonjëherë, nga 2716 mAh (e shpërndarë në dy qeliza). Por bateria është 10.35vat ora (Wh) kundrejt 12.71 të Galaxy Note8. Dhe në përgjithësi ndëshkohet nga një konsum i rëndësishëm i energjisë, sidomos nëse ekrani vazhdon te punoje për një kohë të gjatë.