Çmenduri, guxim, planifikim: kjo është mënyra se si të arrish suksesin
Dhjetë këshilla nga themeluesja e Endeavour Linda Rottenberg për t’u bërë një sipërmarrës i mirë. Nga libri i saj i sapo dalë, «Crazy is a compliment»
Jini pak të çmendur
“Crazy is a compliment”: E vetmja mënyrë për të bërë dallimin – shpjegon Linda – është një kombinim i shëndoshë i çmendurisë dhe racionalitetit: duhet të jeni pak i çmendur të imagjinoni se çfarë të tjerët nuk shohin, mendoni një ide të pazakontë dhe çojeni atë përpara. Bota ka nevojë për njerëz që kanë ëndrra të pamundura: ata që e kanë provuar dhe kaluar pengesat na kanë treguar se të gjithë mund ta provojnë. Në përvojën time, pothuajse të gjithë sipërmarrësit herët a vonë janë akuzuar se s’janë normal.
Rrezikoni
I vetmi person që mund t’ju japë leje për të rrezikuar ai jeni ju. Dhe për të realizuar një “ëndërr të pamundur” ne duhet të marrim rreziqe.
Përballë demonët
Ballafaqohuni me demonët tuaj dhe pranoni sfidat: mos shikoni të tjerët për të legjitimuar ëndrrat tuaja, shikoni veten.
Planifikoni … por jo shumë
Në një pikë të caktuar vjen koha për të bërë dicka, për të provuar, madje edhe duke rrezikuar dështimin. Nuk do të vijë kurrë dita kur ju të jeni gati.
Mos luani hapa-dollapa
Deri në cilën pikë të ikim? Një thënie popullore thotë pak a shumë kështu: shkoni deri në fund. Shisni kolleksionet tuaja. Hipotekoni shtëpinë. Shtrydheni kartën e kreditit. Luani kursimet tuaja. Por mos luani hapa-dollapa. Mos e bëni. Një sipërmarrës nuk duhet të jetë kurrë një person i pandërgjegjshëm i cili luan gjithçka.
Shkoni hap pas hapi
Megjithatë, një dozë e caktuar rreziku është e nevojshme për të arritur suksesin. Strategjia më e zgjuar është që të bëni hapa gradualë, të merrni feedback dhe të përshtateni sipas rrethanave. Ries e quan atë cikli i feedback “creation-measurement-learning”krijim, matje-mesim. Është e njëjta arsye pse nuk duhet të çmendesh pas një plani biznesi: shpejt do të jeni shumë më përpara se prototipi. Si konfermon edhe Reid Hoffman, bashkë-themelues i LinkedIn dhe anëtar i bordit të Endeavour: «Nëse produkti juaj i parë nuk ju vë në siklet, keni pritur shumë kohë».
Ndërtoni identitetin tuaj të sipërmarrësit
Ashtu sikurse nuk ekziston një mënyrë e vetme për t’u bërë sipërmarrës, po ashtu nuk ekziston vetëm një personalitet sipërmarrësi. Ekzistojnë shumë rrugë dhe shumë personalitete, secila me pikat e forta dhe të dobëta të vetat. Pra, në vend që të shikoni jashtë, zgjidhni një hero për të emuluar dhe pastaj punoni fort për t’ ngjarë … shikoni brenda vetes. Mundohuni të kuptoni se çfarë është më e mira për ju (dhe çfarë është e gabuar) dhe pastaj jepuni vlerë aftësive tuaja. Hapi i parë për t’u bërë i madh është të njohësh veten.
Ndani detyrat
Të bëhesh i madh nuk do të thotë të jesh i shpejtë. T’I mbijetosh pengesave që na vënë në provë gjatë fazës së rritjes shpeshherë kërkon një ngadalësim. Sic thoshte Henry Ford, “Asgjë nuk është shumë e vështirë nëse e ndani atë në detyra të vogla”. Herën tjetër kur një pjesë e ëndrrës suaj rrëzohet në tokë, merrni frymë, riformojeni, vihuni punës. Dhe mendoni se është momenti juaj «Model T».
Ndërtoni rrethin tuaj
Ndërtoni një rreth mentorësh. Si ¡Kjo është si proverbi i vjetër Tao: «Kur nxënësi është gati, atëherë shfaqet mësuesi». A doni të gjeni mentorin e duhur? Bëni hapin e parë. Tregojuni atyre që ju rrethon çfarë ju nevojitet. Hapni derën dhe mentorët do të hyjnë, dhe kur të jetë koha ju do të ecni vetë..
Kthehu në shtëpi
Sapo të zhvilloheni, lërini vend punëtorëve tuaj, kujtojuni atyre se kanë një jetë, bëni edhe ju të njëjtën gjë dhe veproni si shembull. Mos harro dhe kthehu në shtëpi J