Çfarë mund të bëni me 100 euro për të shpenzuar në Facebook Ads
Si të arrijmë objektivat tona kur paratë në dispozicion për Facebook Ads janë të pakta
Jo gjithmonë kemi në dispozicion një buxhet të mjaftueshëm për të shpenzuar në reklamat në Facebook. Shpesh aktivitetet lokale nuk kanë shuma të mëdha parash për të investuar në fushatat e mediave sociale, ndodh që kompanitë edhe më të strukturuara nuk e kuptojnë se epoka e Facebook dhe mediave të tjera sociale si mjete plotësisht falas, s’ekziston më: ato janë kthyer në paid media në të gjitha aspektet !
Çfarë mund të bëjmë me vetëm 100 euro në muaj për të investuar në Facebook Ads? Ne duhet të tregohemi shumë të zot në optimizimin e këtyre buxheteve të vogla, duke shfrytëzuar të gjitha taktikat tona për të arritur rezultate të vogla por të kënaqshme.
Është e lehtë të krijosh numra me investime të mëdha, por me vetëm 100 euro cfarë mund të bëjmë?
Le të shohim së bashku se si mund të shtrydhim në mënyrën më të mirë buxhetin tonë të vogël.
Shfrytëzoni përmbajtjet që kanë pasur një performancë të mirë në faqen tuaj
Kur keni vetëm 100 euro në dispozicion për reklamat tuaja në Facebook, krijimi i një reklame të re mund t’ju kushtojë shumë nga aspekti i burimeve.
Në këtë pikë, një këshillë e mirë është të mbash të monitoruar postimet tuaja brenda 24 orëve pas botimit. Konsideroni përmbajtjet që ka arritur tashmë rezultate të mira në mënyrë organike: kjo do të thotë se ato janë interesante për audiencën tuaj të mundshme. Ndoshta, nëse ato do të sponsorizohen, do të jenë në gjendje të krijojnë më shumë interes mes përdoruesve tuaj dhe kjo sjell ndërveprime dhe engagment.
Pasi të keni zgjedhur postimet tuaja më të mira, alokoni një pjesë të buxhetit tuaj dhe i ktheni ato në reklama!
Mos harroni, është më mirë të mos përdorni butonin ‘Evidenco’ drejtpërdrejt nën postin, por filloni me panelin e menaxhimit të reklamave dhe zgjidhni qëllimin ‘ndërveprim’. Ju do të keni më shumë mundësi për të personalizuar reklamën dhe ta optimizoni atë më mirë.
Personalizoni auditorin tuaj të synuar për reklama në Facebook
Kur keni buxhet të vogël në dispozicion, është thelbësore që të keni të qartë se cili është qëllimi juaj dhe pastaj të përpiqeni të arrini audiencë që ju intereson. Për këtë arsye është shumë e dobishme të vazhdohet duke përdorur të ashtuquajturat audienca të personalizuara.
Para së gjithash duhet të keni instaluar Pixel e Facebook-ut në faqen tuaj të web-it, ku mund të nxjerrni përdoruesit që e kanë vizituar atë dhe që do të thotë se janë potencialisht të interesuar për markën dhe produktin tuaj, ju gjithashtu mund të krijoni audienca bazuar në përdorues të cilët kanë bërë aksione të veçanta në faqen tuaj.
Së dyti, ju mund të krijoni audienca të ngjashme, bazuar në karakteristikat që kanë përdoruesit të cilët janë pjesë e audiencës suaj të krijuar: të ashtuquajturat lookalike audience.
Përcaktoni mirë qëllimet tuaja
Ne duhet të jemi të qartë menjëherë në objektivat që duam të arrijmë dhe mbi të gjitha në metrics për t’i matur ato. Kjo është gjithnjë themelore, por kur paratë në dispozicion janë pak, do të thotë se ju duhet t’i shtrydhni në maksimum, vendosja e metrikave matëse të qarta do t’ju ndihmojë shumë për t’ju treguar arritjen e rezultateve.
Për shembull, nëse qëllimi juaj është rritja e ndërveprimit dhe angazhimit të përdoruesit, do të matni:
- Reach
- Ndërveprimet: komentet, shpërndarjet, likes
Nëse në vend të kësaj, qëllimi juaj është të krijoni kontakte, do të matni:
- Impression e marra
- Formatet e kompiluara dhe kontaktet e marra
- Hapjet e bisedave për informacion
Jini të saktë, në mënyrë që të keni një pasqyrë të qartë të investimeve tuaja dhe rezultatet e fituara!
Monitoroni performancat dhe optimizojini
Jemi në fazën përfundimtare, pasi të keni vepruar si duhet duke vënë rekomandimet tona në praktikë, ju duhet të monitoroni vazhdimisht progresin e investimeve tuaja në Facebook Ads dhe interpretoni të dhënat. Kjo do t’ju ndihmojë të zgjedhni reklamën tuaj të ardhshme dhe të shpërndani buxhetin tuaj.
Sidomos kur menaxhon një sasi të vogël parash, kjo fazë është vendimtare, sepse një ndryshim i vogël mund të bëjë vërtetë ndryshimin mbi zhvillimin e performancës.