Çfarë është Grow, revista e parë e Facebook
Një nga temat më të diskutuara kohët e fundit ka të bëjë me rolin e Facebook në skenën ndërkombëtare. Sumë është diskutuar nga ana politike – është diskutuar gjerësisht mbi ndërhyrjet e zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së – ashtu edhe në atë mediatike: “Po në qoftë se Facebook do të bëhej një revistë ? “, këtë pyetje e bëjnë gjithmonë analistët dhe punonjësit e sektorit. Në fakt ka ndodhur diçka shumë e ngjashme: kompania e Mark Zuckerberg ka prezantuar Grow, një projekt i realizuar nga një iniciativë botuese dhe një program marketingu i rezervuar për një audiencë të kufizuar dhe ekskluzive të business leader.
Vetë Facebook, duke shpjeguar se çfarë do të jetë Grow – e cila do të përfshijë gjithashtu edhe një revistë tremujore të shtypur për një audiencë njerëzish të biznesit, dhe një ngjarje vjetore – thekson se “përmes ngjarjeve dhe përmbajtjeve multi-platformë, [Grow dëshiron] të rrisë bizneset , rnetwork dhe prespektivat, duke përqendruar vëmendjen në kompani dhe trendet që po sfidojnë status quo-n “. Grow do të ketë së shpejti edhe faqen e tij në internet, dhe do të përdorë “një përzierje të mediave digjitale, duke përfshirë Facebook, Instagram dhe LinkedIn” për të kryer detyrën e tij.
Menlo Park shmang përdorimin e fjalëve të tilla si “magazine” për të përshkruar aventurën e tij të re, por Grow do të përhapet në një përzgjedhje lounge të aeroporteve dhe hekurudhor, me qëllimin e deklaruar të përfshijë business community në përpjekjet e saj të marketingut, dhe në muajt e ardhshëm do të zbulojë një podcast në partneritet me Vanity Fair. Për qëllimin dhe fushëveprimin, e Grow nuk mund me siguri të konsiderohet si një “revistë” tradicionale – vetë Facebook tashmë ka deklaruar se nuk do të shesin reklamat, dhe qëllimi i vetëm është “komunikimet e marketingut”: kompania nuk është i pari që krijon magazine e tij – por është gjithmonë një hap i parë drejt një drejtimi shumë të debatuar dhe të frikësuar.