Çfarë bëjnë në fundjavë njerëzit e suksesshëm
Në vitin 2015, një studim i Universitetit të Stanfordit tregoi se produktiviteti i punës bie papritur pasi tejkalohen 50 orë punë në javë, ndërsa mbas 55 orësh produktiviteti bie totalisht. Rezultati është se ata që vënë në dispozicion të punës deri në 70 orë në javë arrijnë të njëjta rezultate si ata që përdorin vetëm 55. Orët shtesë janë fjalë për fjalë: të humbura.
Njerëzit e suksesshëm e dinë rëndësinë, ata përdorin fundjavën për të filluar një javë më të mirë. Travis Bradberry ka identifikuar 10 gjëra që njerëzit e suksesshëm bëjnë gjatë fundjavës për të ndihmuar në balancimin e aktiviteteve të tyre të përditshme dhe të rikthehen të hënën me 100% të potencialit të tyre.
Ata gjithmonë ngrihen në të njëjtën orë
Humbja e rregullsisë së zgjimit prish ritmin fiziologjik. Të flesh më shumë se orari që jeni mësuar ju bënë më pak produktivë të hënën, sepse mendja juaj nuk është gati të zgjohet në të njëjtën kohë. Nëse keni nevojë për më shumë gjumë, shkoni në shtrat më parë.
Ata u dedikojnë mëngjesin vetëvetes
Mund të jetë e vështirë të gjesh kohë për veten gjatë fundjavës, veçanërisht për ata që kanë një familje. Gjetja e një mënyre për të bërë diçka që ju pëlqen në mëngjes mund t’ju ndihmojë shumë përsa i përket lumturisë dhe qartësisë së mendjes. Truri arrin kulmin e performancës mbas dy deri katër orë pasi jemi zgjuar, kështu që zgjohuni herët për të bërë aktivitet fizik dhe pastaj uluni për ta përdorur mendjen kur është në kulmin e saj.
Ata planifikojnë aventura të vogla
Provoni diçka që ju nuk keni bërë kurrë më parë, ose ndoshta përkushtojuni diçkaje që nuk keni bërë për një kohë të gjatë. Studimet akademike tregojnë se pritja për diçka të këndshme e bën punën më të këndshme. Nëse dini se keni planifikuar diçka interesante për të shtunën dhe jeni duke e pritur me padurim atë kjo gjë do të përmirësojë ndjeshëm gjendjen tuaj shpirtërore gjatë javës.
Ata kultivojnë një pasion
Të futesh dhe përjetosh pasionet tuaja është një mënyrë e shkëlqyer për t’i shpëtuar stresit dhe për të hapur mendjen drejt mënyrave të reja të menduarit. Dëgjimi i muzikës, leximi, madje edhe të luash me fëmijët tuaj mund të ndihmojë në nxitjen e mendimit lateral.
Ata shkëputen nga bota
Ky është komponenti më i rëndësishëm i gjithë listës, sepse nëse nuk gjen mënyrën për t’u shkëputur nga e premtja në mbrëmje deri të hënën në mëngjes, atëherë nuk do të keni lënë kurrë punën. Duke qënë disponibël në punë 24 orë në javë të ekspozon ndaj stresit që nuk bën gjë tjetër vecse ju ndalon të rikarikoheni. Nëse shkëputja për gjithë fundjavën nga email-et e punës nuk është realiste, përpiquni të shkurtoni periudha specifike kohore ndërmjet të shtunës dhe të dielës për të parë mesazhet. Programimi i këtyre periudhave të shkurtra do të lehtësojë stresin pa sakrifikuar disponueshmërinë.
Minimizoni detyrat
Detyrat e mërzitshme kanë tipar kurioz të absorbimit plotësisht të fundjavave tuaja. Kur kjo ndodh, ju humbni mundësinë për t’u çlodhur dhe reflektuar. Gjëja më e keqe është se këto punët e shtëpisë i ngjajnë shumë punës, dhe nëse i dedikoni të gjithë fundjavën do të përfundoni me një punë javore prej shtatë ditësh. Për të shmangur këtë, është më mirë të planifikoni punët sic mund të bënit me një punë tjetër gjatë javës: dhe nëse nuk arrini t’i plotësoni ato shtyhet në fundjavën vijuese.
Ata bëjnë ushtrime fizike
Nuk keni kohë për të bërë aktivitete fizike gjatë javës? Në fundjavë ju keni 48 orë për t’i kushtuar vetes. Edhe 10 minuta lëvizje ju lejon të aktivizoni neurotransmetuesit që reduktojnë stresin. Ushtrimi është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyeshme për të stimuluar ide të reja dhe për të aktivizuar kreativitetin.
Lexo edhe: 6 markat luksoze më të fuqishme në botë
Reflektojnë
Reflektimi javor është një mjet i fuqishëm për përmirësimin personal. Përdorni fundjavën për të menduar për dinamikat e mëdha që po inspirojnë sektorin tuaj, organizatën dhe punën tuaj. Pa shpërqëndrimin e ritmeve frenetike të punës javore ju duhet të jeni në gjendje të shihni gjithçka nën një tjetër dritë të re. Përdorni idetë që nxirrni për të ndryshuar qasjen tuaj në javën e ardhshme, duke përmirësuar efikasitetin dhe efektivitetin e punës suaj.
Ata kalojnë ditë të bukura me familjen
Kalimi i kohës me familjen tuaj është thelbësore për t’u karikuar me energji dhe për t’u çlodhur. Shpesh është e vështirë për ta bërë këtë gjatë javës. Mos lejoni që kjo mos të ndodhë edhe gjatë fundjavës: Shkoni me fëmijët tuaj në park, shkoni me gruan tuaj në restorantin e saj të preferuar dhe vizitoni të afërmit tuaj. Atëherë do të jesh i lumtur që e ke bërë.
Përgatiten për javën e ardhshme
Fundjava është një kohë e mrekullueshme për të planifikuar javën e ardhshme. Edhe vetëm 30 minuta programim mund të çojë në përmirësime të dukshme në produktivitetin dhe reduktimin e stresit. Javët do të duken shumë më të menaxhueshme nëse i ndërthurni me një plan, sepse e vetmja gjë që duhet të bëni është ta ekzekutoni atë.
Lexo edhe: 9 profesione që mund të bëni duke filluar nga kjo fundjavë