Buyer Personas, kush jane?
Nje teme shume e lidhur me Inbound Marketing dhe Permission Marketing eshte “Personas” apo “Byer Personas”
Dallimi midis dy termave qendron ne faktin se ne pergjithesi flitet per “Personas” kur I referohemi tregut B2C, dhe kosnumatorit final. Ndersa “Byer Personas”, perfaqesojne tregun B2B dmth byer (bleresit).
Nje byer personas eshte perfaqesimi fiktiv I klientit ideal, bazuar ne hulumtimin e tregut dhe mbi te dhenat aktuale te konsumatoreve ekzistues te cilet perfshijne informacione te llojit demografik, sjelljet, motivimet dhe objektivat.
Byer Personas eshte protagonist I Inbound Marketing. Percaktimi I byer personas te nevojitet per te kuptuar klientet aktual por mbi te gjitha te ndihmon te identifikoni klientet potencial, ne kete menyre ju dini se cilit klient duhet ti drejtoheni.
Per te poercaktuar byer personas, eshte e rendesishme te krijoni histori te cilat kontekstualizojne profilet e klienteve, duke i identifikuar:
- kush jane? (mosha, gjinia, roli qe kane ne nje kompani, lloji i kompanise)
- karakteristikat e sjelljes
- obiektivat personale dhe profesionale
- sfidat dhe veshtiresite qe hasin cdo dite
- kundershtimet ndaj blerjes apo dyshimet ndaj produktit
Si te krijojme buyer personas?
Buyer personas krijohen nepermjet kerkimeve, sondazheve dhe intervistave mbi klientet ekzistues dhe potenciale, tashme te pranishem ne database e te dhenave te kompanise, dhe konsumatoreve qe ende nuk jane ne kontakt me kompanine tuaj.
Ato gjithashtu ndertohen nepermjet ndihmes se rrjeteve sociale dhe mjetet e analizave te insight mbi klientet ekzistues, ne konatkt me kompanine.
Mblidhet te dhena cilesore dhe sasiore per te percaktuar figuren e konsumatorit ideal, vlerat tij, dhe se si produkti mund te pershtatet dhe te hyje ne jeten e tij te perditshme. Ne fund I japim nje emer nje pamje, per ta identifikuar me mire dhe “ti pelqejme” atij.
Eshte e rendesishme te fokusohemi ne isight, dmth te mbledhim te gjitha elementet qe bejne te ndryshoje sjelljen e kontakteve tuaja, per t’a kthyer nga nje kontakt i thjeshte ne klientin tuaj.
Te gjitha keto ndihmojne per te krijuar nje imazh shume afer realitetit te personit, per t’u identifikuar me te dhe per te kuptuar nevojat e tij, te cilin do ta drejtoje te preferoj kompanine tuaj dhe jo ate te konkurrences.