Brian Chesky leter e hapur komunitetit Airbnb
Një kompani jo vetëm që duhet të fitojë, por duhet të mbetet përgjithmonë “. Kete shkruan Shefi i Airbnb-it e shkruan në komunitetin e tij
Brian Chesky është Bashkëthemelues, Drejtor Ekzekutiv dhe Shef i Komunitetit Airbnb, por gjithashtu edhe autori “jashtezakonisht me fat” i një letre të hapur drejtuar komunitetit Airbnb.
Pse inciptimi i Chesky therret ne hetim fatin e tij të mirë? Na i shpjegon ai vete.
Horizont i pafund kohor
“Me shume fat” sepse ideja e tre miqve për të paguar qiranë duke i dhene me qera nje te huaji një dhomë tjeter te apartamentit te tyre është kthyer në një biznes milioner? Pa dyshim.
Por entuziazmi i Drejtorit Ekzekutiv CEO është gjithashtu i lartë, pasi pas 10 viteve aktivitet është koha për të stabilizuar ne menyre definitive situaten e misionit që udhëzon Airbnb në shekullin e 21 dhe më tej.
Nga e tashmja drejt te ardhmes pritet qe kompania te qartesoje situaten e saj. Chesky fillon nga marrja e përgjegjësieve: në një botë ku besimi në institucione është në një nivel të ulët dhe njerëzit gjithnjë e më shumë po jetojnë në flluska dixhitale, kompanitë thirren për të nxitur zhvillimin e shoqërisë.
Për këtë arsye, ndërsa teknologjia zhvillohet vazhdimisht, kompanitë duhet të heqin dorë nga fokusimi afatshkurtër financiar në favor të një vlere dhe te një impakti real në një afat të gjatë. Por Chesky shkon më tej, duke imagjinuar një “infinite company“. Rrjedhimisht, vizioni bëhet një fund i qëllimshëm i parealizueshëm, një ideal i paarritshëm që e pengon ndërmarrjen nga përfundimi i ekzistencës së saj.
Qëllimi nuk është që të mundë konkurrencën, të fitojë ose të humbasë, por të pajtojë guximin dhe përgjegjësinë, duke ndihmuar në ndryshimin e nje shoqërie me të mirë.
Turizmi low cost
Ndryshimi në fjalë duhet të jetë funksional për interesat e stakeholder, të cilat CEO i Airbnb ndan në tre kategori: “Kompania (punonjësit dhe aksionarët), komuniteti (mysafirët dhe pronaret e shtepive) dhe bota në të cilën vepron Airbnb.
Kompromiset midis këtyre tri botëve, sidomos kur u vënë në dyshim fitimet dhe vlerat morale, nuk janë të lehta. Kjo është konfirmuar nga kërkesa e fundit nga tetë metropolet evropiane në Komisionin Evropian: të detyrosh Airbnb të publikojë të dhënat e klientëve të saj.
Lexo edhe: Airbnb frikeson investitoret, nuk do te hyje ne burse
Ky veprim duhet të përkufizohet në një strategji më të përgjithshme të kufizimit të turizmit në qytetet e mëdha, gjë që ndikon shumë në tregun e pasurive të paluajtshme dhe në jetën e banorëve.
Në apelin e Amsterdamit, Barcelonës, Brukselit, Krakovës, Madridit, Parisit, Reykjavikut dhe Vienës Airbnb përgjigjet me vendosmëri duke pretenduar të rregullojnë qiratë që bashkëpunojnë me mbi 300 komuna dhe “te punojnë për rritje të përgjegjshme” në krahasim me shumë konkurrentë.
Bota magjike e Airbnb
Ëndrra e Brian Chesky, Joe Gebbia dhe Nathan Blecharczyk përleshen me realitetin, por vazhdon, gjithashtu e fortë me mbështetjen e Ken Chenault: ish CEO i American Express u emërua në fakt si anëtar i parë i pavarur i bordit të drejtorëve të Airbnb.
Fjalët e fundit të letrës së hapur janë megjithatë për njerëzit e tjerë, dhe më saktë për mysafirët dhe komunitetin Airbnb që, Chesky kujton, strehimi i milionave të huaj në shtëpi “më mësuan dy gjëra: njerëzit janë të mire në thelb dhe ne jemi 99 % te barabartë “.
Për këtë arsye vizioni pothuajse ëndërrues i një “bote magjike të Airbnb”, ku komuniteti jo vetëm që mund të ofrojë një shtëpi për të gjithë udhëtarët, por gjithashtu t’i bëjnë ata të ndihen vërtet si në shtëpi e tyre, duke u dhënë atyre një sens të vërtetë të përkatësisë universale.
“Ne ndoshta nuk do ta kuptojmë kurrë këtë vizion, por do të vdesim duke u përpjekur“, përfundon CEO.