Brand Tattoo, Publiciteti në lëkurë
Marka të njohura si Harley-Davidson, Nike, Playboy, Coca-Cola, Apple janë bërë tatuazh në lëkurat e klientëve në mbarë botën.
Pse e bëjnë këtë?
Pse këta tifozë që ne i quajmë të dashuruar pas markave, e vënë lëkurën e trupit në dispozicion të kompanive?
Cfarë mund të mësojmë ne marketeret prej tyre?
Rastet e para tashmë janë evidentuar dhe ka nga ata që mëndojnë se kjo është një industri e re e komunikimit. Kjo mënyrë mendohet se do e cojë më afër se kurrë mesazhin për markën në syrin dhe jetën e publikut. Logot dhe imazhet të bëra tatuazh mund të duken tepër ekstreme nga ana e marketingut. Këta njerëz përfaqesojnë ajkën e klientëve besnikë dhe e kuptojnë biznesin tuaj në një nivel më kuptimplote dhe më të thelluar. Përvec këtyre klientëve të besuar të markës ka edhe nga ata që e bëjnë logon e një marke tatuzh në trupin e tyre kundrejt një pagese,duke e shëndrruar në një brand tattoo business.
Brand Tattos mund t’i mësojnë marketerëve në lidhje me motivimin e konsumatorëve. Njerëzit kanë markuar veten me tatuazhe për të prezantuar veten si të ndryshëm nga të tjerët dhe për të sfiduar statuset shoqërore.
Pse njerëzit bëjnë Brand Tattos???
Mendoni për atë që termi “markë” do të thotë dhe do të keni një vlerësim më të mirë për rëndësinë e psikologjisë së tatuazheve. Ne kemi një instinkt biologjik për të markuar veten. Ndërkohë që arti i trupit mund të dëmtojë trupin, kuptimi i tij është më i rëndësishëm për ne.
Ka shumë arsye psikologjike që i shtyn klientët të bëjnë tatuazh një markë.
1. Anëtarësimi në Grupet Sociale:
Tatuazhet e markës ndihmojnë klientët të lidhen me të tjerët në të njëjtin grup social që ndajnë interesa të veçanta dhe vlera të përbashkëta. Tatuazhet e markave dërgojnë një mesazh se i përkasin një komuniteti unik, personalisht kuptimplotë. Të tjerët që i shikojnë i identifikojnë direkt përmes tatuazhit.
2. Gjetja e një kuptimi shoqatave ku bëjnë pjesë
Tatuazhet e markës iu kujtojnë konsumatorëve vlerat personale. Tattoo është një distinktiv i përhershëm me kuptim të veçantë. Krijon një kujtesë të fuqishme të kujtimeve, përvojave, emocioneve dhe shoqatave të tjera pozitive që kanë me markën. Një imazh i vetëm, siç paraqitet nga tatuazhi, mund të përfshijë një sërë kujtesash dhe ndjenjash komplekse.
3. Të qënit i lidhur me idealet
Brand Tattos janë përkujtues të jetës ideale të klientit. Marka shoqërohet me ideale specifike, sic Apple është bërë i lidhur pazgjidhshmërisht me kreativitetin, bukurinë dhe vetë-shprehjen. Konsumatorët e shohin markën si një kujtesë e këtyre idealeve dhe ata nxjerrin forcë nga imazhi.
Numri i personave që janë të gatshëm të vendosin tatuazhe me mesazhe publicitare në trupin e tyre për periudha të gjata kohe apo të përkohshme, nuk është i vogël, por shumica e personave parapëlqejnë tatuazhet njëmujore.
Janë disa kompani që tashmë kanë paguar për tatuazhe-publicitet.Kazinoja online goldenplace.com ka vendosur markën e saj në më shumë se 40 boksierë, duke përdorur tatuazhe te perkohshme dhe ka paguar për këtë nga 5 mijë deri në 100 mijë dollarë për person.
Ndërsa një restorant meksikan në San Francisko jep drekë për gjithë jetën për cdo’njërin që bie dakort për të vendosur një tatuazh-publicitet të përhershëm me emrin e këtij restoranti.
Joe Tamargo ka filluar një biznes të ri, duke i dhënë mundësi kompanive për mesazhe publicitare përmes tatuazheve të përhershme në trupin e tij, kundrejt një pagese.
Brand Tattos krijojnë një lidhje të përhershme fizike midis klientit dhe markës. Në një botë ku shumica e bizneseve fokusohen ekskluzivisht në rritjen e shitjeve, mundësia që bizneset t’u shërbejnë konsumatorëve në një nivel më të thellë mbeten të hapura dhe të pritshme. Rezultatet mund të jenë magjike, dhe po, rritja dhe shitjet shpesh ndjekin kte shembull.
Krijo eksperienca kuptimplotë për klientët tuaj. Filloje këtë duke u nisur nga vendosja e kushteve sa më të përshtatshme për t’i krijuar klientit një përvoje të kënaqëshme, duke ndërtuar kështu një model brandi për ta.
Ç’farë mund të mësojnë Smart Marketers nga Brand Tattos?
Ku është vëndi më i përhapur që konsumatorët kërkojnë të bëjnë një Brand Tattos?
Nuk janë krahët, këmbët apo shpatullat: Është mëndja e tyre!
Konsumatorët instinktivisht krijojnë tatuazhe mendore, lidhje shoqërore të fuqishme midis markave dhe përvojave. Marketerët duhet të përqëndrohen pikërisht te përvoja që duan konsumatorët. Këto përvoja lënë një gjurmë mendore që është e vështirë për t’u matur, por pa dyshim është e pranishme.
Mund të themi se një gjurmë e spikatur mendore – një tatuazh në mëndjen e klientit – është qëllimi i përpjekjeve të suksesshme të markimit.
Lexo edhe: Çfarë është, për çfarë nevojitet dhe si bëhet Design Thinking?