Brand identity:Cfarë është dhe si përcaktohet?
Cfarë është Brand Identity apo i shqipëruar si identiteti i markës, pse është themelor, kur është i dobishëm dhe si është krijuar në një nivel praktik? Dhe në fund kush mund t’iu ndihmojë ta përcaktoni atë?
Si mund t’iua komunikosh te tjerëve apo të kesh besimin e tyre nëse ti vetë nuk e njeh identitetin e markes tënde? Si mund te përcjellësh vlerat më mirë sesa konkurentët tuaj nëse nuk ke identitetin e markës si pikë referimi?
Biznesi juaj (ose kompania për të cilën punoni) nuk është aq e ndryshme nga një person: ka karakteristika, cilësi dhe defekte të vecanta, përdor një gjuhë të caktuar, ka një histori që fshihet pas saj dhe përcakton objektivat që duhet te arrihen në afat te shkurtër dhe afatgjatë. Dhe sic ndodh me një person i cili është i sukseshëm nëse është koherent dhe i besueshëm ashtu ndodh edhe me markën.
Duhet të zhvillosh dhe të njohësh më së miri identitetin e markës tënde, duhet të jesh plotësisht i vetëdijshëm për t’u ballafaquar me cdo projekt pune duke ndjekur strategjinë e duhur!
Po cfarë është identiteti i markës?
Identiteti i markës është ai grup i karakteristikave vizuale dhe gjuhësore që e bëjnë një markë të njohur në krahasim me konkurencën. Kjo është ajo që e bën kompaninë të duket si njësi e fortë dhe e qartë nga konsumatorët. Kjo është arsyeja pse identiteti i markës kontribuon në suksesin e produktit dhe në përgjithësi edhe ne ecurinë e biznesit.
Dallimi midis identitetit te markës dhe imazhit te markës
Në situatën ideale identiteti i markës përkon me imazhin e markës, që është ideja që konsumatorët kanë ndaj markës. Kur kompania arrin te “arrije” klientët e saj potencialë për atë që është dhe që dëshiron të bëhet, ka arritur një nga objektivat më të rëndësishëm.
Brand identity & Web identity (identiteti i markes dhe identiteti i internetit)
Online identiteti i markës nuk është i njëjtë pasi ndryshon ne varësi të identitetit të internetit, medias apo kanaleve të komunikimit si : faqe interneti, gazeta, rrjetet sociale, aplikacionet dhe emailet. Identiteti i markës është vetëm një por përshatet gjithmonë në koherencë me kanalin e komunikimit.
Për ta bërë këtë, kompania miraton manualin e udhëzimeve të markës i quajtur ndryshe edhe manuali i identitëtit te koorporatës, një dokument me të gjitha rregullat qe do të zbatohen në strategjinë e komunikimit.
Prizmi i Kapferer-it
Aspektet e identitetit të markës janë shumë të ngjashme me karakteristikat e një personi. Dhe kjo mund të shihet nga figura e paraqitur më poshtë, prizmi i identitetit të markës e krijuar nga Jean-Noel Kapferer.Skema ilustron gjashtë aspektet kryesore të identitetit të markës: elementët fizikë, personalitetin, kulturën, marrdhënien, imazhin, refleksin dhe vete-perfaqesimin.
Pse identiteti i markës është i rëndësishëm?
Për këto dy arsye:
- Është një udhëzues për ata që janë të përfshirë në komunikim. Identiteti i markës është busulla e komunikimit të koorporatës, mjet që rregullon strategjinë në media dhe kanale të ndryshme, duke zvogëluar rrezikun e gabimeve. Duke bërë thirrje për identitetin e markës specialistët e zyrës së komunikimit mund të studiojnë mesazhe dhe fushata qe janë gjithmonë në vijë me identitetin e markës dhe kurrë në kundërshtim ose në kontradiktë me të.
- Është karta e identitetit e kompanisë në treg. Identiteti i markës përcjell ndjenjat e qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë ndaj objektivit dhe realiteteve të tjera referuese. Siguron një skemë të sjelljes dhe vlerave të vetë punonjësve. Me fjalë të tjera, nëse aplikohet në mënyrë korrekte, i jep mundësinë kompanisë që të prezantohet me një personalitet të saktë dhe të dallueshëm nga konkurenca.
Pa mendojeni pak!
Pa identitetin e markës është e vështirë të krijohet një broshurë ose një postim në Facebook. Cilat ngjyra do të përdoren? Cilat shkronja? Pa identititetin e markës është më e ndërlikuar të shkruash tekste, të bësh promocion apo fushata marketing. Pa identitetin e markës, kompania rrezikon të humbasë orientimin, të mos ketë vlera të përbashkëta. Punonjësit punojnë më me pasiguri dhe konsumatorët potencialë e perceptojnë.
Si krijohet identiteti i markës?
Ketu është thëlbi i cështjes. Përcaktimi i identitetit të markës nuk është një operacion i theshtë, por kërkon angazhim dhe përqëndrim nga pronarët e bizneseve. Themeluesit e kompanisë, ata që e kanë transformuar idenë në realitet, duhet të jene protagonistët e kësaj faze delikate. Supozojmë se jeni ju përgjegjësi. Merrni një stilolaps dhe një letër ose një kompjuter me një dokument të hapur përpara dhe merr pak kohë për t’iu përgjigjur me kujdes këtyre pyetjeve.
Kush je?
Imagjinoni kompaninë si një person. Pyesni veten nëse është burrë apo grua, prej nga vijnë apo cilët mbiemra përshkruajnë më së miri personalitetin e tyre. Analizoni aktivitetin e tyre profesional: cili është më i miri prej tyre? Mendoni për jetën dhe modelet e punës. Më pas shfleto ne sferën e tij private për të reflektuar mbi tonin e zërit, për atë që pëlqen dhe atë që urren tek të tjerët. Sekreti është të ndërtosh tullë pas tulle një person me mënyrën e tij të të qënit. Ky person je ti, ose më mirë është kompania juaj.
Kush eshte target-grupi juaj?
Grupoji klientët tuaj ne bazë të karakteristikave të përbashkëta, ndaji ata në një grup personazhesh imagjinarë. Për secilin prej tyre përpiqu të raportosh infomacion personal, profil gjenerik, objektivat dhe sfidat. Puno me imagjinatën, zgjidh emrat dhe mbiemrat, moshen,profesionet përcaktoni karakteret, nevojat dhe objektivat e tyre.
Cfarë ju bën të vecantë?
Në këtë pikë ju duhet të paraqisni argumentin tuaj te vecantë të shitjes. Unique Selling Proposition (USP). Ne kete fazë është e qartë se cfarë e dallon biznesin tuaj nga konkurrenca, perparësia specifike është në aspektin e produkteve apo shërbimeve që ju ofroni klientëve tuaj potencialë. Ju duhet të shpjegoni në disa rreshta se cfarë e ben kompaninë tuaj zgjedhjen më të mirë, mënyrën sesi produkti juaj e përmirëson situatën apo e zgjidh atë. Bëje atë të qartë, konkrete, te plotë dhe me fjali të shkurtra.
Cili është misioni juaj, vizioni dhe vlerat tuaja?
Për të plotësuar kartën tuaj të identitetit ju duhet të rrisni misionin, vizionin dhe vlerat. Nga njëra anë ju duhet të tregoni historinë e kompanisë, arsyen e ekzistencës së saj, vlerat qe ju udhëheqin. Nga ana tjetër ju duhet të shikoni të ardhmen, të projektoni aktivitetin dhe të përshkruani një skenar të mundshëm me ndryshime në bazë të strukturës: produkt-shërbim-treg. Nëse ju jeni përgjigjur në mënyrë konkrete këtyre pyetjeve, pa humbur apo lënë ndonjë pyetje pa përgjigje, atëhërë ju keni në dorë një fotografi të qartë të identitëtit të markës tuaj. Perfekt! Por nuk ka mbaruar këtu. A jeni i bindur për karten tuaj të identitetit? A e njihni plotësisht veten në të? Nëse PO ju duhet ta dërgoni atë në ekipin e dizajnit grafik për ta finalizuar identitetin e markës tuaj.
Kush hyn në lojë në përcaktimin e identitetit të markës?
Sigurisht që ju vjen në ndihmë zyra juaj e komunikimit dhe agjensia juaj e internetit e cila jemi ne. Ne ju ndjekim hap pas hapi ne perpilimin e identitetit të markës tuaj ne aspektin vizual dhe tekstual të internetit. Ne ju përgatisim udhëzimet e plota të markës për prezantimin e kompanisë, logon, ngjyrat, tipografine, indikacionet mbi përdorimin e lementëve grafikë, copywriting dhe nënshkrimin.
Lexo edhe: Social Media Manager dhe Community Manager: kush janë, çfarë bëjnë dhe si formohen