BRAND CONTENT: Cfarë është dhe pse pëlqehet kaq shumë nga bizneset dhe konsumatorët?
Na ndodh shpesh të shohim një spot publicitar në TV dhe rrjetet sociale apo ta degjojmë në radio ku jepet një përmbajtje tregimi në të cilën shfaqen karakteristikat dhe cilësite e një produkti apo shërbimi në formën e një ngjarjeje.
Brand Content apo e shqipëruar si përmbajtja e markës, është cdo formë e reklamimit që përdor tregim, artikuj, video apo info grafikë që shfaqet në mediat sociale apo në TV për të mbështetur, përfaqësuar apo promovuar produktin ose shërbimin. Ndryshe nga reklamat e drejtpërdrejta që e promovojnë haptazi markën, Brand Content përdoret si mjet për informacion por edhe argëtim njëkohësisht duke promovuar kështu markën.
Pse bizneset e zgjedhin Brand Content?
Konsumatorëve në përgjithësi nuk iu pëlqen t’iu thuash qe “Bëni këtë” ose “Blejeni këtë”! ata pëlqejnë t’i marrin vetë vendimet e tyre dhe natyrisht që pëlqejnë edhe të argëtohen. Kur Brand Content bëhet ‘mirë’ godet klientët emocionalisht nëpërmjet humorit, pasionit, dramës apo intrigës thuajse me të njëjtën mënyrë sikur të ishtë një film i suksesëshëm .
Brand Content mund të vijë në shumë forma të ndryshme por të gjitha përmbajnë tre karakteristika kryesore:
- Argëtimin– Spoti publicitar i kompanise telefonike Vodafone ku shfaqet një foshnje e vogël e cila qesh me të madhe sapo shikon telefonin e bën konsumatorin të përfshihet emocionalisht. Ky spot të argëton sa hërë që e shikon dhe të tërheq vëmëndjen.
- Nuk shet ‘produktin’ por shet ‘konceptin’– Besoj se të gjithëve iu ka tërhequr vëmendjen spoti publicitar për pijen e gazuar ‘IVI’. Gjatë publicitetit shfaqet një prind qe luan me fëmijën dhe në sfond është zëri i shefit që i thotë babait të fëmijës që meqë është e dielë të shkojë në zyrë për të mbaruar një punë meqë është më shumë qetësi se ditët e tjera. Babai i femijës nuk i përgjigjet dhe vazhdon lojën me djalin e tij. Në fund të spotit jepet mesazhi:
Ivi është Ivi, e diela është e diel! - Përputh tonin me audiencën: përshtat zërin, figurën, tonalitetin me të cilin përcillet mesazhi me audiencën e synuar. Në spotin publicitar të shurupit antialergjik Lordes shfaqen disa fëmijë në kopësht që diskutojnë me njëri-tjetrin dhe zëri i tyre herë është kumbues për të tërhequr vëmendjen dhe herë i qetë.
Një platformë inteligjente e Brand Content është një mjet thelbësor për kompanitë që duan të konkurojnë me markat e tjera. Në mënyrë të vëcantë, ajo ndihmon kompanitë:
- Të zbulojnë performancat më të mira duke ndjekur kështu punen e konkurentëve.
- Të vëzhgojë ecurinë e fushatës së markës në kompani.
- Të krijojnë fushata të fuqishme, strategjike dhe të targetuara duke i siguruar kompanisë njohuri të Brand Content.
- Të kuptojë se cilat tema dhe formate po japin efekt më tepër për të përmirësuar strategjinë e Brand Content.
Shumë nga ata që e përdorin Brand Content e bëjnë këtë për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ndërtuar dhe konsoliduar vlerat e markës por edhe për të investuar në një mënyrë tjetër nga reklamimi tradicional me qëllim për të lidhur kontakt me klientët potencialë duke iu garantuar kënaqësi.
Nga ana e kompanisë është një mjet ideal për të rritur ndërgjegjësimin e markës, vlerat e saj, imazhin, por gjithashtu shërben edhe për të përfshirë audiencën e synuar më mirë dhe më shumë se strategjitë e tjera të marketingut, për të rritur besnikërinë e markës dhe për ta transformuar në një markë besimi. Nga ana e konsumatorit përcaktohet me pak invasive, më pak e bezdisshme dhe në përgjithësi me disa vlera. “Shkurtimisht, kjo është një formë e komunikimit që kapërcen modelin tradicional të reklamimit”-thotë Roberto Bosatra gjatë një interviste.
LEXO EDHE: Facebook, ka fshirë 583 milionë profile “fake” dhe 837 milionë “spam”