Blockchain është risi më e rëndësishme e 30 viteve të fundit
Le të fillojmë me një koncept të saktë: 60% e popullsisë botërore beson se risia do të jetë faktori kryesor që do të ndikojë gjatë 30 viteve të ardhshme në rritjen ekonomike. Inovacioni është një nga forcat lëvizëse të shoqërisë tonë dhe përfaqëson motorrin konstant të ideve të reja. Kur studiuesit e CERN-it i dhanë jetën World Wide Web në vitet 1990, askush nuk mund të mendonte kurrë se “www” do të revoluciononte tërësisht ekzistencën tonë dhe mënyrën tonë të komunikimit.
Teknologjia e internetit është konsideruar një risi e vërtetë vetëm 5 vjet pas ardhjes së saj. Ne kaluam nga gati 2 miliardë njerëz analfabetë në botë në 872 milionë gjatë 10 viteve të fundit, ndërsa numri i programeve mësimore në distancë është rritur deri në atë pikë që sot gjashtë universitetet më të mëdha për dhënien e mësimit në distancë janë të vendosura në vende si Turqia, Kinë, Indonezi, Indi, Tajlandë dhe Kore. Shpejtësia e përhapjes së internetit edhe në vendet që janë në zhvillim është e pashembullt. Sipas të dhënave të raportuara nga Banka Botërore, në vendet e “Botës së Tretë”, përdorimi i smartphone është përhapur deri në atë pikë që sot ka më shumë familje që zotërojnë një telefon celular në krahasim me ata që kanë lidhje të energjisë elektrike dhe shërbime igjenike.
Shpikjet teknologjike që deri pak vite më parë i kemi parë vetëm si fantashkencë apo në ndonjë film të Hollivudit, si për shëmbull inteligjenca artificiale, pajisjet të lidhura me internet dhe printime 3D, këto janë duke na lejuar të shpikim mënyra të reja që ne kurrë nuk kemi parë më parë. Vetëm pak ditë më parë Elon Musk nisi në orbitë një makinë, prodhim i shtëpisë automobilistike Tesla dhe publikon videon në Twitter e tij, duke shkruar, “Me sa duket, ka një makinë në orbitë rreth tokës.”
Lexo edhe: Islanda parajsa e kriptomonedhave
Prania e inovacionit teknologjik në jetën tonë është konfirmuar. Në një artikull të botuar nga The Economist në vitin 1999 «The industry Gets Religion», autorët argumentojnë se retorika e re në gjuhën ekonomike nuk është më ajo e luftës, por ajo e inovacionit. Inovacioni është feja e re e organizatave dhe ekonomisë. Qytetërimi njerëzor-teknologjik në progres ka arritur një nivel të tillë që kthehet edhe në një proces strategjik që vepron në një shkallë globale.
Në këtë moment preciz kur përpiqem të flas për risi, ekziston një teknologji që më shumë se çdo gjë tjetër po riorganizon hartën e ndikimeve të ndërsjella midis kombeve dhe kontinenteve. Kjo teknologji quhet blockchain. Nëse do të jepja përkufizimin tim, do të thosha se blockchain është një teknologji që zëvendëson nevojën e institucioneve të palës së tretë për të siguruar besim në aktivitetet financiare, kontraktuale dhe votuese. Blockchain është një libër mastro, një regjistër. Çdo njësi e regjistrit paraqet një “bllok”, dhe blloqet janë të lidhura midis tyre sipas rendin në të cilin janë krijuar. Blloqet janë të lidhura duke përdorur kriptografi, i cili i lidh ato në një mënyrë virtualisht të pa modifikueshme.
Për disa blockchain është një zgjedhim në gjuhën digitale e një Trust që mund të marrë një vlerë pothuajse sociale, e cila do të lejojon zhvillimin e një forme të re të demokracisë, realisht e decentralizuar dhe në gjendje të garantojë të gjithëve mundësinë për të verifikuar, kontrolluar dhe të kenë transparencë të plotë në çfarëdo lloj zgjedhjeje apo transaksioni.
Janë impresionante veçanërisht të dhënat në raportin e përgatitur nga World Economic Forum’s Global Agenda Council on the Future of Software & Society në vitin 2015, e cila ka krijuar një sondazh duke pyetur gati një mijë udhëheqës dhe ekspertë në sektorin e teknologjisë, cilat ishin ndryshimet teknologjike që po ndryshojnë shoqërinë tradicionale. Sondazhi i propozuar për të intervistuarit mbi përshtypjen e tyre se kur ndodhë kulmi i këtyre teknologjive në një periudhe kohore 10/15 vjeçare, tregon për shembull perceptimin që kemi në shpejtësinë e ndryshimeve globale.
Siç tregohet në grafiku, shpejtësia me të cilën po zhvillohet teknologjia është mbresëlënëse, por mbi të gjitha ajo tregon se si bota do të funksionojë krejt ndryshe mbas 10 vjet. Në vitin 2027, për shembull, do të ketë vetëdijen dhe shpërndarjen totale në një shkallë globale të teknologjisë blockchain.
Kohët e fundit një grup studiues kanadezë të cilët kanë krijuar një (community) komunitet (Emerge) që shfrytëzon teknologjitë blockchain për të mbështetur inovacionin në tregjet në zhvillim, publikoi një studim kanë ekzaminuar një total prej 448 iniciativave në 85 vende dhe 29 sektorë, të gjitha bazuar në teknologjinë blockchain . Shumica e iniciativave (39%) kanë të bëjnë me sektorin financiar, fintech dhe krijimin e portofoleve dixhitale. Iniciativat e mëtejshme kanë të bëjnë me sektorin e arsimit dhe zhvillimin e protokolleve të reja të blockchain. Studimi i projekteve tregon se bashkë me Azinë, Evropën Lindore vendet që aktualisht po kryejnë iniciativat më të medhaja lidhur me teknoogjinë blockchain, Rusia, Estonia dhe Ukraina janë vendet më aktive evropiane.
Komuniteti Europian prej disa vitesh tashmë ka treguar interes për këtë temë. Në fund të dhjetorit, Bashkimi Evropian ka lëshuar një thirrje për 5 milionë euro (Blockchains for social good), pjesë e programit kornizë Horizon 2020, që do t’i jepen zgjidhjeve më të mira inovative sociale të bazuara në teknologjitë blockchain.
Sot industria blockchain vlen 300 miliardë dollarë në vit, dhe çdo gjë vjen nga fakti se miliona njerëz janë të gatshëm të sakrifikojnë privatësinë për të përdorur falas software.
(2) Comments
[…] Lexo edhe: Blockchain është risi më e rëndësishme e 30 viteve të fundit […]
[…] Lexo edhe: Blockchain është risi më e rëndësishme e 30 viteve të fundit […]