Benzina? E paguan makina, dhe frigoriferi blen vezët. 6 ide të pagesave të së ardhmes.
Nga transporti publike në atë të benzinës, pagesa është automatike (me kredencialet të sigurta)
Makina e lidhura me internet do të paguajë benzinën
Hypni në makinë, nisuni dhe bisedoni me asistentin tuaj zanore: “Më duhet të furnizohem“. Ai ju tregon stacionet më të afërt, ju çon tek i përzgjedhuri. Punëtori i karburantit (ose ti vetë nëse është automatike) mbush makinën dhe riniseni. Pa u ndalur për të paguar. Sepse pagesën e ka bërë vetë makina. Tani për tani është vetëm një eksperiment, por me sa duket do të jetë shumë shpejt një relaitet. Kush merret me kartat e kreditit dhe pagesat digjitale po studion së bashku me kompanitë në sektorët e automobilave dhe teknologjisë për të integruar sistemin e pagesave në makinën e lidhura me internet. Aplikimet e para të kësaj teknologjie u hartuan nga Honda dhe ParkWhiz. Me Parking App Concept ju mund të paguani automatikisht duke kursyer parkimin: me makinën e ndaluar ju ju nisni matësin e parkimit virtual. Pasi qëndrimi I makinës në parking të mbarojë, sistemi na siguron koston totale duke e lejuar atë të mos bëhet pre e gjobave apo të paguajë shumë më tepërt se sa duhet.
Siguria? Është në token …
Do të hacker-ojnë një faqe interneti ku ti ke lënë të dhënat e kartës së kreditit dhe do të ndjehesh i detyruar për t’a bllokuar dhe në këtë mënyrë t’I kërkosh bankës të të dërgoj një tjetër kartë. Tani nuk mund ta bëni më! Nga Mastercard në Visa, të gjithë operatorët në sektor krijojnë një token për secilën llogari. Në rast të piraterisë, ky token specifik është çaktivizuar, por karta vazhdon të funksionojë. Dhe sistemi shumë shpejt do t’ju lejojë të shihni qartë se ku keni hyrë në cilën faqe interneti dhe ku keni lënë kredencialet tuaja dhe sa keni shpenzuar nga secila llogari.
… dhe në sistemin që kontrollon si mund të futni pin-in
Sot kemi gjurmët e gishtave, nesër do të jenë sytë apo njohja e fytyrës. Ose mënyra se si mund të vendosim Pin-in. Mastercard ka aktivizuar një projekt pilot me teknologjinë e Nudata (një kompani që ka blerë kohët e fundit) që njeh mënyrën se si konsumatori tipizon fjalëkalimin. Nëse ai është një hajdut ose një bot i dëmshëm, dhe ai automatikisht do ta bllokojë atë
Çdo objekt (madje edhe frigoriferi) do të jetë në gjendje të paguajë
Nuk do të ekzistojnë më kartat. Kartat e vjetëra plastike që ka bërë detyrën e saj për më shumë se 50 vjet dhe është transformuar me teknologji të reja (nga chip në contactless) është destinuar të zhduket. Disa vite më parë kanë qenë pagesat nëpërmjet smartphone, vitin e kaluar ishte bumi i wearable (nga smartwatch në “bizhuteritë” lidhur me internet, dhe duke kaluar në byrzylykët firness) së shpejti çdo objekt i lidhur do të jetë në gjendje të paguajë: makinat do ta bëjnë pagesën nëpërmjet pompës së benzinës, frigoriferi do të blejë vezët dhe qumshtin.
Pos-i në telefonin celular
Do të jetë një barrë (dhe shpenzim) më pak për tregtarët dhe gjithashtu do t’u lejojë profesionistëve të pajisen me një pos. Së shpejti sistemi i pagesave nuk do të ketë më nevojë për një pajisje të dedikuar, por një aplikacion I shakrkuar nPos në telefonin celular
Do të jetë një barrë (dhe shpenzime) më pak për tregtarët dhe gjithashtu do t’u lejojë profesionistëve të pajisen me një pos. Së shpejti sistemi i pagesave nuk do të ketë më nevojë për një pajisje të dedikuar, por një aplikacion I shkarkuar në smartphonë do të jetë i mjaftueshëm. Nuk do të ketë më nevojë për kartat contact less dhe pagesat nga pajisjet elektronike. “Ne tashmë jemi duke eksperimentuar sistemin në Britaninë e Madhe – shpjegon Mastercard në MWC – ende duhet të sistemojmë anën e sigurisë meqë smartphone janë përdorur dhe pvrdoren për qëllime të ndryshme, por pothuajse jemi gati”.
Bileta në autobus?
Mungon pak, shumë pak dhe disa qytete në Evropë do të ofrojnë të njëjtin shërbim si në Londër: nuk ka më rradhë për të blerë biletën ose për të mbushur kartën: do të jetë e mjaftueshme të kaloni në kontrollorët e metrosë apo të autobusit dhe sistemi automatikisht do t’ju studiojë tarifën më t ë përshtatshme dhe do t’ju lërë të hyni dhe të paguani. .