Bëni para në mediat sociale si Kylie Jenner
Me mbi 250 milion ndjekës në mediat sociale dhe një perandori prej 900 milion dollarë, ju nuk mund ta mohoni se Kylie Jenner është bërë një specialiste e artit të tregimit në mediat sociale për të rritur popullaritetin e saj dhe për të promovuar linjën e saj të kozmetikës. Duke vepruar kështu, ajo shfrytëzoi markën e saj personale duke reklamuar drejtpërdrejt te konsumatori nëpërmjet përmbajtjeve tërheqëse dhe të shpërndara me efikasitet në kanalet e reja multimediale. Për ata që duan të jenë si Kylie të zgjerojnë markën e tyre dhe prezencen në mediat sociale, këtu janë pesë mësime mbi rrjetet sociale për të mësuar nga kjo perandori.
Njihni auditorin tuaj
Si një influencer global dhe e re që i përket një prej familjeve më të famshme në botë, Kylie ka pushtuar tregun e modës dhe të bukurisë. Ajo shfrytëzoi demografinë e Millennials dhe Gen Z që janë të pasionuar për tendencat e reja dhe janë rritur me reality TV dhe mediat sociale. Për këtë arsye, ajo u flet follower të saj në mënyrë të ngjashme sikur të bisedonte me miqtë dhe familjen. Ajo fokusohet për shpërndarjen e përmbajtjeve në Snapchat, Instagram dhe YouTube. Sipas hulumtimit të tregut, kjo përzgjedhje e përdoruesve sheh Instagram si platformën më të mirë për gjurmimin e markës, i drejtohet YouTube-it për këshilla shooping dhe shkon në Snapchat për të dokumentuar përvojat e tyre blerëse. Kylie përqëndrohet në këto kanale me markën e saj dhe strategjitë e shitjes për të marrë një qasje të plotë ndaj ekzekutimin e mediave sociale – duke u siguruar që ajo të maksimizojë shtrirjen e audiencës së saj. Pozicionimi dhe mesazhet e markës KylieCosmetics pasqyrojnë bazën e saj të njohurive të këtij segmenti dhe prodhojnë produkte rreth këtyre analizave, duke përfshirë “On Wednesday Matte Lip Kit” – një referencë për Mean Girls – dhe zhargoni “Damm Gina Gloss”.
Këshillë: Kuptoni audiencën e synuar për të krijuar një strategji të thellë të mediave sociale. të keni një fokus të qartë mbi pozicionimin e markës dhe përmbajtjeve që i referohet atij segmenti demografik.
Promovoni produktet tuaja
Fuqia e markës KylieCosmetics është se follower e saj në mediat sociale janë tifozë të vërtetë. Ata duan të dinë të gjitha detajet e jetës së saj të përditshme, nga cfarë ajo gatuan për mëngjes apo në cilin klub feston ditëlindjen, ose ndonjë fotografi të fëmijës së saj, Stormi. Duke qenë se publiku i saj është gjithmonë i ngjitur në çdo Snapchat Story ose Instagram Post, ajo e përdor këtë në avantazhin e saj dhe krijon përmbajtje në veçanti për koleksionet e saj të reja. Për çdo tre ose katër fotografi në Instagram që nxjerrin në pah jetën e saj personale, përfshihet edhe një foto me produktet që gjithashtu merr një sasi të madhe pëlqimesh dhe komentesh. Në Snapchat, u tregon follower-ve të saj të gjitha aspektet prapa skenave të prodhimit të KylieCosmetics duke shëtitur në fabrikën e saj, duke u thënë fansave të saj se kur do të lançohet koleksioni i ri duke promovuar shitjet flash me selfies.
Këshillë: Integro përmbajtje argëtuese dhe autentike që inkuriozojnë community tënd, përveç produktet që rrisin shitjet. Përfshini follower në jetën tuaj të përditshme në mënyrë që ata të lidhen me ju dhe të duan të blejnë produktet tuaja. Mendoni në mënyrë strategjike për përmbajtjet tuaja dhe numrin e posteve që krijoni, nga njëra anë të jenë të natyrës personale dhe në tjetrën në lidhje me produktet.
LEXO EDHE: S’keni memorie? Do të thotë që jeni me të vërtetë të zgjuar dhe smart
Injoroni haters
Trolls që komentojnë mbi përmbajtjen në rrjetet sociale, Kylie mëson se ju duhet të shkoni përtej shtypit negativ dhe të fokusoheni në vizionin tuaj. 630 milionë dollarë shitje që nga lancimi i saj në 2016, të dhënat dhe numrat mund të heshtin të gjithë haters. Duke injoruar anën negative, mund të fokusohem më shumë për t’iu siguruar komunitetit që më adhuron një qasje ekskluzive në dyqanet e mia dhe paraqitje të pop-up, si dhe për të krijuar një lidhje të veçantë me fansat duke iu përgjigjur përmbajtjes së tyre nëpërmjet kanaleve të mediave sociale.
Sugjerim: çdo hulumtim sipërmarrësi do të ketë gjithnjë pengesa, por gjithmonë do të vazhdojë të besojë në biznesin e tij dhe do të përballet me cdo problem. Dëgjo feedback-et e komunitetit për të përmirësuar produktin dhe përmbajtjen tënde, por mos harroni të shpërbleni pjesën e komunitetit që dëshiron që ju të keni sukses me oferta dhe përvoja të veçanta. Në përgjithësi, është më mirë të vazhdosh të publikosh përmbajtje në vend që të lejosh që negativiteti të dekurajojë pasionet tuaja.
Partnership me influencer
Kylie tashmë ka një rrjet të ndërtuar mirë të influencer-ve, por maksimizon shtrirjen përmes koleksioneve partner me nënën e saj, Krisin dhe motrat e saj, Kim, Khloe dhe Kourtney. Me çdo lancim të partnership ekziston një fushatë digjitale në shkallë të gjerë me video dhe postime në YouTube dhe postime në mediat sociale – pasi çdo Kardashian ka miliona follower. Përveç familjes së saj, Kylie tërheq influencer në fushën e bukurisë si MakeupShayla dhe Nicol Concilio për të siguruar kredibilitet të jashtëm në linjën e make-up nëpërmjet postimeve së saj në Instagram dhe tutorial në YouTube, ku ndajnë opinionet e kozmetikës.
Këshillë: Gjej influencues përtej komunitetit tuaj që mund t’ju sigurojnë një konfirmim të produkteve apo shërbimeve tuaja përmes përmbajtjeve në mediat sociale. Mund të gjesh influencues në mënyra të ndryshme. Për shembull: punoni me agjenci influencer, duke përdorur aplikacione të influencer-ve që lidhin markën me influencer, kërkoni hashtagët për të gjetur influencer relevantë në industrinë tuaj dhe më pas i kontaktoni ato përmes postës elektronike ose mesazheve të drejtpërdrejta në kanalet sociale për të filluar një bashkëpunim.
Përdorni përmbajtjet për t’i mësuar diçka të tjerëve
Nëse bëhet fjalë për një histori Snapchat apo një tutorial YouTube, Kylie përdor videot e mediave sociale për të edukuar komunitetin e saj. Ajo tregon koleksionet e saj duke i mbajtur në duar ato duke shfaqur video tutorial në YouTube se si të trukoheni. Duke treguar në mënyrë të thjeshtuar, ndjekësit e saj mund të mësojnë nga vetë ajo se si të arrijnë një pamje të ngjashme. Udhëzimet e saj nëpërmjet video-ve mbi make-up në YouTube kanë miliona shikues, duke demonstruar se komuniteti i saj është i interesuar të mësojë se si të rikrijojnë pamjen e tyre dhe të gjejnë make-up e reja të kozmetikës.
LEXO EDHE: Sa para duhen për të qënë të lumtur? Një studim na thotë shifrën e saktë
Këshillë: Përdorni videot në mediat sociale për t’i mësuar komunitetit tuaj se si të përdorin më mirë produktet tuaja. Kjo mund të bëhet duke u trajnuar përmes mësimeve në YouTube ose thjesht në IGTV që sapo është lancuar. Përdorni video të gjata për të ndihmuar ndjekësit tuaj të mësojnë më shumë për produktet ose shërbimet tuaja në mënyrë që ata të jenë lehtësisht të kuptueshme dhe argëtuese.
Mësimet në veprim
Duke analizuar se si Kylie ka qenë në gjendje të sjellë markën e saj në një nivel të lartë duke prodhuar vazhdimisht përmbajtje në platforma të shumta sociale që edukojnë dhe nxisin komunitetin e saj, ju mund të imitoni punën e saj për të përmirësuar biznesin tuaj. Këto pesë mësime mbi përmbajtet dhe community mund t’ju ndihmojnë në rritjen e prirjeve dhe shitjeve të markës, dhe në këtë mënyrë mediat sociale bëhen një kanal marketingu që sjell rezultate të pabesueshme.
LEXO EDHE:Si të lëmë përshtypje të mirë që në 7 sekondat e para
(13) Comments
… [Trackback]
[…] There you will find 26625 more Information to that Topic: dokadigital.com/beni-para-ne-mediat-sociale-si-kylie-jenner/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Information here to that Topic: dokadigital.com/beni-para-ne-mediat-sociale-si-kylie-jenner/ […]
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: dokadigital.com/beni-para-ne-mediat-sociale-si-kylie-jenner/ […]
… [Trackback]
[…] Info on that Topic: dokadigital.com/beni-para-ne-mediat-sociale-si-kylie-jenner/ […]
… [Trackback]
[…] Information on that Topic: dokadigital.com/beni-para-ne-mediat-sociale-si-kylie-jenner/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on to that Topic: dokadigital.com/beni-para-ne-mediat-sociale-si-kylie-jenner/ […]
… [Trackback]
[…] Information on that Topic: dokadigital.com/beni-para-ne-mediat-sociale-si-kylie-jenner/ […]
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: dokadigital.com/beni-para-ne-mediat-sociale-si-kylie-jenner/ […]
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: dokadigital.com/beni-para-ne-mediat-sociale-si-kylie-jenner/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Info here on that Topic: dokadigital.com/beni-para-ne-mediat-sociale-si-kylie-jenner/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Information here to that Topic: dokadigital.com/beni-para-ne-mediat-sociale-si-kylie-jenner/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Info here to that Topic: dokadigital.com/beni-para-ne-mediat-sociale-si-kylie-jenner/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Information here to that Topic: dokadigital.com/beni-para-ne-mediat-sociale-si-kylie-jenner/ […]