Apple shton aplikacionin e ri, kartelen mjekesore!
Kompania e menaxhuar nga Cupertino, shton brenda aplikacionit te iphone “health data” kartelat mjekësore për të shkarkuar direkt analizat e gjakut ne smartphone si dhe vaksinat.
Kartela mjekësore me të gjitha të dhënat personale shëndetësore, nga analizat e gjakut në vaksina, do te jene direkt nga spitali në celularin tuaj. Lajmi u be i ditur nga Apple dhe ende po testohet në Shtetet e Bashkuara.
Shërbimi i ri është pjesë e të rejave të iOS 11.3, update i sistemit operativ të iPhone dhe iPad që ndër të tjera do të shtoje edhe funksionet që lidhen me kontrollin e baterisë dhe performancën e smartfonit të tyre, premtime keto nga kompania e udhëhequr nga Cupertino , pasi u godit nga polemika për iphon-et e”ngadalësuar” dhe se bateria nuk funksionte mire.
Funksioni i ri “shëndetit” i lançuar nga Apple do të integrohet në aplikacionin e health date dhe do t’i lejojë përdoruesit të transferojnë të dhënat klinike në iPhone e tyre direkt nga spitalet dhe mjekët. Një duzinë institucionesh amerikane shëndetësore tashmë janë bashkuar me iniciativën, sipas faqes së internetit të New York Times. Apple thekson se të dhënat mjekësore të përdoruesve të tij do të jenë të koduara dhe të ruajtura në smartphones, kështu që asnjë informacion nuk do të jetë i arritshëm për kompaninë kaliforniane, vetem ne rast se përdoruesi vendos t’i shperndaje ato.
Lexo: Shleep, aplikacioni i studiuar nga mjeket hollandez per te fjetur mire!
Gjithashtu se shpejti vijne edhe Animoji i ri, ikonat animuar në iPhone X dhe veçori më të përparuara për realitetin e shtuar. Versioni 11.3 i iOS është në dispozicion nga 24 janari për studiusit dhe zhvilluesit, ndërsa për të gjithë përdoruesit do të mbërrijnë në pranverë.
(1) Comment
[…] Lexo: Apple shton aplikacionin e ri, kartelen mjekesore! […]