Apple Park, selia e re ka vetëm një të metë: shumë xhama. Dhe punonjësit përplasen.
Gjithmonë të fokusuar në iPhone-in e tyre, punëtorët e anijes kozmike të Cupertinit nuk shohin muret transparente. Për këtë arsye filluan të ngjisin në xhama post-it me ngjyra për të lajmëruar kolegët për “përplasjen” e mundshme. I Hoqën: prishin dizajnin
E bukur, e shkëlqyer, e përpunuar në çdo detaj. Selia e re Apple, e ashtuquajtur “Anije kozmike” është një punë arkitekturore për t’a admiruar dhe studiuar. Me efikasitetin e saj futuristik të energjisë, hapësirat e kohës së lirë dhe parqet ku mund të ecësh ose të bësh sport, është vendi i përsosur për të punuar. Por ka një të metë. Një pengesë që në aparencë duket minimale, por që po krijon një seri incidentesh midis seriozes dhe komikes. Apple Park është pothuajse tërësisht i përbërë nga xhamat. Dhe këto mure transparente janë të padukshme për sytë e punonjësve që shpesh ecin me sytë e fiksuar në iPhone. Dhe kshu i bëjnë të përplasen në xham. Ka ndodhur shumë herë tashmë – e pamundur të përcaktohet se sa – zbulon Bloomberg i cili foli me njerëzit brenda kompanisë. Punonjësit e shpërqendruar ngritën problemin dhe kërkuan një zgjidhje. Gjë që nuk i pëlqeu bosëve të tyre.
Asnjë post-it: prishin dizajnin
Punonjësit menduan të bashkëngjisnin Post-It me ngjyrë në dyert prej xhami, në mënyrë që të paralajmëronin kolegët për praninë e këtyre fletëve transparente dhe t’i shmangnin përplasjet. Gjë që s’bëhet: ato prishin dizajnin. Pra, fletët u hoqën. Dhe duhet gjetur një tjetër zgjidhje për problemin. Një problem ironik dhe stonues brenda kësaj ndërtese rrethore, projektet e të cilëve u hartuan që në vitin 2006. Mbulon 708 mijë metra katrorë dhe është ndërtuar nga një arkitekt i mirënjohur Norman Foster, ndër të tjera prapa restyling Apple Store. Ishte Steve Jobs i cili donte të krijonte një anije kozmike të bërë me xhama. Për të krijuar hapësira të mëdha dhe të hapura, të cilat përmirësojnë komunikimin. Dhe kështu u bë, një anije kozmike që strehon 13 mijë punonjës.
Incidenti në Apple Store
Nuk ka komente nga kompania, pavarësisht kërkesave të Bloomberg. Por një zëdhënës i Occupational Safety and Health shpjegoi se si u ngritën pyetje mbi sigurinë e ndërtesës si një vend pune në faqen e internetit të agjencisë qeveritare. Nuk është hera e parë që obsesioni për xhamin e Apple ka shkaktuar aksidente. Në vitin 2011, 83-vjeçarja Evelyn Paswall theu hundën duke u përplasur në një mur transparent në një dyqan Apple. Ajo vendosi të padisë kompaninë, duke argumentuar se ata duhet të vënë një shenjë për të njoftuar konsumatorët e hutuar. Cupertino në fund ra në një marrëveshje me zonjën në vitin 2013. Por ndoshta këtë herë, duke qënë se flitet për punonjësit e tij, ndonjë masë do t’i duhet ta marrë.
Lexo edhe: Apple Park, ëndrra e fundit e Steve Jobs