Apple mund të lancojë një kartë krediti në bashkëpunim me Goldman Sachs
Ky veprim shënon mbylljen me Barclays
Sipas një raporti të Wall Street Journal, Apple po përgatitet të lancojë një kartë krediti në bashkëpunim me Goldman Sachs.
Apple Pay, karda e kreditit e Apple dhe Goldman Sachs
Karta e re e kreditit, e cila do të shënojë fundin e partneritetit të Apple me Barclays, do të përdorë markën Apple Pay dhe duhet të lancohet në fillim të vitit të ardhshëm. Goldman Sachs gjithashtu mund të ofrojë shërbime të tjera bankare (të tilla si hua) për klientët e Apple.
Goldman Sachs vjen nga një partneritet shumëvjeçar me American Express dhe kartën Platinum. Ky vendim mbërriti disa muaj pasi Goldman Sachs bleu team-in Final, një start up që e ka bërë modelin e saj të biznesit bazuar në kartat e kreditit, duke u bërë një lojtar i rëndësishëm në këtë sektor.
Partneriteti u raportua të enjten nga Wall Street Journal. Andrew Williams, një zëdhënës i Goldman Sachs dhe Christine Monaghan, një zëdhënës i Apple, nuk kanë dashur të komentonin mbi këtv lajm.
Lexo edhe: “The future starts here”, ekspozita në Londër prezanton objektet e së ardhmes
Si do të funksionojë karta krediti Apple dhe Barclays?
Sa i përket Apple, masa duket se tregon një nxitje për adoptimin e Apple Pay nga ana e përdoruesve, por nuk është e qartë se si karta do të funksionojë në krahasim me atë se si vepron shërbimi momentalisht ose çfarë lloj përfitimesh kompania do të ofrojë për të tërhequr përdoruesit të pajtohen me të.
Karta mund të ndihmojë Goldman të përshtatet në jetën e përdoruesve të iPhone, të cilët përfaqësojnë një gamë shumë më të gjerë të konsumatorëve sesa kompania që i shërben aktualisht dhe përfundimisht t’i shtyjë ato drejt shërbimet të tjera që do të ofrojë banka.
Lexo edhe: Lamtumirë net neutrality, rregullat për një rrjet neutral shuhen nga 11 qershori!