Apple i jep “gaz” makinave me guide automatike
Jane 27 makinat per guiden autonome që Apple po teston në rrugët e Kalifornisë janë rritur nga 3 në një total prej 27: kompania duket qe po i jep gaz muhabetit.
Apple ka shtuar dy duzina automjete për flotën e veturave vetëlëvizëse që kalojnë nëpër rrugët e Kalifornisë, duke filluar vetem nga 3 makina per te kaluarn në gjithsej 27 makina. Bloomberg raporton këtë, duke zbuluar në këtë mënyrë se shtëpia Cupertino po rrit përpjekjet e saj per te arritur në sistemet autonome, mbi të gjitha, konkurrentin e Alhabet, Waymoh.
Vetëm një vit më parë (në prill) Apple kishte marrë leje për të testuar tre vetura në Kaliforni, tani numri i veturave autonome është rritur ne 24 njësi të tjera, siç njoftoi DMW, Departamenti i Automjeteve të Kalifornisë . Këto janë makinat sportive Lexus RH450h; 3 automjetet e regjistruara fillimisht nga prodhuesi i iPhone dhe iPad përfshinë SUV-të e Lexusit të punësuar nga Hertz Global Holdings Inc.
Lexo: Cili do te jete new entry e Coca Cola?
Ndryshe nga kompanitë si Waymo dhe Uber, Apple ka modifikuar Project Titan, një program që fillimisht kishte për qëllim krijimin e një makine elektrike të aftë te konkuroje, për shembull modelet Tesla, pastaj duke shkuar drejt ndërtimit të softuerit për ngarje autonome për t’u integruar në makinat e prodhuara nga prodhuesit ekzistues të makinave. Qershorin e kaluar, për herë të parë Tim Cook konfirmoi në një intervistë se Apple po fokusohet në sisteme autonome, dhe jo në një makinë me logo me mollën e kafshuar. Këto sisteme pastaj mund të shiten tek prodhuesit e makinave të cilët nuk duan të shpenzojnë kohë ose para për të zhvilluar platformat e tyre; kjo është e njëjta strategji e zbatuar nga Waymo dhe Uber.
Sidoqoftë, Apple ende ka një rrugë të gjatë për të bere dhe për të arritur konkurrentin Waymo. Ndarja e Google në fakt është testimi i teknologjisë te gasjes autonome në 6 shtete, krahasuar me Kalifornine në të cilën automjetet vetë-drejtuese të Apple po konkurrojnë. Megjithatë, ka disa kompani të teknologjisë dhe prodhuesi te makinave që punojnë në teknologjitë e gasjes autonome: midis tyre, Wolkswagen, Mercedes Benz, Tesla, Delphi Automotive, Bosch, Nissan, GM Cruise, BMW, Honda, Ford, Zoox, Baidu, NIO, Valeo , Subaru, Samsung Electronics, Roadstar, Qualcomm, Lyft, Phantom AI dhe Toyota.