Amsterdam kunder Airbnb
Amsterdam kundër Airbnb: numri i prenotimeve është përgjysmuar
Këshilli bashkiak i kryeqytetit holandez imponon host-eve te Airbnb dhenien me qera per nje kohezgjatje jo me shume se 30 dite.
Nga viti i ardhshëm do të jetë e mundur të marrësh me qira, por jo më shumë se 30 ditë, kundrejt 60 qe jane aktualisht maksimumi i kohezgjatjes se qendrimit me qira. Banorët e Amsterdamit, të cilët kanë një shtëpi te tyren apo kane nje shtepi me qira plus që kanë leje nga qiradhënësi, mund ‘i japin me qira jo më shumë se 4 personave në të njëjtën kohë. Kete e raportoi faqja e internetit Dutchnews.nl.
Nga njëra anë 19 mijë host, nga ana tjetër hotelet
Komisioneri Laurens Ivens, promotor i iniciativës, e kuptoi se reduktimi i kohës nuk është zgjidhja e kongjestionit te qytetit, por që së paku do të zvogëlojë problemet e shkaktuara nga turistët në disa zona dhe do t’a bëjë më pak miqesor përdorimin e shtëpisë si një mënyrë për të fituar para. Sipas Bo de Koning, public policy manager, kjo dispozitë mund të shkaktojë humbje në ekonominë lokale për 43 milionë euro dhe do te favorizojë hotelet. Për momentin, komuniteti Airbnb i Amsterdamit përbëhet nga 19 mijë hiost për një total prej 5 mijë apartamentesh.
Limitet e prenotimeve ne Evropë
Limiti prej 30 netëve nuk eshte i barabarte ne te gjithe Evropën. Paris është më bujari me 120 nete qendrimi, në Berlin është 60, 90 në Londër. Dhe në Shqiperi? S’merremi fare me kete pune…