Amazon projekti i ri për krijimin e një banke
Amazon dëshiron të krijojë një bankë (dhe po bën gati llogarinë e parë rrjedhëse)
Gjigandi Jeff Bezos punon nën sëbashku me Jp Morgan në një projekt të dedikuar veçanërisht të rinjve
Llogaria rrjedhëse. Ky është objektivi tjetër i Amazon. Gjigandi i eCommerce jo vetëm që do të dijë se çfarë blini, ku jetoni, atë që hani, atë që dëgjoni, cilat libra ju lexoni, cilat filma ju pëlqejnë, cilat ilaçe ju merrni. E pra, jo vetëm që të ndez dritën e shtëpisë dhe ju paralajmëron me një foto kur ju ka dorëzuar pakon, por gjithashtu do që të dijë edhe sa para keni në bankë. Kompania është duke punuar në këtë projekt së bashku me Jp Morgan dhe Capital One Financial dhe flitet për një partneritet që mund të kombinojë platformën më të madhe të eCommerce së Amerikës me bankën më të madhe në vend.
I ngjashëm me një llogari rrjedhëse
Sipas Wall Street Journal, flitet të jetë një produkt jo shumë i ndryshëm nga një llogari bankare e zakonshme, me një emër të qartë dhe e destinuar për klientët e rinj dhe ata që nuk kanë llogari bankare. Amazon do të ketë kthimin e saj në të dhëna të ndjeshme mbi të ardhurat e përdoruesve të tij dhe zakonet e tyre të shpenzimeve dhe më pak komisione në lidhje me kompanitë financiare. Në këtë pikë s’mund ta quajmë më thjesht një dyqan në internet. Amazon dhe Jp Morgan, ndër të tjera, nuk është hera e parë në të cilën bëjnë një marrëveshje sëbashku. Muajin e kaluar ata bashkuan forcat me Berkshire Hathaway për të krijuar një kompani jofitimprurëse për kujdesit shëndetësor.
Lexo edhe: Lacoste, krokodili jep dorëheqjen si protagonisti kryesor