Amazon mund t’i heq Google monopolin e reklamave
Amazon ushtron fuqi gjithnjë e më të madhe si motor kërkimi dhe si dyqani online me I madhe në botë. Gjithashtu mbikëqyr advestising
Amazon ushtron nje fuqi gjithnjë e në rritje si motor kërkimi dhe si dyqani më i madh online në botë. Platforma e Jeff Bezos zgjeron horizontet e saj (- sikur Amazon Prime Video ende nuk e ka bërë këtë!) – dhe synon të vendosë një strategji reklamimi gjithnjë e më bindëse.
Një studim nga kompania Kenshoo zbuloi se 72% e përdoruesve vizitojnë Amazon para se të bëjnë një blerje dhe kur duan të bejne kerkime në internet.
Një motor kërkimi i fuqishëm
Amazon është në të vërtetë një motor kërkimi i përsosur nëse kërkoni informacionin per produktin:
- Është një motor kërkimi specifik: përdoruesit mund të kërkojnë ndonjë produkt dhe të marrin rezultate relevante në një mënyrë efektive dhe të shpejtë, shumë më tepër sesa mund të bëjë Google;
- Faqet Amazon Produkt janë një minierë ari e vërtetë për konsumatorët: çmimi, përshkrimi, fotot, mesazhet e njerezve te tjere ofrojnë klientëve një avantazh të konsiderueshëm.
Derisa dikush tjetër nuk arrin të tejkalojë modelin e tij të biznesit, Amazon do të vazhdojë të jetëkanali i preferuar për shitjen e produkteve, por jo vetëm. Duket se interesi i kolosit te Jeff Bezos është duke u zhvendosur drejt një ndikimi në rritje të mënyrës se si reklamuesit po përdorin motorin e kërkimit.
Lexo edhe: Amazon punetoret me nje byrzylyk ne dore per t’i kontrolluar ne cdo veprim!
Një platformë reklamash ne vije te drejte
Reklamimi në platforma të tilla si Amazon lejon markën që të kuptojë më mirë sjelljen e konsumatorit dhe në fakt të reklamoje ato reklama qe kanë më shumë mundesi të trasformohen në shitje.
Amazon i njeh preferencat e vërteta të blerësve, e di atë që po bëjnë dhe cilat janë produktet më të mira që te sugjerojë për blerje.
Sfida e Amazon është e rëndësishme sepse mund të shkatërrojë monopolin e Google për kërkime dhe reklama.
Edhe Facebook mund të kërcënohet nga strategjia e zgjerimit të Amazon. Në vitin e ardhshëm, do të shohim një zhvillim progresiv të një sistemi reklamimi për produktet Amazon, kjo në sajë të partneriteteve dhe bashkëpunimeve me markat më të njohura.
Advertising mund të sjellë perfitime të qëndrueshme dhe të shëndetshme me kalimin e kohës. Në vitet e fundit, Bezos & Co. kanë ndërtuar hap pas hapi një platformë marketingu të aftë për të fituar para falë madhësisë së vazhdueshme të audiencës së saj.
“Reklamimi është biznesi më fitimprurës në botë”, tha Jay Kahn, partner i Light Street Capital. Një shembull është gjigandi kinez i e-commerce AlibabGroup Holding.
Për vite të tëra, Amazon ka kontrolluar botimin e reklamave nga frika e blerësve, te cilet ishin mësuar ne zgjedhjen e asaj cfare duan të blejnë bazuar kryesisht në mesazhet e konsumatorëve te tjere dhe çmimin, jo në një “detyrim”.
E ardhmja e advertising online
Sipas eMarketer, deri në vitin 2021, reklamimi në faqet e internetit dhe pajisjet mobile do të perfaqesoje gjysmën e shpenzimeve reklamuese të SHBA, duke fituar më shumë se televizion, radio, gazeta dhe tabelat.
Biznesi reklamues i Amazon ka gjeneruar 1,7 miliardë dollarë të ardhura vitin e kaluar, krahasuar me 35 miliardë dollarë të Google dhe 17,4 miliardë dollarë të Facebook. Por është e pamundur të mos vëreni se biznesi po rritet me shpejtësi, sepse kompanitë si Procter & Gamble dhe Mondelez e konsiderojnë Amazon si “raftet dixhital” ku duhet fituar sfida e blerjeve.
Amazon ka një platformë reklamimi që asnjë kompani tjetër nuk mund të ndeshet: një dyqan në internet që shet qindra miliona produkte dhe posedon së bashku argetimet ne streaming dhe një bazë të dhënash të pabesueshme të preferencave të konsumatorëve.