Amazon largon përdoruesit që janë më shpesh “të pavendosur”
Pa shpjegime, gjiganti i tregtisë botërore eliminon profilin e atyre që kthejnë mbrapsh shumë produkte të blera
Amazon deklaron luftë ndaj të pavendosurve dhe eliminon llogaritë e atyre që kthejnë mbrapsh shumë produkte të blera. Politika e kthimit të lehtë të produkteve të blera është një nga zgjedhjet që e bënë Amazonin gjigantin që njohim sot. Në kohë kur rrjeti online ishte ende një vend i errët dhe ecommerce një mënyrë e blerjes që ngjalli shumë dyshime, Bezos vendosi t’u oforjë falas blerësve mundësinë për të kthyer mbrapsh, blerjet e bëra gabimisht dhe pa dhënë shpjegime. Problemi, megjithatë, është se tani ata klientë që ekzagjerojnë Amazon i eliminon nga sistemi.
Asnjë shpjegim
Siç është nënvizuar nga Wall Street Journal, disa përdorues kanë parë që llogaria e tyre është eliminuar papritmas. Një në veçanti ka postuar edhe një email në të cilin kompania I ka kërkuar shpjegime për kthimet e shumta të bëra vitin e kaluar. Siç mund ta shihni, nuk është e qartë se sa do të thotë “shumë” kthime të mallit apo sa është limiti i kthimeve që mund të bëhen. Nga njëra anë, politika e kthimit në Amazon nuk bën të qartë se kthimi i shumë artikujve mund të çojë në eliminimin e llogarisë nga faqja, por nga ana tjetër kushtet e përdorimit theksojnë se kompania mund t’i mbyllë llogaritë sipas gjykimit të saj. Nuk është hera e parë që ndodh. Vetëm një muaj e gjysmë më parë disa përdorues Prime kanë parë llogaritë e tyre të eliminuara pa ditur pse. Çështja ende nuk është zgjidhur dhe tani po meditojnë për një class action.
Masa kundër abuzimit
“Ne duam që të gjithë të jenë në gjendje të përdorin Amazon, por ka raste të rralla kur dikush abuzon shërbimin tonë për një periudhë të gjatë kohore”, tha një përfaqësues i Amazon në lidhje me aeliminimin për shkak të shumë kthimeve të mallrave. “Nuk është e lehtë pvr ne marrja e këtyre vendimeve, por me mbi 300 milionë klientë në mbarë botën, marrim masat e duhura për të mbrojtur përvojën e të gjithë klientëve tanë. Nëse një klient beson se kemi bërë një gabim, ne inkurajojmë ata që të na kontaktojnë drejtpërsëdrejti, në mënyrë që ta shqyrtojmë së bashku llogarinë dhe të ndërmarrim hapat e duhura “. Megjithatë, për momentin, anulimi i llogarisë për shumë kthime duket më shumë i kufizuar në Shtetet e Bashkuara.