Amazon Go, hapi sot dyert ne Seattle, pa kasa dhe pa shitese…
Amazon hap Seatle, Supermerkata pa kasa dhe shitese
Shpenzimet kontrollohen nga mijera sensor telekamerash, te cilet lidhen me cdo klient me produktin qe ai ve ne karroce, dhe ne dalje nje sistem inteligjente artificial te dergon llogarine nepermjet aplikacionit mobile.
Quhet Amazon Go, dhe eshte supermerkata pa kasa dhe kasiere, kontrollin se cfare klientet vene ne karroce dhe prezantimin e llogarise e bejne nje seri sensoresh te lidhur me nje software e inteligjences artificale. Supermerkata automatike e Amazon, per momentin po testohet, sot eshte hapur ne Seattle, ne katin e pare te nderteses qe ndodhet ne lagjen kryesore te kompanise me te rendesishme ne bote per shopping online.
Si fuinksionon?
Menyra e funksionit e kesaj menyre te re eshte shume i thjeshte: hyne klienti, behet njohja e tij nepermjet nje aplikacioni te shkarkuar ne smarthone e tij, dhe kshu fillon blerjet. Gjate qendrimit ne dyqan, sensore te vendosur ne rafte dhe me qindra telekamera te vena ne tavan percaktojne cfare secili nga klientet ka vene ne karrocen e tij. Ne dalje nuk ka as kasiere dhe as kasa; eshte gjithmone aplikacioni, nje here qe del nga pjesa e dyqanit, i cili te dergon llogarine.
Hapja e ketij modeli te ri supermerkate u njoftua nga Amazon ne dhjetor te vitit 2016, por disa te meta teknike zgjaten projektin nje vit me shume, ne fakt ndodhte qe sistemi i inteligjences artificiale i machine learning i cili kontrollonte supermerkaten kishte probleme ne kontrollin e dyqanit ne raste te nje klientele shume te madhe ne numer, ne kete menyre ngatarronin klientet nese ishin shume. Tani, duket se cdo gje eshte zgjidhur dhe funksionon mire, kompjuterat arrijne te lidhin korrektesisht klientin me artikullin te cilin kane zgjedhur.
Megjithese sistemi, duket se funksionon plotesisht mire, per momentin kompania e Jeff Bezos nuk ka plane per te zgjeruar teknologjine ne dyqanet te tjera: as ato qe jane Amazon, as ne 470 te zinxhirit te supermerkatava Whole Food Market, qe Amazon bleu per vetem 14 milion dollare. Kjo nuk do te thote se eksperimenti do te mbetet i kufizuar ne Seattle…