Alibaba do te filloj shitjen e automjeteve nepermjet distributoreve automatik
Alibaba do te shesi auto nepermjet distrubutoreve automatike.
Gjiganti kinez e_commerce ka lancuar pikat e shitjeve automatike per te bere te mundur blerjen e nje makine, nje proces kaq i lehte sikur te blinit nje Coca Cola
Alibaba do te filloje shitjen e makinave ne Kine, duke perdorur distributor automatik me permasa gjigande. Kete muaj, gjigandi kinez i shopping online parashikon instalimin e dy pikave shitje te ketij lloji, I pari ne qytetin e Shangai dhe I dyti ne Nanchino.
E shpallur ne muajin gusht te vitit te kaluar, nepermjet plataformes online Tmall, pjese e grupit Alibaba, vendimi i marre me shtepine automobilistike Ford eshte konfermuar dhe eshte operativ.
Pervec bashkepunimit per zhvillimin e teknologjise cloud computing dhe perdorimin e sistemit operativ AliOs, gjithashtu parashikon edhe shitjen e drejtperdrejte te makinave prodhuese amerikane, konsumatorit nepermjet internetit. Perfshire ketu modelet ibridi dhe elektrike.
Marreveshja synon te eksploroje mundesi te reja per te ripercaktuar menyren te cilen konsumatoret blejne automjete nepermjet kanaleve dixhitale dhe strukturat e ardhshme te distributoreve automatik te automobiljeve. Klientet do te perdorin celularet per te kontrolluar dhe per te zgjedhur makinen qe atyre u intereson.
Si do te funksionoje?
Fale aplikacionit Taobao per shopping mobile e Alibaba, perdoruesi do te jete ne gjendje ne piken e shitjes automatike,te personalizoj blerjen e tij dhe te prenotoj modelin e makines, ate qe seleksionon nga smartphone.
Ne kete pike do te jete e mjaftueshme nje selfie ose, ndryshe nje kod per te lejuar hyrjen ne piken e shitjes automatike. I cili do te jete ne gjendje te njohi klientin single dhe t’i lejoj marrjen e makines nepermjet sistemit te njohjes se fytyres.
Iniciativa e Alibaba, pervec Ford, moren pjese edhe shtepi te tjera automobilistike si Audi, Mercedes-Benz, Bmws dhe Volvo. Perdoruesve me te akredituar me profilin me te larte te kreditit do t’i jepet mundesia te marrin ne prove per tre dite nje model, me nje limit prej 5 testesh dhe per nje periudhe 2 mujorshe.
Per te bere nje krahasim te permasave te nje garazhdi/distributiv, kompania konfermoj qe self-service do te zere mesatarisht 200 mt katror me simbolin e Cat Tmall mjaftueshem te dukshem.
Kina ka nje treg automobilistik ne zhvillim te forte, dhe sipas McKinsey do te kontribuoje deri ne 2022 ne me shume se gjysmen e shit-blerjeve globale. Alibaba kerkon te pozicionohet ne menyren me te mire te mundshme me perdorimin e mjeteve me te avancuara teknologjike, duke kombinuar shitjet online me ato offline.
Gjiganti e_commerce Jack Ma brenda ketij viti, ka ne program installimin e shume pikave te distributorit automatik ne qyetet te ndryshm te Kines, dhe sipas parashikimit te tij, do te perfaqesojne nje faktor ne trasformimin dhe rinovimin e sektorit te automobilave.