Al Mit; kane zbuluar një metodë injektimin e ilaceve direkt në tru.
Një gjilpërë mikroskopike dhe pompa te vogla të implantuara në kafkë lejojnë injektimin e substancave që shërojnë sëmundjet neurologjike në nivel lokal duke reduktuar kshu efektet anësore.
Një nga problemet kryesore që lidhen me marrjen e ilaceve është për shkak të efekteve anesore që mund të ketë menyrat qe ne i marrim. Sipas The Next Web, disa shkencëtarë nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit (MIT) kanë vendosur që të zhvillojnë një sistem i cili përdor një teknologji të thelluar te implantit celebral për marrjen e medikamenteve që trajtojnë çrregullimet neurologjike dhe problemet mendore.
Një gjilpërë mikroskopike në tru
Sistemi, i cili quhet “miniaturized neutral drug delivery system (MiNDS)“, përdor një gjilpërë mikroskopike (150 mikronë në diametër), me tuba ne brendesi. Kjo gjilpërë është e lidhur me pompa te implantuar në kafkë. Ky sistem mund të injektojë substancën drejtpërsëdrejti në zonën e trurit që ka nevojën për një periudhë te gjate prej rreth dy muajsh.
Si behet injektimi
Testet e para të teknologjisë u bënë në minjtë dhe majmunët dhe u vërtetuan se janë efektive. Dhënia indirekte e ilaceve, para se të arrije funksionin e saj në tru, në shumicën e rasteve shkakton probleme në pjesë të tjera të trupit. Po flasim për trajtimin e sëmundjeve të tilla si skleroza multipla, Parkinson ose depresioni. Ilacet e marra gojarisht, para se të veprojnë në tru për të trajtuar këto sëmundje, shkojnë pothuajse kudo në trup. Gjetja e një metode pune për të shmangur kete duke vepruar në nivel lokal mund të reduktojë ndjeshëm problemet e tjera shtese që njerëzit qe vuajne nga keto semundje hasen gjate kohes qe kurohen.
Lexo: Content Curation; 10 Tool qe ju vijne ne ndihme per ke merret me marketing
Vëzhgoni ndryshimet në tru
“Ne mund të japim sasi shumë të vogla të shume barnave në krahasim me atë që mund të bëjmë intravenozë ose ne rruge orale dhe gjithashtu mund të manipulojmë ndryshimet e sjelljes përmes ilaçeve”, tha Canan Dagdeviren, LG Electronics Carees Development Assistant Professor of Media Arts and Sciences, dhe autori kryesor i studimit që u botua në numrin e 24 janarit të Science Translational Medicine. Prandaj, në fakt, ky sistem, përveç ofrimit alternative të një trajtimi ndryshe, gjithashtu lejon një vëzhgim më të afërt të funksionimit të trurit nëpërmjet futjes së elektrodave dhe monitorimit të ndryshimeve mekanike dhe kimike që ndodhin brenda tij.
Shërimi i shumë sëmundjeve
Natyrisht nëse teknologjia do të ishte e efektshme për njerëzit, nuk do të ndalonte vetem ne trajtimin e sëmundjeve neurologjike: “Meqenëse pajisja është e përshtatëshme, në të ardhmen mund të kemi kanale të ndryshme për substanca të ndryshme për të sulmuar tumoret, Parkinson Alzheimer, “shtoi në revistën e MIT Dagviren. “Edhe pse shkencëtarët duhet të gjejnë molekulën e përsosur për trajtimin e këtyre sëmundjeve, por do te mbete problemi i metodës së marrjes se ilacit. Kemi nevoje urgjente per gjetjen e metodave te reja “, tha Ann Graybiel, një nga autorët e studimit.