Airbag për smartphone
Fundi i anktheve për ekranin e smartphone: Mbërrin cover-airbag-it arrin ta mbrojtur atë nga rëniet.
Shpikja e vitit mund të jetë Spider App, nëse mban premtimin për të shpëtuar ekranin e smartphone tuaj nga pasojat e rënieve shkatërruese në të cilat të gjithë dorëzohemi – duhet thënë, kundër vullnetit tonë. Sistemi, i zhvilluar nga Philip Frenzel, një student i mekatronik (pak mekanike, pak elektronike) nga Universiteti i Aalen, Spider App është një lloj airbag për telefonat celularë që në vend të topit që fryhet, përdor 8 krahë elastikë që në rastin e rënies ata favorizojnë fryrjen, duke e mbrojtur atë (shprehet shpikësi) nga katastrofa.
Cover inteligjente. Amortizatorët, të palosur brenda kapakut të posaçëm që përmbajnë smartphone, aktivizohen nga një sensor inercial që në rast nevoje shkakton hapjen. Lirimi është praktikisht i menjëhershëm dhe shpejtësia e prodhimit të absorbimit të goditjeve është ajo që lejon sistemin të mbrojë smartphone edhe në rast të rënies nga një lartësi e moderuar.
Një herë që kemi shpëtuar telefonin, 8 këmbët mund të palosen në brendësi të mbrojtjes dhe janë menjëherë të gatshëm për t’u përballur me rëniet apo përplasjet e reja: të gjitha në një cover pak më të trashë se sa një cover normal. Shpikja fitoi në Frenzel një çmim të veçantë e vënë në dispozicion nga German Mechatronics Society dhe së shpejti do të jetë e mundur të rezervohet në Kickstarter.
LEXO EDHE:Sa vlen brand-i CR7 i Cristiano Ronaldo