Accenture sjell “Drishti”, inteligjencën artificiale për personat me vështirësi shikimi
Në Mobile World Congress në Barcelonë, vjen zgjidhja për të përmirësuar cilësinë e jetës së njerëzve me dëmtim të shikimit. Ja se si aplikacioni celular analizon dhe përshkruan realitetin duke na dhënë në kohë reale insight vokal të dobishëm për të përmirësuar jetën e përditshme
Të ndihmosh njerëzit me aftësi të kufizuara që të kenë një jetë më të lehtë duke shfrytëzuar AI (inteligjencën artificiale). Accenture u kujdes për të realizur një gjë të tillë, dhe në këto ditë në stand-in e ngritur në Mobile World Congress në Barcelonë të lejon të provosh realisht aplikacionin Drishti. Kjo është një zgjidhje destinuar për njerëz të dëmtuar nga shikimi është studiuar dhe zhvilluar nga Accenture Lab në Bangalore në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare për të Verbërit (National Association for the Blind) në Indi. Drishti në sanskritisht do të thotë “vizion”, por ajo është gjithashtu një akronim për “Disambiguating Real Time Insights for Supporting Humans with Intelligence”, nënkuptohet si aftësia për t’i bërë koerentë informacionet e përfituara. Drishti shfrytëzon teknologjitë e inteligjencës artificiale, njohjen e fytyrës dhe brezin e gjuhës natyrale për të përfituar informacione, t’i përpunojë dhe të japi në kohë reale inights vokalë të dobishëm për të përmisuar jetën e përditshme të njerëzve të prekur nga mungesa e aftësive vizuale.
Lexo edhe: Profilet më të kërkuara (dhe të paguara) për vitin 2018?
IA dhe njohja e fytyrës “tap”
Me një (tap) trokitje të lehtë dhe të thjeshtë në ekranin e smartphone-t tuaj, aplikacioni Mobile analizon skenën në të cilën përdoruesi është dhe ja përshkruan atë me hollësi ( “Në tryezë ndodhet një smartphone Samsung i zi”, “në rrugë është duke kaluar një makinën e bardhë tip sedan “). I tregon se sa njerëz janë afër tij në atë kohë, në qoftë ata janë ulur ose në këmbë, moshën e tyre, nëse është mashkull apo femër … Por mbi të gjitha, është në gjendje për të kuptuar (në sajë të algoritmeve që miksojnë njohjen e fytyrës dhe inteligjencën artificiale ) cfarë emocionesh ata ndiejnë, nëse kanë një fytyrë të lumtur, të trishtuar ose nëse janë të zemëruar. Bëhet fjalë për një zgjidhje e dizajnuar në favor të njerëzve me shikim të dobët dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre.
Drishti mund të integrohet me syze smart që lidhen me smartphone nëpërmjet Bluetooth, për të ndihmuar përdoruesin të identifikojë pengesat (një derë prej xhami, për shembull) i pranishëm në një rrugë që përshkruhet në këmbë. Por App gjithashtu punon si një përkthyes audio i faqeve të shkruara, në sajë të fuksioneve të integruara të njohjes së karakterit optik (OCR). Kjo zgjidhje u zhvillua nga Accenture si pjesë e strategjisë Tech4Good, e cila synon të gjejë aplikacione të gjeneratës së fundit të teknologjive digjitale për të zgjidhur sfida komplekse sociale dhe humanitare.