Video Marketing strategjia fituese ne epoken e social media
Video marketing; tendenca e 2018 ne internet dhe ne rrjetet social Facebook, Youtube, Instagram, Twitter dhe Snapchat.
Publikimet e reklamava apo dhe vete profileve, ne forme video kane pushtuar internetin duke filluar nga faqet e internetit dhe deri ne rrjetet sociale. Jeta jone e perditshme nuk eshte me nje sekret per askend. Video marketing, nuk eshte thjesht tendenca ne rritje midis profesionisteve te marketingut eshte dhe nje publikim i preferuar edhe nga vete konsumatoret. Kjo do te thote te bejme nje tranzicion nga publikimi nepermjet nje teksti te shkruar ne publikimin nepermjet videove. Ate te cilen deri dje e shkruanim sot e bejme me regjistrim.
12 statistikat te cilat na zbulojne perse ne internet investohet ne video marketing dhe ne 2018 keto investime do te rriten akoma edhe me shume
- Mbasi shikohet nje video, 64% e shikuesve ka me shume mundesi per te blere nje produkt
- Perdorimi i nje video ne faqen tuaj te internetit mund te rrisi kureshtjen e ndjekesve
- Perdorimi i videove nepermjet email sjell nje rritje te perqindjes se klikimeve nga 200-300%
- 90% e atyre qe shohin videon konfermojne se videot per produktet jane te dobishem per ta derguar ne procesin perfundimtar te blerjes
- Youtube deklaron se shikueshmeria e videove nga smarphone rritet cdo vit 100%
- Videot mund te rrisin 53% mundesine qe faqja e internetit te nje bisnesi te renditet ne faqet e para te motorit te kerkimit Google
- Nese videot jane terheqese per ndjekesit 76 % e tyre do ta shperndajne ate video
- Nje perdorues mesatar i internetit kalon 16 minuta ne dite per te pare video publicitare online
Me gjithe keto statistika, keto shifra dhe fakte ende bisneset sidomos ne Shqiperi sot jane te lekundshem ne mendimin e nje investimi ne video marketing, ndoshta dhe ne marketingun dixhital ne pergjithesi.
Si funksonojne keto “video”?
Nepermjet videos kompania juaj mund te tregoje se kush jeni, cfare beni ju, cilat jane vlerat e kompanise, duke shpjeguar ne menyre te thjeshte dhe te qarte karakteristikat e produktit qe ju shisni. Fuksionojne mire dhe japin rezultat videot qe tregojne klientet te cilet deshmojne produktin, tregojne eksperiencen e tyre ne lidhje me produktin apo sherbimin e kompanise. Te thuash te vertetetn ndihmon ne ndertimin e nje relate besimi midis konsumatorit dhe produktit tuaj e cila eshte edhe baza e shitjes.
Funksionojne ato video te cilat tregohet ne cilen menyre produkti mund te plotesoje nevojat e klientit, duke ofruar zgjidhje problemeve te tyre, video te cilat terheqin, emocionojne dhe percjellin kenaqesi tek publiku. Nese video realizohet sic duhet, me se miri, do te ndihmojne jo vetem rritjen e shitjeve por do te promovojne edhe emrin e kompanise.
Te gjitheve u pelqen te degjoje nje histori te bukur, te treguar bukur, interneti eshte vendi i duhur per ta shfaqur video-historine. Suksesi sic e thash dhe me lart, i strategjise varet nga relata e besimit qe arrini te krijoni midis produktit dhe konsumatorit final, pra bleresit. Video eshte mjeti qe ka me shume probabilitet te godase mire ne zemer te konsumatorin, shume here me mire sa nje publikim me shkrim.
Sic thame, nje person mesatarisht perdorues I internetit I ekspozohen rreth 32 video ne muaj dhe kalon 16 minuta ne dite te shikoj nje video-publicitet online. Nuk do doje qe te pakten 1 minute nga keto 16, te ishit ju?
Nese askush nuk ju njeh, nuk njeh produktin tuaj, sherbimin tuaj, atehere eshte e veshtire te shesesh ate cka ofron pavaresisht nga kualiteti I mire dhe I shkelqyer qe mund te keni. Rrjetet sociale eshte mjeti me I mire per te bere te degjohet zeri juaj jo vetem ne Shqiperi por ne te gjithe boten, kjo do te thote qe ke mundesine te trokasesh cdokund.
Mendo, nje minute e nje video vlen, 1.8 milion fjale. Nese arrita te te mbush mendjen puno per video-strategjine tuaj duke filluar qe sot. Zgjidh objektivin dhe mendo se cfare kerkon te arrish nepermjet videos, reflekto per historine te cilen do te tregosh, zgjidh platformat ku deshiron te publikosh gjithashtu mendo edhe mjetet qe te nevojiten per ta realizuar, shkruaj shkruaj shkruaj, ky eshte nje tjeter gabim, ne kemi ide, cdo mendim, cdo ide, cdo gje shkruaje, te ndihmon te kuptosh me shume, shkruaj dhe nenvizo te gjithe pikat qe mendon te citosh ne video, ndize videokameren, regjistro. Nese nuk te pelqen fshije dhe fillo nga fillimi. Kur te jesh gati, promovo publikimin tend ne rrjetet sociale, kerkoni nje feedback publikut tuaj dhe keshilla per videon e rradhes, cfare do te preferonin.
Ketu keni dhe nje shembul te video-marketing Like a Girl-Always fushata publicitare ne qershor te 2014. Mund te klikoni me poshte. Nje nga publikimet me te famshme. Eksperimenti qe tregonte video ishte i thjeshte. Konsistonte ne pyetjen drejtuar femive nga mosha 5 deri ne 20 vjec, te benin sikur vraponin, sikur hidhnin dicka, apo sikur ziheshin me dike, t gjitha keto si do te mund ta “shprehte nje femi”
Kompania tregoj me kete fushate madheshtore se si disa fjale te thjeshta mund te kene fuqine per te levduar apo denigruar dike dhe se si nje fjali e vetme eshte ne gjendje te shkaterroje apo te ndikoje ne perceptimin e nje zhanri te tere.
Fushata u be kaq e njohur sa fitoj cmimin EMMY 2015 si publiciteti me I mire I vitit.