7 zakone që do t’ju bëjnë një person më interesant
Njerëzit interesantë kanë një magnetizëm të veçantë. Ata tregojnë histori të pabesueshme dhe bëjnë jetë të pazakonshme. Por çfarë i bën ata aq tërheqës? Më shumë se çdo gjë tjetër, ata janë kuriozë. Një person interesant është gjithnjë entuziast për të eksploruar botën dhe kjo energji pasqyrohet tek të tjerët . Disa njerëz janë interesante nga vetë natyra, por ka edhe mënyra të tjera angazhimi për t’u bërë më interesantë. Dr Clair Nixon është e njohur në Universitetin A & M të Teksasit si një mësuese tepër interesante (e cila për shumë njerëz do të duket pothuajse një oksimor). Kontabiliteti është një temë e vështirë për ta bërë atë sa më funny, kjo është arsyeja pse Nixon është kaq e veçantë. Ajo është mjaft e aftë t’i bëjë gjërat më stimuluese, e cila nuk mëson vetëm kontabilitietin, por gjithashtu jep leksione se si të bëheni më interesant.
Në fakt, çdokush mund të mësojë të jetë më interesant, gjë që është dicka e mrekullueshme, sepse mund t’ju ndihmojë të forconi rrjetin tuaj dhe të fitoni më shumë konsumatorë. Ka zakone të ndryshme që shumë njerëz interesantë kanë të përbashkëta. Ndonjëherë këto zakone formohen natyrshëm, por në të shumtat e rasteve janë rezultati i përpjekjeve të vetëdijshme. Ja çfarë bëjnë njerëzit interesantë për ta bërë veten më aktraktivë.
–Ata janë të pasionuar. Merrni Jane Goodall: një person interesant në aktivitet të plotë, ajo u largua nga shtëpia e saj në Angli dhe u zhvendos në Tanzani në moshën 26 vjeçe për të filluar studimin e shimpanzive. Ajo u bë vepra e jetës së saj dhe Goodall iu kushtua plotësisht çështjes, duke i frymëzuar shumë të tjerë që të bënin të njëjtën gjë. Njerëzit interesantë jo vetëm që kanë interesa: ata kanë pasione dhe i dedikohen plotësisht atyre.
–Ata përpiqen të bëjnë gjëra të reja. Njerëzit interesantë bëjnë atë që i intereson atyre. Ata e dinë atë që duan, dhe ata janë aq të guximshëm sa të bëjnë gjithçka për ta arritur atë. Kjo shpesh nënkupton të provosh gjëra të reja, gjëra që shpesh herë në fillim duken të paarritshme. Kërkimi i përvojave të reja është pozitive edhe për humorin tuaj. Njerzit e lumtur janë magnetikë dhe janë më pozitivë se sa njerëzit të cilët qëndrojnë me turinj.
-Ata nuk i fshehin idetë e tyre. Njerëzit interesantë shpesh kanë preferenca të pazakonta që nuk përshtaten me normalen. Ata janë të hapur dhe pa komplekse. Miliarderi Warren Buffett, për shembull, kurrë nuk i është përshtatur një stili jete ekstravagant. Ai ende jeton në të njëjtën shtëpi modeste që bleu në vitin 1958 për 31.500 dollarë. Mund të duket e çuditshme që një njeri tepër i pasur mund të jetojë kaq thjeshtë, por Buffett nuk sakrifikon preferencat e tij për t’u dukur tek të tjerët.
-Ata nuk ndjekin turmën. Asgjë nuk është më e mërzitshme sesa ndjekja e turmës, dhe njerëzit interesantë kanë për qëllim të ndjekin idetë e tyre. Shpesh ata nuk janë kundër atyre gjërave që bëjnë të tjerët: vetëm se njerëzit interesantë janë inovatorë, ato thyejnë rregullat për të ndjekur ide të reja, emocionuese (madje edhe interesante).
-Ata kontrollojnë egon e tyre. Një egocentrik nuk është kurrë interesant. “Egomaniakët” pretendojnë shumë dhe gjithmonë shqetësohen nga pyetja “si?”. Ajo është e lodhshme dhe është gjithashtu e pandershme. Merrni Oprah Winfrey, një person interesant dhe e interesuar. Në një fjalim në vitin 2008 në një klasë në Universitetin Stanford, ajo tha: “Sekreti është që të mësojmë të kontrollojmë egon tonë. Çdo vendim të drejtë që kam marrë -ka ardhur nga instinktet e mia dhe çdo vendim i gabuar që kam bërë ndonjëherë ishte rezultat i jo dëgjimit të zërit më të madh të vetes “. Këshilla e Oprah është e rëndësishme: dëgjoni vlerat, qëllimet dhe ambiciet tuaja, në vend që të shqetësoheni për paraqitjet.
-Ata nuk ndalojnë së mësuari. Për njerëzit interesantë bota ka mundësi të pafundme. Kjo kureshtje ndaj të panjohurës të çon në mësim të vazhdueshëm, të nxitur nga një dëshirë gjithmonë e zjarrtë për të zbuluar të panjohurën. Pavarësisht nga inteligjenca e tij dhe arritjet e tij, Albert Einstein mbajti një ndjenjë kurioziteti gjatë gjithë jetës së tij që e bëri atë të vazhdonte të bënte pyetje rreth botës. Ashtu si Einstein, njerëzit interesantë janë në një gjendje konstante kurioziteti.
-Ata ndajnë atë që zbulojnë. E vetmja gjë që njerëzit interesantë vlerësojnë po aq shumë sa të mësuarit është ndarja e zbulimeve të tyre me të tjerët. Disa ofrojnë histori bindëse mbi udhëtimet e tyre, por në realitet ka më shumë gjëra për t’u dedikuar. Njerëzit janë interesantë sepse ata hyjnë në empati me bashkëbiseduesin e tyre, për të kuptuar se çfarë u intereson atij personi. Ata nuk ndajnë gjithçka interesante që kanë bërë; ata ndajnë në mënyrë që njerëzit e tjerë ta vlerësojnë atë.
Mund të mos jetë gjithmonë e lehtë t’i inkorporoni këto zakone në jetën e përditshme, por kjo është ajo që i bën njerëzit aq interesantë: ata shkojnë kundër rrymës dhe është e pamohueshme, kjo padyshim është interesante.
Lexo edhe: 10 rregulla të arta për rritjen e vazhdueshme dhe 10 justifikime që pengojnë përmirësimin