7 publikime te cilat duhen evituar ne rrjetet sociale
Pothuajse kaloj muaji i pare i ketij viti te ri. Jemi zyrtarisht te gatshem per t’u perballur serisht me te rejat dhe selfie, stories, foto, publikime statuse dhe hashtag. Sot do ju flasim pikerisht per kete, 7 gjerat qe s duhet te bejme ne Istagram ne kete 2018.
Foto dhe video te femijeve ne Intagram
Ndoshta kjo eshte nje pike qe te gjithe ju e dini por eshte tema me e diskutuar ne keto vitet e fundit. Jemi ne 2018, dhe do te ishte mire t’e vinim pikat mbi i. Fotografi te femijeve ne rrjetet sociale si mendoni po apo jo? Vene fotografi ne sallen e lindjes, ditelindja e pare, dita e pare e shkolles, pushime ne det, ledhatimet. Cdo mundesi e vogel ju shpie ne deshiren e madhe per te vene fotografite e femive ne Instagram
Cdo vit nje femije shfaqet mesatarisht ne 195 foto te postuara ne Web. Perpara se te mbushi 5 vjec i njejti femije eshte protagonisti i te pakten 973 publikimeve ne rrjet. Shpeshhere fotografia me mamin dhe babin nuk mjafton ketu na shtohen dhe profilet Instagram dedikuar Baby Influencer.
Jane pak a shume midis moshes 2 dhe 5 vjec dhe po behen gjithmone e me shume te njohur fale Instagram. Pyetja eshte, jeni te sigurt qe deshironi te beni publike fotografite e femije tuaj domethene jeten e e femive tuaj? Do t ‘ju keshillonim t’a evitonit.
Foto dhe dokumenta te te dhenave tuaja
Menjehere pas fotografive te pa justifikuara te femijeve minorene, nje tjeter publikim qe s duhet te beni asnjehere ne 2018 i perket pikerisht fotove te dokumentave tuaja me te dhenat e juaja. Eshte e nevojshme te ndani gezimin tuaj duke i treguar fotografine e patentes tuaj? Apo pashaporten apo dokumentat qe merrni ne shtetet e tjera?
Mendoni se eshte nje gje e mire dhe e drejte te publikoni nje dokument te mikut tuaj qe ndoshta duket hapur qe eshte i/e shpifur dhe ju e beni per t’u kenaqur dhe tallur? Per te na treguar udhetimin tuaj fantastik ne token ekzotike mund te kenaqemi duke pare reren e bardhe, eshte e nevojshme te vini dhe pashaporten tuaj?
Pervecse eshte e rrezikshme per te dhene informatat personale te cilat po i beni publike (vjedhje dhe klonim i identiti tuaj) ky stil i publikimit i dokumentave tuaja eshte edhe pa pike shije.
Foto e pushimeve te nje viti me pare
Jemi ne 2018, jemi gati te imagjinojme dhe te realizojme nje tjeter vit plot sfida, projekte, momente per te perjetuar. Perpara se te publikoni ne Instagram foto e pushimeve tuaja te nje viti me pare, eshte me mire te mendoni jo nje por disa here.
Fotografi me kostum banjo ne zemer te dimrit, vetem nese jeni me pushime ne hemisferen tjeter, shoqeruar me hashtag si #memories #lastsummer #bestof2017 lene kohen per te deshiruar pa permendur se follower qe keni mund te kuptojne se s’keni asgje interesante per te publikuar dhe per te ndare pervecse kujtime te vjetra.
Fotografi ne banjo
Ketu i biem shkurt dhe themi me verte te lutem JO. Ne 2018 fotografi te publikuara nderkohe qe jeni ulur ne banjo duhen autoeliminuar sapo ta keni publikuar. Motivi? Ne te vertete jane me shume se nje. Nuk eshte absolutisht elegante dhe aspak origjinale, dhe nuk eshte absolutisht me shije. S’besoj se eshte e nevojshme te shtojme me shume, thjesht mos e beni!
Filter selfie
Nje efekt vintage, ndryshime te tepruara, ekspozim i pakte i drites, ngjyre e erret, stili qe te tregon sikur jeni 2000 vjet me pare. Ja si shkaterrojme nje fotografi ne Instagram. Filtrat e dime qe jane nje must sidomos per Instagram.
Dhe te kesh sa me shume “Pelqej” jane filtrat Valencia dhe Juno ndersa ato me pak te perdorura jane Walden dhe Hudson. Ok jeni te lire, por me moderim cdo gje, bejeni me nje foto ne natyre me nje objekt por ju lutem jo ne nje selfie. Por me sa duket followers preferojne selfie pa filtra, dhe jane pikerisht ata qe marrin me shume “pelqej”.
Fotografi banale dhe qe njihen
Fotografite nga dritarja e avionit, mengjeset dhe perendimet, pellgjet dhe gjera te ketij lloji. Te jeni te sigurt se perdorues te Instagram kane pare ne sasi industriale. Ne vitin 2018 nuk ka me vend per fotografi qe dihen
Dhe super te publikuara nga cdokush. Behuni kreativ, publikoni fotografi qe terheqin dhe te jene spontane. Objektivi nuk eshte te jeni te merzitshem.
Imazhe te pamundura dhe te rindertuara keq
Ato qe #nofileter dhe pastaj nuk shikon gje tjeter se efekte me shumice, ato qe #nomakeup dhe rimele dhe buzekuq sikur te ishte darka e vitit te ri. Ato qe #workout dhe s kane hyre as te dyqani i lagjes. Fotografi te perpunuara dhe te publikuara si forgrafi naturale. Do ishte me mire JO.
Objektet e pozicionuara ne art dhe te shperndara sikur te jene fotografi kazuale te rastesishme nuk mashtrojne sigurisht ato qe ju shohin. Keshilla e fundit qe ndjejme t’ju themi eshte mos beni gjoja dhe mos prezantoheni ne menyre ndryshe nga ajo qe jeni ne te vertete. Rrjetet sociale nuk te falin!