6 markat luksoze më të fuqishme në botë
Në renditjen e re 2018 të 100 brand-eve me të vlerësuara në botë, hartuar nga Forbes, segmenti i luksit është përfaqësuar nga gjashtë kompani. Pjesa më e madhe prezantohet nga markat franceze, të cilat së bashku arrijnë një vlerë prej 91.7 miliardë dollarë. Në majën më të lartë të podiumit gjejmë Louis Vuitton (vendi i 15-të në klasifikimin e përgjithshëm). Marka është pjesë e grupit francez, udhëhequr nga Bernard Arnault, LVMH, me një vlerë prej 33.6 miliardë dollarë (+ 17% krahasuar me vitin e kaluar). Produktet e saj përfshijnë mallra lëkure, çanta, këpucë, bizhuteri dhe aksesorë. Louis Vuitton ka lancuar një flagship store të ri në Paris në vitin 2017 dhe do të festojë 165 vjetorin e saj vitin e ardhshëm.
Në vendin e dytë gjejmë një tjetër markë franceze, Hermes, e themeluar nga Thierry Hermès më 1 qershor 1938 në Paris. Vlera e markës së saj është rritur me 17% krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur në 15.3 miliardë dollarë. Në vendin e tretë gjejmë Gucci, marka italiane (14.9 miliardë dollarë, + 18%), themeluar në vitin 1921 nga Guccio Gucci, i cili hapi një kompani të mallrave prej lëkure në Firence. Sot kjo markë, e udhëhequr nga CEO Marco Bizzarri, është pjesë e gjigantit të modës Kering, i kontrolluar nga miliarderi francez Francois Pinault.
Vend i katërt për Cartier, ky brand prej më shumë se një shekulli ka shitur bizhuteritë për royals evropiane. Kompania e udhëhequr nga Stanislas de Quercize, dhe pjesë e grupit Richemont, ka rreth 300 butiqe në mbarë botën. Dyqane të reja u hapën vitin e kaluar në Australi, Kinë, Tajlandë dhe Turqi. Megjithë rënien prej 20% të fitimeve vitin e kaluar, ky brand ka rritur vlerën e saj me 14%, duke arritur në 10.6 miliardë dollarë.
Pozicioni i pestë për Rolex, marka më e famshme e orëve të dorës luksoze, me një vlerë prej 9.3 miliardë dollarë (+ 7%). Kompania – e cila krijoi orën e parë kundra ujit në botë në 1926 – me bazë në Gjenevë, Zvicër, por ka 4.000 orëndreqës në mbi 100 vende të botës, duke prodhuar 800,000 orë në vit. Rolex gjithashtu ka një prani të rëndësishme në botën e sportit – nga golfi në tenis, nga motorët në nautikë – dhe sponsorizime me disa nga atletët më të famshëm në botë si Tiger Woods, Phil Mickelson dhe Roger Federer.
Në vëndin e gjashtë dhe të fundit pozicionohet Chanel, kompania në pronësi të Alain dhe Gerard Wertheimer (nipërit e Pierre Wertheimer, i cili ishte një nga partnerët e parë të biznesit të Coco Chanel). Markë, e cila është vlerësuar në 8 miliardë dollarë (+ 10%) e vlerësuar nga e mbarë bota, ndër të tjera, për “fustanin e zi” të tij dhe ikona aromë Chanel nr 5. Chanel është edhe një nga markat më të prefuara nga konsumatorët luksoz kinez, aq shumë saqë vitin e kaluar Kina u bë tregu i dytë më i madh për biznesin e kompanisë, pas Shteteve të Bashkuara.
Lexo edhe: Përse preferojmë markat luksoze. Po,edhe ty të pëlqejnë