4 mënyra për të përdorur Facebook dhe Google Ads në sinergji
Dy mjete të dobishme për të konvertuar përdoruesit në blerës, janë Facebook Ads dhe Google Ads. Ata shpesh shihen si dy antagoniste, por nuk është kështu.
Ato janë mënyra të ndryshme për të tërhequr njerëzit përmes dy metodologjive të ndryshme, por plotësuese. Në fakt, ata mund të punojnë së bashku për të krijuar sinergji dhe të bëjnë investimet tuaja në reklamim fitimprurëse.
Google Ads përdor query kërkimi dhe shfrytëzon nevojat e përdoruesve që kanë nevojë për të dhe pastaj kthehet te miku i tyre Google për t’u përpjekur ta zgjidhë atë.
Facebook në vend të kësaj fokusohet në interesat e përdoruesve, të cilët nuk janë brenda një motor kërkimi, por në një aplikacion për argëtim. Brenda Facebook-ut ne nuk do të shohim reklama në bazë të asaj që ne po kërkojmë, por do të shohim produktet reklamuese që ne mund të dëshironim. Pra në këtë mënyrë na lind kurioziteti dhe dëshira për të pasur atë cka ne vazhdojmë ta shohim.
Sekreti është që të shfrytëzohet sa më mirë potencialiteti i dy mjeteve për t’i bërë ato të funksionojnë në mënyrë sinergjike, në mënyrë që t’i sjellim përfitime njëra-tjetrës.
Le të shohim së bashku katër mënyra për ta bërë këtë.
1. Nxisni kuriozitetin rreth produktit me Facebook dhe konvertoheni në Google
Falë Facebook Ads ju mund të profilizoni klientin tuaj potencial në mënyrë kirurgjikale dhe të stimuloni dëshirat e tij, duke i treguar atij reklama me pagesë.
Ju do të habiteni kur të shihni përqindjen e njerëzve të cilët pas shikimit të brand-it tuaj, ata spostohen në motorin e kërkimit Google për të kërkuar informacione dhe për të mësuar më shumë.
Sipas një studimi të WordStream, reklamimi në Facebook çon në një rritje prej 34% të kërkimit në Google për një produkt apo markë.
Shpjegimi është mjaft i thjeshtë. Shpesh njerëzit në vend që të klikojnë drejtpërdrejt në njoftimin që ata shohin, dalin nga Facebook dhe shkojnë në Google për të kërkuar më tepër për cfarë interesohen, për të kuptuar nëse i nevojitet vërtetë apo jo.
Ajo që duhet të bësh është që gjithmonë të përfshish emrin e brand-it dhe të produktit tuaj në fjalët kyçe në Google Ads dhe të krijoni mesazhe të koordinuara në mes të dy platformave, në mënyrë që publiku që vjen nga Facebook, kur të kërkojë më shumë informacione, të gjejë vërtetë atë cka priste në Google. Nëse keni qenë të mirë në krijimin e një perfect match, me siguri do të keni përfituar një klient të ri!
LEXO EDHE: 4 kanale ku mund të mbështeteni për të rritur shikueshmërinë digjitale të biznesit tuaj
2. Përdorni fuqinë e copy: futni fjalë kyçe në titujt e Facebook Ads
Kur një fushatë Facebook është krijuar në mënyrë të qartë, njerëzit jo vetëm që shkojnë në Google për të kërkuar emrin e markës ose produktit tuaj, por edhe për të kërkuar titullin e reklamës, duke e kopjuar atë.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të kesh copy që tërheqin dhe kujtohen lehtësisht.
Krijoni kuriozitet dhe shkoni direkt në thellb duke përfshirë këtu audiencën tuaj. Është e lehtë të thuhet, por jo për ta bërë, dhe këtë e dimë mjaft mirë!
3. Përdorni remarketing: godit në shenjë me Facebook atë që ka ardhur në faqen tuaj falë Google
Ka shumë mënyra për të bërë remarketing. Në fakt, në sajë të Facebook Pixel, ju mund të krijoni audienca të personalizuara dhe të shkoni dhe merrni ato grup njerëzish që kanë vizituar tashmë faqen tuaj të internetit, duke ardhur tek ne në sajë të Google
Ju mund të punoni më saktësisht. Nëse keni krijuar landing page ad hoc për fushatat tuaja AdWords, në sajë të Facebook Pixel ju mund të krijoni të ashtëquajturit custom audience të targetuar pikërisht mbi publikun që kanë mbërritur në atë faqe specifike dhe jo përgjithësisht në faqen kryesore të faqes suaj.
Reklama e Facebook në këtë mënyre do të mbërrijë tek njerëzit më shumë të interesuar dhe loja u bë: konvertimi është gjithmonë edhe më afër!
LEXO EDHE: Çfarë është SEA dhe pse duhet të jetë gjithmonë përkrah SEO-s
4. Kërkoni njerëz të ngjashëm me klientët tuaj
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, mundësia e lookalikes publike në Facebook. Falë një prej mjeteve të shumta që Facebook ofron në sistemin e tij reklamues, është e mundur të krijojmë audienca të ngjashme dhe ne mund ta bëjmë atë krahasuar me ata që kanë vizituar tashmë faqen tonë të internetit.
Ne do të kemi një audiencë njerëzish që kanë sjellje dhe interesa të ngjashme me ata që kanë kontrolluar produktin tonë nëpërmjet Google dhe kanë mbërritur në faqen tonë të internetit, që do të thotë se janë potencialisht të interesuar për biznesin tonë. Një audiencë shumë afër njerëzve që kërkojnë atë që ju po ofron!