3 këshilla për të rigjetur motivimin (dhe për të përmirësuar produktivitetin në punë)
Forca për të reaguar është gjithmonë brenda nesh, por nganjëherë është e nevojshme për një shtytje
Cdo ditë e jetës tonë është e përbërë nga situata që kërkojnë të bëjmë një zgjedhje. Ka zgjedhje nga ato të cilat nuk ndjehemi të gatshëm, ka nga ato që ndjehemi jashtë comfort zone, por janë edhe ato situata të cilat të rrezikosh përbën vërtetë diferencën dhe na bëjnë të ndryshojmë jetën tonë. Megjithatë, të gjitha këto zgjedhje duhet të shoqërohen nga një karakteristikë themelore për suksesin, që është motivimi.
Nëse ka vende ku njerëzit nuk na bëjnë të ndihemi në vendin e duhur, ose një fjalë e gabuar mund të na dëmtojë dhe të kthejmë një ditë pozitive në një ditë absolutisht jo, ajo që nuk duhet të humbasim është forca për të reaguar.
Guximi, këmbëngulja dhe ndoshta edhe të gjeni ndonjë frazë gjatë leximit të një libri apo një shprehje që na ka dhënë motivimin në momentin e duhur. Pse jo dhe një shprehje, që ndoshta shohim të shkruar në ndonjë publicitet ndërsa jemi duke kaluar pranë.
Bëj qejf për të gjetur motivimin
“Njerëzit rrallëherë kanë sukses, nëse nuk argëtohen me atë që bëjnë”- Dale Carnagie
Nuk është gjithmonë puna ajo që na bën nervozë, të mërzitur, por mënyra se si ne e bëjmë atë. Natyrisht, momente jo të favorshme u ndodhin të gjithëve, por ajo që është me të vërtetë e rëndësishme për të mos humbur është pasioni ynë.
Të arrish këaqësinë në atë cka ne bëjmë është e lodhshme, disa ditë janë zhgënjyese, por derisa të kemi dashurinë për atë që ne bëjmë do të shkojmë gjithmonë drejtë rrugës së suksesit.
Ndodh që të gjithë të ndihen të papërshtatshëm
“Të ndjehesh në siklet për aftësitë tuaja është një shenjë e të kuptuarit, dhe të kuptosh gjithmonë është ajo që do të përmisojë industria e teknologjisë! Është e rëndësishme të gjesh mjedise të punës ku ndiheni të përkrahur, por ku keni mundësi të dilni nga comfort zone i juaj dhe të mësoni gjëra të reja “- Vanessa Hurts.
Duke thënë se ne nuk jemi të gjithë të njëjtë në këtë botë, por shpesh e harrojmë atë; përpara një sfide të re, motoja “Unë nuk mund ta bëj” është gjithmonë gjëja e parë që themi, më e lehta dhe një vetë-mbrojtje e shkëlqyer.
Në vend të kësaj, të rrezikosh është sinonimi i vërtetë i suksesit.
Të gjithë njerëzit që ja kanë dalë mbanë të arrijnë aty ku dëshironin është sepse kanë humbur ekuilibrin, duke mësuar nga gabimet e tyre. Duke kërkuar një vend dhe një ekip që të ndihmojë dhe të inkurajojë, është përbërësi sekret për të shkuar përtej frikës për të mos e bërë atë.
Të njohësh dhe të rinjohesh uniken
“Njihni dhe përqafoni unicitetin tuaj. Por, mos mendojni se duhet të jetë një disavantazh “- Erin Teague.
Në një botë ku të qenurit i ndryshëm është sinonim i të qënurit të çuditshmet, është e rëndësishme të mbani mend se duke mos qënë të gjithë njësojë është forca e vërtetë e një ekipi.
Ndarja e përvojave të ndryshme, si kultura të ndryshme, si zakone, lejon projektin tonë të jetë ndryshe dhe të kesh vërtetë diçka më shumë. Shpesh harrojmë se gjithnjë duke qëndruar mbërthyer në clichè frenon edhe evolucionin e projekteve dhe ideve; çdo gjë është atrofizuar dhe rrezikon të bëhet e dukshme.
Motivimi është gjithashtu edhe të vlerësosh gjithmonë gjithçka që shkon përtej kufinjëve dhe na lejon të habitemi, pavarësisht nëse është klienti i një projekti apo konsumatori të cilit po i drejtohemi. “Bëhuni pra ndryshimi që dëshironi të ndodhë në botë”.
Lexo edhe: .10 rregulla të arta për rritjen e vazhdueshme dhe 10 justifikime që pengojnë përmirësimin