DokaDigital

DokaDigital

  • Menu
  • Account
  • Home
  • SEO
    • SEARCH ENGINE OPTIMIZATION COMPANY
    • ECOMMERCE SEO SERVICES
  • WEB DEVELOPMENT
    • WEB DEVELOPMENT SERVICES
    • SHOPIFY DEVELOPMENT COMPANY
    • WORDPRESS DEVELOPMENT COMPANY
    • MAGENTO DEVELOPMENT COMPANY
  • SERVICES
    • INTERNET MARKETING SERVICES
      • INTERNET MARKETING
      • SEARCH ENGINE OPTIMIZATION
      • SEARCH ENGINE MARKETING
      • ECOMMERCE SEO
      • LINK BULDING SERVICES
      • PAY PER CLICK (PPC)
    • WEB DEVELOPMENT SERVICES
      • HIRE WORDPRESS DEVELOPER
      • CMS WEB DEVELOPMENT
      • ECOMMERCE WEB DEVELOMPMENT
      • RESPONSIVE WEB DESIGN
  • ECOMMERCE
    • ECOMMERCE DEVELOPMENT
    • ECOMMERCE SEO
    • MAGENTO DEVELOPMENT
  • CONTACT US
  • English
  • Italian
Contact Us
  • +39 349 510 3338
  • [email protected]
  • Member Login
  • My Account
  • Login / Register

DokaDigital

We would love to talk to you about our unique approach and how we might be able to help your brand.

  • Contact us

    Contact us today for further info:

    [email protected]

Contact Us

  • +39 349 510 3338
  • [email protected]

Monthly Archives: July 2019

  • Home
  • 2019
  • July

We are a creative studio focused on web design. Inspiration is the one
word we love and we put it into our work everyday.

We found 412 post(s) available for you

blogbusinessDokaDigital AcademyFeaturedGalleryLife Stylemarketingmarketing,NewsReviewsSEOSocial MediaStrategjiTutorialsUncategorizedVideos
  • September 2019
  • July 2019
  • June 2019
  • May 2019
  • March 2019
  • February 2019
  • January 2019
  • December 2018
  • November 2018
  • October 2018
  • September 2018
  • August 2018
  • July 2018
  • June 2018
  • May 2018
  • March 2018
  • February 2018
  • January 2018
  • December 2017
  • April 2017
Si mund të kuptoj nëse agjensia që po zgjedh për të drejtuar biznesin tim online, është profesionale apo jo?
marketing, Social Media
269 Views

29/07/2019

Dëshira juaj për të qënë online me produktet apo shërbimet e biznesit tuaj ju ka vënë përballë një dileme:

Marketing digjital, duhet ta bëni vetë apo t’ia besoni një agjensie marketingu?

Sot, oferta për konsulencën e Web marketingut dhe agjencinë e mediave sociale ka shpërthyer në një nivel ku mundësitë për zgjedhje janë të shumta.
Arsyet se pse duhet te zgjidhni nje Social Media Manager për biznesin tuaj online i kemi shpjeguar edhe në artikuj të tjerë. Lexo: Pse binzesi juaj ka nevojë për Social Media Manager


Sot do ndalemi në një tjetër dilemë që iu shqetëson:

Si mund të kuptoj nëse agjensia që po zgjedh për të drejtuar biznesin tim online, është profesionale apo jo?

Ka disa pika që mund t’iu vijnë në ndihmë dhe unë dua të ju listoj më poshtë, duke shpresuar t’ju ndihmoj për të gjetur zgjidhje.

  1. Kanë prezencë online profesionale në kanalet e tyre të komunikimit:

Duke i hedhur një sy faqeve të facebook apo instagram-it arrini të kuptoni se prej sa kohësh është krijuar kjo agjensi, nëse postimet e agjensisë janë të bazuara në një plan marketingu apo bëjnë postime të rëndomta vetëm për të mbushur faqen dhe për të qënë online.
Kjo është një nga ato pikat paraprake që iu bie direkt në sy dhe ju ndihmon të bëni një analizë nëse kjo agjensi marketinu mund t’iu ndihmojë apo jo.

  1. Faqe interenti e mirëndërtuar:

Website është shumë i rëndësishëm për të gjitha llojet e bizneseve. Pasqyron më së miri punën dhe seriozitetin e një kompanie. Nëse agjensia që keni zgjedhur për marketing online ka një faqe web-i ku ju mund të gjeni këshilla sesi të rriteni në mediat sociale jeni në rrugën e duhur.

  1. Staf i kualifikuar në fushat përkatëse:

Agjensitë profesionale të marketingut e bëjnë të njohur për ndjekësit stafin e tyre. Kështu ju mund të shikoni formimin profesional të tyre për të kuptuar nëse pas kësaj agjensie janë punonjës të fushës së marketingut apo jo.

  1. Rekomandimet:

Pa dyshim që kjo është një pikë tjetër mjaft e rëndësishme sepse me anë të rekomandimeve ju mund të kuptoni nëse persona të tjerë e kanë vlerësuar punën e tyre apo jo. Rekomandimet mund t’i gjeni në faqen e facebook-ut ose në faqe interneti.

  1. Rëndësia që kanë numri i ndjekësve, angazhimi online, informacioni:

Numri i ndjekësve vazhdon të jetë një problem edhe pas fshirjes të shumë llogarive online. Pra kjo nuk do të thotë që numri i ndjekësve duhet të jetë me domosdoshëri i lartë sepse një pjese e tyre mund të mos jenë realë. Agjensia duhet t’iu japë këshilla të zbatueshme sesi mund të përmirësohet biznesi juaj. Nuk ka sesi një agjensi të ketë shumë ndjekës psh në instagram dhe të ketë gjithsej deri në 10 postime të cilët janë njësoj ose të ngjashëm me njëri-tjetrin.
Gjithashtu edhe informacioni që kjo agjensi ka vënë në dispozicion për ndjekësit duhet të jetë i qartë dhe i plotë.

Këto ishin disa pika që mund t’iu vijnë në ndihmë për te zgjedhur agjensinë e duhur për marketingun online të biznesit tuaj.

Read more
Më në fund mund të publikojmë në Instagram edhe nga desktop
marketing
303 Views

26/07/2019

Mbërriti më në fund momenti më i pritur nga të gjithë marketer, përfshirë edhe IGTV

Ndodhi!

Marketer nga e gjithë bota ishin duke pritur këtë ditë dhe më në fund kjo ditë mbërriti: që tani e tutje mund të publikoni në Instagram dhe IGTV nga desktop, duke mos u mbështetur më në mjetet e palës së tretë, të cilat shpesh janë me pagesë. Buffer dhe Hootsuite ishin ato më të përdorura nga publisher dhe më të besueshmit.

Çfarë duhet të dini

Le të shqyrtojmë disa aspekte të rëndësishme:

  • funksionaliteti është ende në roll out, kështu që nuk është i disponueshëm për të gjitha llogaritë.
  • Megjithatë, për account-et që mund t’i përdorin, nuk është e mundur të përdorin nga desktop disa veçori siç janë filtrat apo efektet.
  • Dhe së fundi: do të jetë e mundur të publikohen të gjitha llojet e përmbajtjeve në Instagram dhe IGTV, por jo në Stories. Pak zhgënjyes, por tani për tani duhet të kënaqemi me kaq.

Le të zbulojmë teknikisht, se si të publikojmë nëpërmjet kësaj mënyrë të re!

Si të publikojmë në Instagram nga desktop?

Keni idenë e Creator Studio? Nëse ju jeni një marketer, me siguri duhet të dini se për çfarë po flas. Në të vërtetë, është një mjet shumë i vlefshëm që ju lejon të programoni, menaxhoni dhe analizoni postimet në Facebook.

Pra, do t’ju duhet të lidhni account tuaj Instagram me Creator Studio për të qenë në gjendje të publikoni të gjitha përmbajtjet që dëshironi nëpërmjet desktop.

Të bësh këtë është shumë e thjeshtë:

Para së gjithash duhet të siguroheni që keni një account Instagram business ose Creator. Nëse nuk keni një llogari të tillë do t’ju duhet ta konvertoni dhe pastaj ta lidhni me faqen e Facebook-ut.

Në këtë pikë, lidhuni me Creator Studio dhe klikoni në ikonën Instagram lart në qendër, dhe së fundi vazhdoni me lidhjen e llogarisë në Instagram.

Ky proces nënvizon dhe e bën gjithnjë dhe më të qartë vullnetin e Facebook: të unifikojë dhe thjeshtojë botimin dhe menaxhimin e përmbajtjeve në platformat e ndryshme.

Qëllimi është t’i bëjmë ato gjithnjë e më shumë profesionale dhe efikase, duke u përpjekur të minimizojmë gabimet dhe bug e sistemit.

Read more
Çfarë duhet të bëni pasi biznesi juaj dështon
Strategji
273 Views

19/07/2019

Gjëja më e rëndësishme për të kuptuar është se biznesi juaj dështoi, por kjo nuk do të thotë që ju jeni një dështim. Dështimi është një mundësi për të kuptuar gjithçka që keni mësuar dhe për ta zbatuar atë në një sipërmarrje apo rol të ri. Duhet të kthehesh për të mësuar nga gabimet dhe të ecësh përpara. Shumica e njerëzve të suksesshëm të biznesit kanë një apo dy dështime të biznesit në jetëgjatësinë e tyre. Mos harroni se ka shumë rreziqe që lidhen me të qenit një sipërmarrës dhe marrja e dështimeve me një ndryshim në perspektivë mund të rezultojë me sukses më të madh në fund.

 

Këto pesë hapa mund t’ju ndihmojnë të pranoni dështimin dhe të ecni përpara.

  1. Merrni gjërat hap pas hapi.

Një nga gabimet që bëjmë më së shumti kur një biznes dështon është shmangia e përgjegjësive, që është krejtësisht e gabuar. Ju duhet t’i mendoni gjërat me qetësi, të përgjigjeni për përgjgjegjësitë që kishit dhe t’i zgjidhni ato në mënyrëm më të mirë të mundshme. Shmangia vetëm e përkeqëson situatën.

  1. Shmangni dështimin e personalitetit të biznesit.

Suksesi i një biznesi nuk parashikohet lehtë, dhe rrethana të papritura mund të krijohen në çdo kohë. Çështja është të jesh fluid dhe i adaptueshëm. Sa më mirë të pranoni dhe të lejoni ndryshimin, aq më lehtë do të mund të shëroheni nga një dështim i biznesit ose një ndryshim i madh që do të ndodhë.

  1. Përgatituni për një sipërmarrje të re ose fazë tjetër në jetën tuaj.

Asnjëherë mos e merrni një dështim të biznesit si një shenjë për të hequr dorë. Konsideroni dështimin si asgjë më shumë se një mundësi për të reflektuar dhe përshtatur në një situatë tjetër. Ku keni gabuar? Çfarë mund të bëni ndryshe? Mësimi është një pjesë e tregtisë dhe dështimi është një mjet për përpunim.

  1. Rihapni sirtarin me pasionet tuaja.

Pavarësisht se sa kohë më parë keni filluar biznesin tuaj, me siguri iu ka ndryshuar jetën në shumë mënyra. Puna zakonisht merr kohën më të madhe të ditës dhe iu bën të hiqni dorë nga shumë hobi apo pasione tuajat. Merrni një moment për të reflektuar përsëri në jetën tuaj dhe vendosni një drejtim që duket më i përmbushur. Sillni ëndrrat tuaja në jetë. Ndonjëherë fundi i një gjëje sjell më shumë gëzim në një fillim të ri.

  1. Rrethojeni veten me njerëz që do t’ju ndihmojnë të rriteni në drejtimin e ri që dëshironi të merrni.

Gjeni një mentor, filloni një kurs ose merrni pjesë në një seminar, por lejojini vetes të vazhdoni të mësoni. Sa më shumë që mësoni, aq më shumë vlera do të fitoni, çka rezulton t’iu bëjë gati për një mundësi të re.

Dështimi mund të jetë i frikshëm në fillim, por nuk duhet të jetë fundi i botës.
Mësoni, përshtatuni dhe vazhdoni të punoni drejt ëndrrave tuaja.

 

Lexo edhe:Instagram-Po ndryshon për mirë apo jo?

Read more
Instagram-Po ndryshon për mirë apo jo?
marketing, Social Media
323 Views

18/07/2019

Instagram heq mundësinë që përdoruesit të shohin numrin e pëlqimeve. Pas eksperimentit të suksesshëm në Kanada, rrjeti social i famshëm ka filluar të fshehë numrin e “Like” edhe në qytetin fqinj, Itali. Testimi filloi të mërkurën në 17 korrik 2019.

Natyrisht, siç është komunikuar, kjo nuk është një dispozitë e pandryshueshme pasi që fillimisht do të jetë e nevojshme të testohet terreni për të zbuluar mendimin e përdoruesve. Shkurtimisht, do të shohim nëse ata që klikojnë në zemrën e vogël të bardhë, thjesht do të jenë të kënaqur ta shohin atë të bëhet e kuqe, pa qenë në gjendje të shohin kush ka të njëjtin mendim.


Nëse propozimi do të zbatohej edhe në të ardhmen, do të ishte absolutisht një revolucion i madh për botën e marketingut digjital dhe të ashtuquajturit “influencues” që punojnë çdo ditë me përmbajtjet e tyre dhe sigurojnë të ardhura nga numri i pelqimeve. “Ne duam të ndihmojmë njerëzit të përqëndrohen në fotot dhe videot e përbashkëta, jo sa pëlqime ata marrin”, konfirmon Tara Hopkins, drejtuesi i Instagram-it.
Por për influencuesit kjo është padyshim një pikë negative në punën e tyre virtuale. Për të bindur sponsorat do ta kenë edhe më të vështirë t’iu tregojnë ndikimin që kanë tek ndjekësit.
Hera e parë që ata u “goditën” nga Instagram ishte në fillim të vitit ku u fshinë të gjitha profilet fallco duke ulur ndjeshëm numrin e ndjekësve në profilet e tyre.

“Ne duam që Instagram të jetë një vend ku të gjithë mund të ndjehen të lirë të shprehin veten. Po fillojmë disa teste në shumë vende për të mësuar nga komuniteti ynë global se si kjo nismë mund të përmirësojë përvojën në Instagram “, vazhdon Tara Hopkins.

Kjo risi e veçantë u parashikua nga vetë Mark Zuckerberg gjatë konferencës zhvilluese të Facebook në prillin e vitit të kaluar, e cila u mbajt në San Jose të Kalifornisë. Në përmbledhje, butoni “like” nuk do të hiqet absolutisht, por numri i “pëlqimeve” të marra nga përmbajtja e ngarkuar nuk do të jetë më e dukshme. Vetëm përdoruesi që ka postuar në Instagram mund të ketë qasje në këtë informacion.
Përdoruesit e përfshirë në test do të marrin një paralajmërim. “Ky ndryshim mund të ketë një efekt pozitiv mbi ndikuesit dhe kompanitë. Ndikuesit, sidomos të rinjtë, mund të përfitonin nga kjo, sepse audienca e tyre nuk do të ndikohej më nga numri i “like”: ky është koment nga Vincenzo Cosenza, Marketing Manager i Buzzoole, një kompani marketingu influencues.


“Kompanitë që dëshirojnë të bëjnë aktivitet përmes marketingut influencues – shton ai – mund të shtyhen për të vlerësuar elemente më të rëndësishme sesa numri i thjeshtë i pëlqimeve, të tilla si cilësia e përmbajtjes apo arritja e sa me shume përdoruesve. Për të marrë këto të dhëna, të cilat nuk janë menjëherë të dukshme, kontaktoni kompanitë e specializuara “.

Po ju si mendoni: Ju pëlqen ndryshimi i Instagram?

Lexo edhe: Pse binzesi juaj ka nevojë për Social Media Manager

Read more
Social Media Manager-Ja cfarë i duhet biznesit tuaj!
marketing, Social Media
527 Views

10/07/2019

Pse biznesi juaj ka nevojë për një Social Media Manager?

Shumë biznese shkojnë deri në një pikë suksesi pa ndihmën e një menaxheri marketingu, por me rritjen e konkurencës lind nevoja për një të tillë. E njëjta gjë ndodh edhe në rrjetet sociale. Nuk është e rëndësishme vetëm të postoni foto apo video. Mënyra se si postohen, koha se kur duhen postuar, strategjia që duhet ndjekur, targetimi i klientëve është pikërisht dallimi.

  1. Mediat sociale po ndryshojnë me shpejtësi dhe nje Social Media Manager është gjithmonë i mirëinformuar për risitë që i duhen biznesit tuaj. 
  2. Biznesi juaj ka nevojë për një strategji dhe Social Media Manager Studion, Analizon dhe krijon Strategji.
  3. Social Media Manager identifikon problemet tuaja dhe kërkon zgjidhje efektive që do ju ndihmojnë në rritjen e biznesit tuaj.

 

Avantazhet e punësimit të një Agjencie për Marketing në Social Media

  • Identifikon problemet e markës tuaj që janë problemi kryesor për mosarritjen e objektivave.
  • Mund të kushtojë më pak financiarisht sesa punësimi i një punonjësi. 
  • Menaxher i mediave sociale mund të ketë ide të freskëta, të reja që ju mund të mos i keni konsideruar.
  • Ata gjithashtu kanë më shumë gjasa që të punojnë me markat e ngjashme me ju brenda agjencisë, të cilat gjithashtu mund të ndihmojnë me praktika më të mira, duke gjetur zgjidhje se çfarë funksionon në industrinë tuaj të veçantë dhe çfarë jo.

 

Pse duhet te na zgjidhni ne?

  1. Kosto– Nëse ju do punësonit një menaxher marketingu me kohë të plotë do iu kushtojë më shumë dhe shumica e bizneseve, të vogla sidomos, nuk e kanë të nevojshme këtë kosto shtesë.
  2. Paraqitje profesionale– Shumica e agjensive që ofrojnë konsulencë marketingu nuk kanë një profil të tyre profesional. Për të mësuar më shumë rreth rrjeteve tona socile, vizitoni faqen e instagram dhe facebook ku cdo dite merrni informacione të reja në lidhje me teknologjinë, botën virtuale, përdorimin e mediave sociale, strategji biznesi, etj: https://www.facebook.com/pg/dokadigital/posts/
    https://www.instagram.com/dokadigital/
  3. Content profesional– Në rrjetet tona sociale gjeni postime origjinale dhe që ju vijnë në ndihmë për të patur më shumë informacion për mënyrën se si duhet të veproni për strategjinë digjitale të biznesit tuaj. Për më shumë vizitoni website tonë: https://dokadigital.com/
  4. Nuk ka rëndësi nëse jeni biznes i madh apo i vogël– Ne ju vijmë në ndihmë duke gjetur zgjidhje për problemet tuaja.

 

Shërbimet që ju ofrojmë:

  1. Menaxhim profesional i rrjeteve sociale
  2. Strategji Marketingu
  3. Krijim faqe website të personalizuar sipas kërkesave tuaja, përfshirë e-commerce
  4. Realizim i galerive multimediale (imazhe dhe video)

Si mund të na kontaktoni:

  1. Mund të na shkruani në inbox, në instagram dhe facebook
  2. Mund të na dërgoni email në adresat tona : [email protected] , [email protected]
  3. Mund të vendosni të dhënat tuaja më poshtë dhe ne do iu marrim në telefon në orarin më të përshtashtëm për ju. Do të dëgjojmë në telefon kërkësat tuaja paraprake dhe do të caktojmë një takim për t’u konsultuar nga afër falas.

 

Emër mbiemër:

Biznesi juaj:

Numri i telefonit:

Orari per t’iu kontaktuar në telefon:

 

Lexo edhe: Pse binzesi juaj ka nevojë për Social Media Manager

Read more
Libra: çfarë është dhe si të përdorim monedhën virtuale të Facebook
marketing, Social Media
305 Views

09/07/2019

Libra do të arrijë brenda muajve të parë të 2020 dhe mund të revolucionarizojë mënyrën se si njerëzit blejnë në internet dhe shkëmbejnë para.

Është quajtur Libra dhe është kripto-valuta e re e shpallur nga themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, që vjen në gjashtë muajt e parë të vitit 2020. Ajo do të bëjë revolucion në botën e internetit dhe sipas krijuesit do të lejojë të bëjë blerje online në rrjetet kryesore sociale Instagram, Facebook dhe WhatsApp, të cilat i përkasin “galaktikës Zuckerberg”): “Ne duam ta bëjmë të lehtë për të gjithë të dërgojnë dhe të marrin para, ashtu si me Aplikacionet tona për të ndarë mesazhe dhe foto në çast,” shpjegoi numri një nga mediat sociale më të përhapura dhe më të përdorura në botë (mbi 2 miliard në mbarë botën).

Çfarë është Libra?

Duket si një kripto-valutë, një monedhë digjitale e decentralizuar, që nuk është e kontrolluar apo lëshuar nga një organ qendror, siç është Banka Qendrore Evropiane. Është i bazuar në kriptografi, një “shkrim sekret” i cili përbëhet nga një mekanizëm i kuptueshëm dhe i shpjegueshëm i shkrimit vetëm nga ata që njohin një kod të caktuar, siç është Bitcoin.

 

Si dhe për çfarë të përdorim Libra?

“Libra synon të jetë një monedhë globale, e përdorshme për pagesat ndërkombëtare dhe remitancat, të integruar edhe në sistemet e mesazheve të tilla si WhatsApp dhe Messanger” shpjegon prof. Ferdinando Ametrano, drejtor i Institutit të Arteve Dixhitale dhe i Crypto Asset Lab i Universitetit të Milanos-Bicocca.

Libra jo vetëm që do të thjeshtojë tregtinë elektronike (blerjet dhe shitjet në internet) dhe shkëmbimet e parave, por edhe kreditë, veçanërisht për ata që nuk kanë një kartë krediti ose llogari bankare aktive (1.7 miliarda njerëz në botë), ose për ato kompani që nuk kanë qasje në kredi (sipas Facebook, 70% e atyre në vendet në zhvillim).

 

Çfarë ka të bëjë Facebook me të?

Për një kohë të gjatë, Mark Zuckerberg ka punuar në projektin e krijimit të “monedhës” së tij dhe në vitin 2014 ai e kishte thirrur grupin e tij ish-presidenti i PayPal, David Marcus, i cili tani përcakton monedhën digjitale si “të lehtë, të shpejtë, të qëndrueshme dhe të sigurt “. Në mars u fillua një eksperiment i pari në Indi, nëpërmjet WhatsApp për blerjen e produkteve përmes bisedës sociale. Tani Facebook duket i gatshëm të drejtojë tregtinë, pa ndonjë ndërmjetësim, thjesht duke aplikuar një përqindje mbi çmimet e produkteve të shitura përmes mediave të saj sociale, siç ka ndodhur tashmë me disa marka globale si Nike, Adidas, H & M, Zara, Prada, Burberry dhe Dior.

 

Kush u bashkua

Kripto-valuta do të menaxhohet nga Shoqata e Libra-s, një organizatë e pavarur dhe jofitimprurëse me seli në Gjenevë, Zvicër. Rreth 100 partnerë me emra të mirënjohur janë bashkuar me projektin, 28 prej të cilave janë zbuluar:

– për pagesat: Mastercard, Paypal, PayU, Visa, etj;

– për blerje dhe rezervime: prenotim, eBay, Facebook, Spotify, Uber, etj;

– telekomunikacioni: Iliada, Vodafone;

– organizata jofitimprurëse

 

Cili është ndryshimi me Bitcoin?

Libra është një kripto-valuta si Bitcoin, monedha digjitale më e famshme, e cila përjetoi një bum në vjeshtën e vitit 2017, e cila humbi vlerën në muajt e fundit. Por ka disa dallime: “Sot Libra nuk do të ekzistonte nëse Bitcoin nuk do të e kishte hapur rrugën vite më parë”, thotë Ametrano. Ndryshe nga Bitcoin, i cili ka lindur si një platformë për të lehtësuar shkëmbimet financiare por që më pas u kthye në një lloj investimi me vlerë (i definuar si “ari digjiital”), Libra propozohet të jetë një lloj monedhe virtuale e cila do të shërbejë për të dërguar para dhe për të kryer transaksione.


Zuckerberg, nëpërmjet një kompanie të veçantë (Calibra), synon të pajisë kripto-valutën e re me sistemet e sigurisë për të mbrojtur jo vetëm paratë, por edhe informacionin e përdoruesve, të cilat paraqesin një pikë delikate në menaxhimin e Libra-s.

Pikat kritike dhe përparësitë

Ndër aspektet më delikate janë kontrollet kundër pastrimit të parave, rrezikun që egziston për të financuar aktivitete ilegale ose terrorizëm, siç është Bitcoin, për shkak të faktit se ajo është “e pavarur” nga një organ bankar qendror. “Për më tepër, çështja e privatësisë është shqetësuese dhe Facebook ka pasur episode të tmerrshme në të kaluarën: ideja që nesër mund të dijë të gjitha transaksionet tona financiare është shqetësuese”, shpjegon Profesor Ametrano.

Në anën pozitive, në vend të kësaj, “mund të shënojë përfundimisht mosbesimin e të ashtuquajturave kripto-valuta dhe në përgjithësi format digjiitale dhe private të transferimit të vlerave monetare, duke i dhënë fund” paleolitit “të transaksioneve të ngadalta financiare (edhe më shumë se dy ditë) në kufijtë e caktuar kombëtarë”, përfundon eksperti.

 

Lexo edhe: Renditja e komenteve- Ja cfarë ka ndryshuar së fundmi Facebook

Read more
DokaDigital

We would love to talk to you about our unique approach and how we might be able to help your brand.

Contact

  • Milano, Köln, Malaysia, San Francisco
  • +39 349 510 3338 +39 022 366 5058
  • [email protected]

Newsletter

HighTechSupplies P.Iva L729112047 Copyright 2021 DokaDigital