DokaDigital

DokaDigital

  • Menu
  • Account
  • Home
  • SEO
    • SEARCH ENGINE OPTIMIZATION COMPANY
    • ECOMMERCE SEO SERVICES
  • WEB DEVELOPMENT
    • WEB DEVELOPMENT SERVICES
    • SHOPIFY DEVELOPMENT COMPANY
    • WORDPRESS DEVELOPMENT COMPANY
    • MAGENTO DEVELOPMENT COMPANY
  • SERVICES
    • INTERNET MARKETING SERVICES
      • INTERNET MARKETING
      • SEARCH ENGINE OPTIMIZATION
      • SEARCH ENGINE MARKETING
      • ECOMMERCE SEO
      • LINK BULDING SERVICES
      • PAY PER CLICK (PPC)
    • WEB DEVELOPMENT SERVICES
      • HIRE WORDPRESS DEVELOPER
      • CMS WEB DEVELOPMENT
      • ECOMMERCE WEB DEVELOMPMENT
      • RESPONSIVE WEB DESIGN
  • ECOMMERCE
    • ECOMMERCE DEVELOPMENT
    • ECOMMERCE SEO
    • MAGENTO DEVELOPMENT
  • CONTACT US
  • English
  • Italian
Contact Us
  • +39 349 510 3338
  • [email protected]
  • Member Login
  • My Account
  • Login / Register

DokaDigital

We would love to talk to you about our unique approach and how we might be able to help your brand.

  • Contact us

    Contact us today for further info:

    [email protected]

Contact Us

  • +39 349 510 3338
  • [email protected]

Monthly Archives: June 2019

  • Home
  • 2019
  • June

We are a creative studio focused on web design. Inspiration is the one
word we love and we put it into our work everyday.

We found 412 post(s) available for you

blogbusinessDokaDigital AcademyFeaturedGalleryLife Stylemarketingmarketing,NewsReviewsSEOSocial MediaStrategjiTutorialsUncategorizedVideos
  • September 2019
  • July 2019
  • June 2019
  • May 2019
  • March 2019
  • February 2019
  • January 2019
  • December 2018
  • November 2018
  • October 2018
  • September 2018
  • August 2018
  • July 2018
  • June 2018
  • May 2018
  • March 2018
  • February 2018
  • January 2018
  • December 2017
  • April 2017
Renditja e komenteve- Ja cfarë ka ndryshuar së fundmi Facebook
marketing, Social Media
266 Views

24/06/2019

Sic mund ta keni vënë re në komentet e faqeve te ndryshme apo në llogaritë me shumë follower është shtuar një opsion i ri tek postimet. Komentet shfaqen në bazë të një risie që facebook e quan “Comment Ranking” apo Renditja e komenteve.

Ja se c’thotë facebook:

“Ne jemi gjithmonë duke punuar për të siguruar që koha e njerëzve në Facebook të jetë e shpenzuar mirë. Një mënyrë për ta bërë këtë është nëpërmjet renditjes, e cila promovon biseda kuptimplota duke u treguar njerëzve postimet dhe komentet më të rëndësishme për ta. Përditësimi është bërë për të përmirësuar renditjen e komenteve në postimet publike dhe ne duam të shpjegojmë se si funksionon kjo dhe si faqet dhe njerëzit mund të kontrollojnë parametrat e tyre të renditjes së komenteve.

Si i renditëm komentet publike?

Përveç renditjes së postimeve në News Feed të njerëzve, ne renditim komentet në postimet publike nga Faqet dhe njerëzit me shumë ndjekës, pasi këto poste kanë tendencë të kenë shumë komente. Në mënyrë që t’u tregojmë njerëzve komentet relevante dhe cilësore, ne inkorporojmë një numër sinjalesh, duke përfshirë:

Sinjale të integritetit: Ne duam që njerëzit të shohin komente të sigurta dhe autentike. Nëse një koment shkel standardet tona të komunitetit, e heqim atë. Ne gjithashtu marrim parasysh sinjale të tjera, si angazhimi, për të adresuar integritetin e informacionit dhe për të përmirësuar cilësinë e komenteve që njerëzit shohin.

Çfarë na thonë njerëzit që duan të shohin në komentet: Ne kemi përdorur më shumë sondazhe për të na ndihmuar të kuptojmë llojet e komenteve që njerëzit duan të shohin, kështu që ne mund t’i rendisim ato më të larta.

Si njerëzit ndërveprojnë me komente: Kjo përfshin sinjale duke përfshirë nëse njerëzit pëlqejnë, reagojnë ose përgjigjen ndaj komentit.

Çfarë kontrollon posteri: Njerëzit mund të moderojnë komentet në postin e tyre duke i fshehur, fshirë ose të angazhohen me komente. Renditja është në parazgjedhje për Faqet dhe njerëzit me shumë ndjekës, por mund të zgjedhin për të hequr opsionin e renditjes së komenteve. Njerëzit të cilët nuk kanë aq shumë ndjekës nuk do të kenë renditje të komenteve të aktivizuara automatikisht pasi që ka më pak komente në përgjithësi, por secili person mund të vendosë për të mundësuar renditjen e komenteve duke shkuar në cilësimet e tyre.

Renditja e komenteve- vjen duke u përmirësuar

Për të përmirësuar rëndësinë dhe cilësinë, ne do të fillojmë të shfaqim komentet në postimet publike më dukshëm kur:

  • Komentet kanë ndërveprime nga Faqja ose personi i cili ka postuar fillimisht; ose
  • Komentet ose reagimet janë nga miqtë e personit që kanë postuar.

Ne do të vazhdojmë të marrim parasysh sinjale të tjera, kështu që ne nuk shfaqim në mënyrë të dukshme komente me cilësi të ulët, edhe nëse ato janë nga personi që ka bërë postin origjinal ose miqtë e tyre.”

Pra, Facebook është platforma online e cila vjen duke u përmirësuar cdo ditë duke u bërë një media e pazëvëndësueshme për biznesin tuaj.

Lexo edhe: https://dokadigital.com/2019/06/10/pse-binzesi-juaj-ka-nevoje-per-social-media-manager/

Read more
Pse binzesi juaj ka nevojë për Social Media Manager
marketing, Social Media
498 Views

10/06/2019

Në ditët e sotme duket qartazi se sa ndikim të madh kanë rrjetet sociale në mirëvajtjen e një biznesi. Shumë pronarë nuk iu duhet ta kenë dyqanin afër një rruge kryesore apo nuk iu duhet të harxhojnë para për broshura apo fletëpalosje.
Sot me marketingun online ju mund të jeni pikërisht aty ku janë klientët tuaj.

Ja arsyet se pse biznesi juaj ka nevojë për social media manager

Shumë biznese shkojnë deri në një pikë suksesi pa ndihmën e një menaxheri marketingu, por me rritjen e konkurencës lind nevoja për një të tillë. E njëjta gjë ndodh edhe në rrjetet sociale. Nuk është e rëndësishme vetëm të postoni foto apo video. Mënyra se si postohen, koha se kur duhen postuar, strategjia që duhet ndjekur, targetimi i klientëve është pikërisht dallimi.

Rrjetet sociale ndryshojnë me shpejtësi

Një menaxher i mediave sociale mund të mbajë gjurmët e ndryshimeve të algoritmeve dhe tendencave të reja brenda platformës, por gjithashtu të përshtatë strategjinë dhe përmbajtjen e bazuar në përditësimet më të fundit.
Një menaxher i medias sociale ka informacionin se çfarë ndryshimesh po ndodhin ose do të ndodhin së shpejti dhe janë në kohë të ndryshojnë strategjinë e ndjekur për një biznes apo edhe objketiva të  fushatës promocionale për të siguruar sukses.

Ju keni nevojë për një strategji të mediave sociale

Në takime me klientët pyetjes: A po ndiqni një stratëgji në rrjetet sociale? –përgjigjen se janë duke postuar cdo ditë foto apo video dhe besojnë se kaq mjafton. Ky është një gabim që bëhet më së shumti.
Një punonjës i juaji apo edhe ju vetë që postoni në mënyrë të rastësishme në profilet e mediave tuaja sociale për biznesin, pa plan, jeni duke e dëmtuar markën tuaj.

 
Ajo cfarë duhet të bëni në këtë rast:
Të studioni nëse në rrethin e punonjësve tuaj është dikush që ka aftësi të mira në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe merr përsipër këtë detyrë me kohë të plotë edhe pse mund të jetë në një pozicion tjetër.
Të kontaktoni me agjensi marketingu që merren me këtë punë dhe mund të hartojnë një strategji për biznesin tuaj.

Social Media Manager identifikon problemet tuaja dhe kërkon zgjidhje efektive.
Ështe në gjëndje të vlerësojë se cilat janë qëllimet tuaja primare për vitin dhe t’i përkthejë ato në përmbajtjen dhe fushatat e mediave sociale.

Ju ndihmon të mbroni reputacionin tuaj dhe të krijoni lidhje me klientët tuaj

Menaxherët e mediave sociale janë vazhdimisht në alarm për çdo mesazh,shikim, pëlqim apo  koment që ndodh brenda mediave sociale në lidhje me një markë. Ata janë të vetëdijshëm se si të sillen brenda platformës, duke përfaqësuar markën. Punësimi i një individi i cili është me eksperiencë të madhe në këtë fushë është ndihmë e madhe për biznesin, pasi brenda sekondash një menaxher i mediave sociale mund të ndihmojë në zbutjen dhe zgjidhjen e një çështjeje që do të ishte kthyer ndryshe në një “fatkeqësi” nëse një individ më pak i stërvitur do të kishte marrë në dorë situatën.

 

Është jetike që menaxheri i medias sociale të zhvillojë jo vetëm zërin e duhur dhe emrin e markës brenda medias sociale, por edhe të punojë me individë të tjerë brenda biznesit, si mbështetja e klientit dhe PR. Janë shumë faktorë që ndikojnë në suksesin e një fushate.
Aksioni për t’iu përgjigjur një komenti, nëse është i mirë apo i keq, duhet gjithashtu të bëhet brenda një afati kohor të caktuar. Sa më shpejt aq më mirë. Marka juaj ose mund të ndihmojë në zgjidhjen e një problemi për një klient ose të bëjë që dikush të respektojë mënyrën se si lidhet marka juaj në mediat sociale me klientët.

Perspektiva – Brenda & Jashtë

Avantazhet e punësimit të një Agjencie për Marketing në Social Media


Identifikon problemet e markës tuaj që janë problemi kryesor për mosarritjen e objektivave.
Mund të kushtojë më pak financiarisht sesa punësimi i një punonjësi.
Menaxher i mediave sociale mund të ketë ide të freskëta të reja që ju mund të mos i keni konsideruar.
Ata gjithashtu kanë më shumë gjasa që të punojnë me markat e ngjashme me ju brenda agjencisë, të cilat gjithashtu mund të ndihmojnë me praktika më të mira, duke gjetur zgjigje se çfarë funksionon në industrinë tuaj të veçantë dhe çfarë jo.

Raportimi & Ndjekja

Të kesh një menaxher që është përgjegjës për të gjitha projektet e mediave të tua sociale mund të të ndihmojë të përmirësosh fushatën ekzistuese. Por një menaxher i medias sociale gjithashtu mund ta bëjë markën tuaj të “shkathët” – duke kaluar objektivat, kreativitet ose përmbajtjen nëse përpjekjet e tua të tanishme nuk po shkojnë aq mirë sa duhet.

Një menaxher i medias sociale do të kontrollojë fushatat tuaja rregullisht  duke optimizuar reklamën për t’u siguruar se jeni duke i shpenzuar mire paratë dhe se qëllimet tuaja po përmbushen apo jo.
Një menaxher i mediave sociale do të vëzhgojë fushatat me kalimin e kohës dhe do të dijë nëse një taktike po i vjen fundi ose nëse strategjia duhet të përmirësohet.

Në fund të muajt i japin përgjigje 3 pyetjeve:
Ç’ka u ekzekutua atë muaj?
Sa ishte rezultati në krahasim me muajt e mëparshëm?
Çfarë duhet bërë më tej?

 

Është më mirë të keni ndihmën e një profesionisti që do të kontribuojë 100% në arritjen e qëllimeve tuaja dhe do të rritë normën e fitimit sesa të postoni në mënyrë të rastësishme në rrjetet sociale duke pritur një feedback që shpeshherë është me kthim shumë të ulët.

 

LEXONI EDHE: Si t’i përdorni mediat sociale në të mirë të restorantit tuaj

Read more
DokaDigital

We would love to talk to you about our unique approach and how we might be able to help your brand.

Contact

  • Milano, Köln, Malaysia, San Francisco
  • +39 349 510 3338 +39 022 366 5058
  • [email protected]

Newsletter

HighTechSupplies P.Iva L729112047 Copyright 2021 DokaDigital