DokaDigital

DokaDigital

  • Menu
  • Account
  • Home
  • SEO
    • SEARCH ENGINE OPTIMIZATION COMPANY
    • ECOMMERCE SEO SERVICES
  • WEB DEVELOPMENT
    • WEB DEVELOPMENT SERVICES
    • SHOPIFY DEVELOPMENT COMPANY
    • WORDPRESS DEVELOPMENT COMPANY
    • MAGENTO DEVELOPMENT COMPANY
  • SERVICES
    • INTERNET MARKETING SERVICES
      • INTERNET MARKETING
      • SEARCH ENGINE OPTIMIZATION
      • SEARCH ENGINE MARKETING
      • ECOMMERCE SEO
      • LINK BULDING SERVICES
      • PAY PER CLICK (PPC)
    • WEB DEVELOPMENT SERVICES
      • HIRE WORDPRESS DEVELOPER
      • CMS WEB DEVELOPMENT
      • ECOMMERCE WEB DEVELOMPMENT
      • RESPONSIVE WEB DESIGN
  • ECOMMERCE
    • ECOMMERCE DEVELOPMENT
    • ECOMMERCE SEO
    • MAGENTO DEVELOPMENT
  • CONTACT US
  • English
  • Italian
Contact Us
  • +39 349 510 3338
  • [email protected]
  • Member Login
  • My Account
  • Login / Register

DokaDigital

We would love to talk to you about our unique approach and how we might be able to help your brand.

  • Contact us

    Contact us today for further info:

    [email protected]

Contact Us

  • +39 349 510 3338
  • [email protected]

Monthly Archives: May 2019

  • Home
  • 2019
  • May

We are a creative studio focused on web design. Inspiration is the one
word we love and we put it into our work everyday.

We found 412 post(s) available for you

blogbusinessDokaDigital AcademyFeaturedGalleryLife Stylemarketingmarketing,NewsReviewsSEOSocial MediaStrategjiTutorialsUncategorizedVideos
  • September 2019
  • July 2019
  • June 2019
  • May 2019
  • March 2019
  • February 2019
  • January 2019
  • December 2018
  • November 2018
  • October 2018
  • September 2018
  • August 2018
  • July 2018
  • June 2018
  • May 2018
  • March 2018
  • February 2018
  • January 2018
  • December 2017
  • April 2017
Si t’i përdorni mediat sociale në të mirë të restorantit tuaj
marketing,, Social Media
272 Views

28/05/2019

Menaxhimi i nje Bar-Restoranti në dukje sa i lehtë, po aq i vështirë është në fakt. Në Shqipëri të paktën, konkurenca është e madhe sepse në një lagje të vogël në zonat e populluara mund të gjesh 3-4 restorante. Jo të gjithë e dinë për mënyrën se si gatuhet, për shërbimin që ofrohet apo për shumëllojshmërinë e gatimeve që mund të gjesh brënda tij. Dhe sigurisht që nuk e kemi luksin për t’i provuar të gjithë restorantet për të vlerësuar se si janë.

Një nga format më të mira për të bërë të mundur njohjen e bizneseve nga sa më shumë persona janë rrjetet sociale. Mediat sociale janë një kanal marketingu thelbësor për bizneset e të gjitha llojeve, përfshirë restorantet. Duke mësuar sesi mund t’i përdorni rrjetet sociale në të mirë të biznesit tuaj ju do të arrini të krijoni një reputacion më të mirë.

Mediat sociale janë një nga mënyrat më efektive për restorantet për të reklamuar veten.

Ju mund të përdorni imazhet e ushqimeve tuaja për të tërheqëur sa më shumë kliëntë. Instagrami është platforma sociale që funksionon më mirë për restorantet.

Më poshtë mund të gjeni disa ide sesi mund të përmirësoni imazhin e restorantit tuaj në rrjetet sociale:

Përmirësoni Reviews

Është shumë e rëndësishme që klientët të lënë një Review të mirë për restorantin tuaj. Sigurisht që ky duhet të jetë mendimi i tyre personal, por një shtysë për një koment të mirë nuk do bëntë keq. Gjithashtu ju duhet t’iu përgjigjeni edhe reviews negative. Për një arsye apo një tjetër mund të ketë edhe klientë të pakënaqur dhe fshirja e këtyre komenteve negative nuk është zgjidhje. Përgjigja është opsioni më i mirë për të krijuar një lloj besimi tek ndjekësit në rrjetet sociale.

Inkurajoni klientët tuaj të postojnë rreth jush

Klientët tuaj janë avokatët tuaj më të mëdhenj dhe më të mirë sidomos për të vlerësuar punën tuaj, kështu që nxitini ata të postojnë rreth jush në social media! Krijoni hashtagun tuaj të medias sociale dhe nxisni klientët tuaj të postojnë fotografi të ushqimit të tyre në të. Ju mund t’i inkurajoni duke ofruar një pije falas ose hyrje në një konkurs.
Kjo do të bëjë që ju të jeni në sy të klientëve të rinj, do të angazhojë klientët tuaj aktualë dhe do t’i bëjë ata të dëshmojnë për gatimet tuaja.

Bëjeni të njohur edhe stafin tuaj

Nuk është e rëndësishme vetëm të postoni pamje të një ambienti të bukur, të qetë e të pastër. Për një imazh sa më të mirë është e rëndësishme që klientët tuaj ta dinë se kush fshihet pas atyre pjatave që ju serviren në tavolinë. Nuk duhet të ekzistojnë më ato barrierat ndërmjet kuzhinës dhe pjesës tjetër të restorantit. Për këtë arsye shumë restorante e kanë ndarë me xham të tejdukshëm për të qënë sa më e lehtë për klientët të shohin mënyrën se si gatuhet. Kjo i ndihmon ata të kuptojnë se cfarë ndodh prapa skenave.
Në anën tjetër, njohja në publik do t’i bëjë punonjësit tuaj të ndihen më mirë për punën e tyre. Kjo do t’iu përmirësojë atyre moralin, dhe nga ana tjetër do të rritë produktivitetin.

Trego karakteristikat më të mira të restorantit tuaj

Përvec guzhinës që sigurisht duhet të nxjerrë vetëm gatime të shijshme, ju duhet të ekspozoni edhe pjesën tjetër të ambientit. Psh: Nëse ju keni një restorant afër detit, nese ndodheni në mes të një parku apo pylli të rrethuar nga gjelbërimi, nëse në ambientin e restorantit tuaj ka kafshë apo vecanti të tjera ju duhet t’a promovoni edhe këtë pjesë. Këto janë një vlerë e shtuar.

Ndani menunë tuaj ne rrjetet sociale

Ndani me klientët tuaj gatimet e shijshme që i pret në restorantin tuaj. Për të shmangur konfuzionin ose zhgënjimin, bëjuani të qartë kur ndryshon menyja.

Bëni njoftim për çdo promovim të tanishëm ose të ardhshëm

Nëse gjatë fundjavës do të ketë ndonje aktivitet ju duhet ta promovoni atë. Nëse do të ketë ndonjë të ftuar të rëndësishëm si psh, një këngëtar ndjekësit tuaj duhet ta dinë në kohë. Nëse bëhet fjalë për një ditë festive si psh dita e verës klientët duhet ta dinë se si do të jetë organizimi për atë ditë.

Promovoni ushqimet bio dhe jo të dëmshme për organizmin

Për të qëndruar konkurrues, ju duhet të kujdeseni për klientët tuaj. Ju duhet të nxirrni në pah ushqimet me bazë bimore dhe pa kimikate.

Tregoni origjinën e përbërësve tuaj

Është shumë e rëndësishme që klientët tuaj të dinë se nga vijnë produktet që ata do të konsumojnë në restorantin tuaj. Nëse ju gatuani me përbërës të mbledhur në zonën afër jush, ju mund t’i promovoni këta njerëz të thjeshtë të cilët kontribuojnë në gatimet tuaja me përbërësit e tyre. Nëse ju keni bashkëpunim të përhershëm me të njëjtin furnizues ju mund të ndani me ndjekësit një histori të shkurtër të origjinës së produkteve që përdoren në guzhinën tuaj.

Ndani meme apo citime të ndryshme

Kjo do t’i bëjë aktivë ndjekësit tuaj duke i bërë ata të komentojnë në statuset tuaja. Këto postime duhet të kenë lidhje me restorantin tuaj dhe asnjëhërë nuk duhet të dilni nga korniza për të publikuar psh një shitje makine.

Tregoni që jeni ambientalistë

Psh ju mund të tregoni që shishet e pijeve ju i ktheni në fabrikë për t’u ripërdorur përsëri. Mund të tregoni që përpiqeni të shmangni plastikën sa më shumë të jetë e mundur, e shumë raste të tjera që ju bëjnë të keni një reputacion më të mirë

Tregoni mbështetjen tuaj për ngjarjet lokale

Nëse bashkëpunoni me ndonjë organizatë bamirëse, publikoni postimet që i inkurajojnë klientët tuaj të bëjnë donacione. Nëse sponsorizoni ngjarje bamirësie, tregoni fotot tuaja dhe stafit tuaj.

Postoni vënde të reja pune

Nëse jeni duke kërkuar një punonjës të ri nxirreni njoftimin për vëndin vakant të punës në rrjetet tuaja sociale. Ndjekësit tuaj edhe pse mund të mos jenë të interesuar për këtë vënd pune do të bëjnë tag miqtë e tyre apo të afërm të cilët mund të jenë të interesuar. Kështu do të keni disa kandidatë. Kjo nuk duhet të bëhet e përsëritur për një kohë të shkurtër për të njëjtin vënd pune sepse tregon që punonjësit tek ju nuk qëndrojnë gjatë dhe nuk krijon besim tek klientët.

Tërhiqni vëmendjen e klientëve tuaj përmes fotografive apo videove profesionale

Përdoruesit e mediave sociale preferojnë përmbajtje tërheqëse për të parë, prandaj përfitoni nga kjo pikë duke bërë fotografi apo montazhe video profesionale.

Bëni anketa

Plotësimi i anketave nga klientët tuaj ju ndihmon për të identifikuar pikat që jeni duke i bërë shumë mirë si edhe më e rëndësishmja është të arrini të identifikoni gabimet tuaja dhe si mund t’i përmirësoni. Plotësimi i anketave mund të bëhet edhe në rrjetet sociale sepse përfshin një numër më të madh të pjesëmarrësve.

Ktheni gjithmonë përgjigje komenteve

Kjo do iu ndihmonte të krijonit më shumë engagement me ndjekësit tuaj. Duhet të ktheni përgjigje edhe në rastet kur iu përgëzojnë për një gatim duke i falenderuar.
Nëse dikush ka ngarkuar një post dhe ka etiketuar restorantin tend ju duhet ta ndani atë në faqen tuaj, komentoni dhe falenderojeni për posterin – mbani mend, kushdo që krijon dhe ngarkon këtë lloj përmbajtjeje është ambasador i markës.

Publikoni artikuj nga website juaj

Për të patur një prezantim sa më serioz të restorantit ju duhet të keni një faqe web-i. Nëse e keni një të tillë krijoni artikuj, pse jo edhe me receta gatimi dhe shpërndajeni linkun në rrjetet sociale. Ndarja e recetave të gatimit me ndjekësit nuk do të ndikojë aspak në uljen e klientëve. Gjithsesi klientët tuaj nuk janë aq profesionistë sa shefi i kuzhinës tuaj.

Merrni pjesë në panaire apo evente të ndryshme

Marrja pjesë në panaire ësht një nga mënyrat për të mësuar risi të reja si edhe për të parë se cfarë bëjnë konkurentët tuaj. Publikojini pjesëmarrjet tuaja. Nëse merrni pjesë në një konkurs gatimi dhe arrini të merrni një cmim ndajeni atë me ndjekësit tuaj.

Tregoni historinë e restorantit tuaj

Ndjekësit tuaj janë kuriozë për të mësuar më shumë rreth jush. Duke iu treguar historinë se si është krijuar restoranti ju mund të bëheni frymëzim për ta. Mund të tregoni se si ka lindur ideja, cfarë iu shtyu të hapnit një restorant…etj. 

Këto ishin disa nga idetë që mund t’i përdorni për të rritur imazhin e restorantit tuaj duke përdorur rrjetet sociale.
Mos harroni rregullat e arta – Postoni shpesh, qëndroni pozitivë dhe përgjigjuni të gjithë reagimeve të klientëve në kohën e duhur – është një burim i vlefshëm informacioni. Media sociale është këtu për të qëndruar për një kohë të gjatë, kështu që është koha për të përqafuar përfitimet e saj të shumta.

Nëse dëshironi që menaxhimin e rrjeteve sociale t’ia besoni një profesionisti që suksesi të jetë i garantuar, ne jemi këtu për t’iu ndihmuar.

Read more
Pse video marketing do të jetë çelësi për strategjitë tuaja digjitale në të ardhmen e afërt?
marketing
249 Views

09/05/2019

marketing

Çfarë roli mendoni se luan përmbajtja multimediale në strategjinë tuaj të marketingut digjital? Nëse përgjigja është pak ose aspak, ju duhet të dini pse video do të jetë vendimtare për të ardhmen e marketingut të një biznesi. Këtu janë të gjitha detajet përse.

Marketingu i videove është kthyer në një mjet të fuqishëm të reklamimit të produktit për t’u lidhur me klientët potencial dhe ekzistues. Por përveç kësaj, siç do ta shohim, del se është një nga formatet që gjenerojnë më shumë ROI (kthim në investim). Kjo është arsyeja pse 81% e departamenteve të marketingut prezantuan këtë format të përmbajtjes në strategjitë e tyre të reklamimit në vitin 2018.

Në vitet e fundit, videoja ka shkaktuar një revolucion, duke bërë që shumë ekspertë të thonë se është “e ardhmja e content marketing”. Të dhënat gjithashtu e vërtetojnë këtë deklaratë.

Wyzowl’s The State of Video Marketing 2019 raport zbulon se:

87% e bizneseve do të përdorin video-n si një mjet marketingu në 2019.

83% e ekipeve të marketingut e pranojnë se videoja i sjell atyre ROI më të mirë.

79% e përdoruesve pranojnë se kanë vendosur të blejnë një produkt ose shërbim pas shikimit të një videoje.

81% e skuadrave të marketingut pranojnë se videot i ndihmojnë ata të gjenerojnë leads.

87% e përdoruesve të anketuar konfirmuan se do të dëshironin të shihnin më shumë video këtë vit nga markat.

Nëse nuk keni filluar të bëni aktivitete të ndryshme me video, këtu janë të gjitha arsyet pse duhet të filloni ta bëni sa më shpejt që të jetë e mundur:

Marketingu i videove krijon një ROI të mire

A është e vlefshme të prodhosh video përmbajtje? Të dhënat tregojnë se përgjigjja është po. Sipas një studimi të Grupit Aberdeen:

 

Strategjitë video prodhojnë 66% më shumë lende të kualifikuara çdo vit.

Jo vetëm kjo, ndërgjegjësimi i markës rritet me 54%.

Nga ana tjetër, studimi Wyzowl që përmendëm më parë, shkon më thellë në këtë fushë:

 

83% e ekipeve të marketingut e pranojnë se videoja i sjell atyre një ROI të mirë dhe 82% e tyre besojnë se është çelësi i strategjisë së tyre.

97% e korporatave që përdorin video shpjeguese thonë se i ndihmojnë përdoruesit të kuptojnë më mire rreth biznesit te tyre.

94% e kompanive e shohin videon si një mjet të dobishëm.

Ndër të anketuarit, 81% kanë parë një rritje në shitje dhe 53% kanë thënë se thirrjet për shërbimin ndaj klientit kanë rënë.

Këto shifra tregojnë se investimi në përmbajtje video mund të krijojë vlerë të jashtëzakonshme për firmën dhe gjithashtu të kontribuojë në arritjen e objektivave kritike të biznesit.

Një strategji e marketingut video drejton konvertimet dhe shitjet

Videot kanë fuqinë për të kthyer përdoruesit në klientë besnikë. Hulumtimet nga Vidyard tregojnë se 70% e kompanive kanë pohuar se videot punojnë më mirë se çdo format tjetër përmbajtjeje për konvertimet dhe shitjet në ulje. Përfshirja e një videoje në lidhje me produktin ose shërbimin tënd në një faqe përmirëson normën e konvertimit prej 80%. Ata gjithashtu kanë konfirmuar se 74% e përdoruesve që panë video shpjeguese për një produkt ose shërbim përfunduan duke bërë një blerje.

Nga perspektiva e biznesit, krijimi i këtyre llojeve të pasurive është një propozim emocionues pasi ato mund t’ju ndihmojnë të rrisni konvertimet ose shitjet. Mos harroni se kuptimi i pikëpamjes është më mbizotërues, meqë truri priret të punojë duke përdorur imazhe. Nëse një fotografi tashmë ka një ndikim tek përdoruesi, videoja mund të shumëfishojë këtë efekt.

Përmbajtja e videos ndërton besimin

Besimi është baza për rritjen e biznesit dhe rrit fitimet e saj. Kjo është arsyeja pse kultivimi i besimit duhet të jetë një nga objektivat thelbësore të një kompanie. Prandaj, një pjesë e strategjisë suaj të marketingut digjital duhet të fokusohet në ndërtimin e besimit dhe marrëdhënieve afatgjata me klientët potencialë.

Marketingu i videove është një nga mënyrat më të mira për t’u lidhur me publikun dhe për të gjeneruar një reagim emocional në to. Kjo është arsyeja pse qindra kanale YouTube arrijnë të futin mijëra pasues besnikë dhe të arrijnë miliona shikime. Në të njëjtën mënyrë, markat kanë mundësinë për të krijuar një lidhje me përdoruesit e tyre nëpërmjet aseteve të vogla që prodhojnë një histori. Imazhi, lëvizja, tingulli, muzika dhe më shumë mund të përfundojnë duke bërë një ndikim të rëndësishëm.

Sipas shifrave, 57% e përdoruesve e pranojnë se videot gjenerojnë më shumë besim për të blerë në internet. Mund t’iu ketë ndodhur që të shikoni një veshje në foto ju ka bërë të ndiheni skeptikë, nëse kjo foto ka qënë e shoqëruar edhe me viedo ju jeni ndier më të sigurtë në blerjen e saj.

Video dhe smartphones shkojnë dorë për dore

Sot, askush nuk dyshon se pajisjet mobile janë pjesë e çdo strategjie të marketingut digjital, pasi ato janë *pajisja* përmes së cilës përdoruesit komunikojnë, lidhen me të tjerët dhe krijojnë komunikim. E njëjta gjë ndodh kur është fjala për video; sipas studimit Wyzowl, 90% e përdoruesve shikojnë videot në pajisjet e tyre mobile. Kjo ilustron që videot dhe smartphones shkojnë dorë për dore.

YouTube, platforma video, bashkohet me këtë trend, duke deklaruar se konsumi i përmbajtjes së videos në celular rritet me 100% çdo vit. Nga ana tjetër, Google paralajmëron se ata që shikojnë video në smartphones kanë 1.4 herë më shumë gjasa të shikojnë dhe ndajnë përmbajtjen në krahasim me ata që e shikojnë atë në kompjuterë ose smart TV.

Rrjedhimisht, rritja e shikuesve të videos në pajisjet mobile i detyron firmat të jenë më të ndjeshme ndaj përdoruesve të përvojave që kanë në pajisjet e tyre.

Videot e rritin pozicionimin tuaj në SEO

Nëse përfshini video tërheqëse dhe informuese në faqen tuaj, mund të lëvizni vëndet në motorin e kërkimit. Sipas statistikave, ju keni një shans 53% të shfaqjes së firmës në rezultatet e kërkimit të Google nëse shtoni një video në faqen tuaj te internetit.

Nëse në SEO fjalët kyce janë thelbësore, videot gjithashtu janë kritike. Nëse ato aplikohen me zgjuarsi, kjo mund të bëjë që të ketë një ndikim të inteligjencës në strategjinë tuaj. Filloni duke futur video në faqen tuaj dhe në kanalit tuaj në YouTube.

A jeni i bindur tashmë për rolin që marketingu i videos do të ketë në strategjinë tuaj të marketingut tani dhe në të ardhmen? Kushtoj vëmendje këtyre shifrave:

71% e përdoruesve shikojnë më shumë video se një vit më parë (HubSpot).

83% e profesionistëve të marketingut e kanë të qartë se pesha e videos në strategjinë e tyre do të rritet nëse nuk do të kishte pengesa të caktuara si koha, burimet apo buxheti (Buffer).

Krijimi i një përmbajtje me video për markën tuaj kërkon krijimtari, inovacion dhe burime specifike. Por kur t’i vendosni të gjitha së bashku, ju merrni një ‘copë’ që ka potencial të madh për të shumëfishuar rezultatet tuaja. Prandaj, sillni të gjithë përbërësit për të ndërtuar një strategji të qëndrueshme të marketingut të videos dhe vendoseni atë në praktikë.

Read more
DokaDigital

We would love to talk to you about our unique approach and how we might be able to help your brand.

Contact

  • Milano, Köln, Malaysia, San Francisco
  • +39 349 510 3338 +39 022 366 5058
  • [email protected]

Newsletter

HighTechSupplies P.Iva L729112047 Copyright 2021 DokaDigital