Customer Journey
Customer Journey ( udhetimi i konsumatorit) nenkuptohet rruga te cilen klienti ndjek mbasi krijon nje maredhenie me nje biznes apo ndermarrje. Pra eshte rruga te cilen nje klient ndjek duke u nisur nga kontakti i pare me produktin nepermjet cfaredo kanali shitje qe perballet nga ai offline ne online, derisa nepermjet pikave te shitjeve apo konsumatoreve te tjere, vendosim te blejme apo jo. Mund te themi me thjesht akoma customer Jorney perfaqeson “historine e lidhjes” klient-biznes.
Customer Jorney perbehet nga tre faza
Hapi i pare i Customer’s Jorney
Njohurite, eshte faza e pare te cilen perdoruesi nis udhetim drejt blerjes. Ne kete faze ai shpreh nevojen per te zgjidhur nje problem apo per identifikimin e ndonje mundesie te re qe tregu ofron. Ben kerkime online per te testuar terrenin, per te pasur nje kontekst te pergjitheshem mbi argumentin te cilin interesohet, per te qene me i qarte mbi problemin qe e prek ate. Marrim nje shembul, supozojme se dikush ka nje dhimbje te vazhdueshme te shpines, ne fazen e njohurise ai do te beje kerkime informacioni mbi dhimbjen e shpines per te kerkuar te kuptoje per shembull se nga se vjen.
Faza e konsiderates eshte hapi i dyte i customer’s journey,dmth ai ne te cilen personi e ka kuptuar se cili eshte problemi i tij. Kerkimet e para ne internet i ka dhene njohuri te mjaftueshme per temen qe ai interesohet dhe qe tashme eshte i gatshem te thelloje keto njohuri dhe te vleresoje opsionet e shumta qe tregu ofron. Duke vazhduar me shembullin tone, tani qe personi ka fokusuar shkaqet dhe simptomat e dhimbjes se shpines, do te vazhdoje kerkimet me thelle qe ti ngjasoje me shume problemit te tij, per shembull kerkime me simptoma si te tij, probleme qe ate e shqetesojne, nga kerkimet e para ne internet kuptoje qe mund te kete permisime dhe mireqenie te shpines. Mundet ndoshta dhimbja e shpines te jete shkak i qendrimit te gabuar, apo levizjeve te gabuara.
Hapi I fundit qe klienti perballet ne udhetimin e tij te cilin do ta shpije drejt blerjes eshte ai I vendimit. Tani kerkimet online jane me specifike sepse tashme klienti, perdoruesi ka ide te qarta mbi problemin e tij dhe te zgjidhjes se mundshme per te. Duhet vetem te vendose cilen zgjidhje te adoptoje dhe cilin produkt te zgjedhe nga ata qe tregu ofron.
Ai harton nje liste te opsioneve te mundshme te produktit, i krahason ato dhe i vlereson dhe me pas merr vendimin perfundimtar te blerjes.
Duke vazhduar me shembullin e marre deri tani, ai do te beje nje krahasim midis profesionisteve te sektorit perkates, duke kerkuar per nje dentist, nje posturolog, i cili identifikon problemin dhe di si ta zgjidhe ate.