Digital Marketing: cfare eshte dhe pse eshte i rendesishem
Nese ju pelqen bota dixhitale, duhet te dini se kudo flitet per; Dixhital marketing, Social media marketing dhe shume terminologji te tjera si SEO, Sem, Display Advertising, Tweets Sponsored, Mobile, e-Buzz, Web Lisatering, Sentiment Analysis, Web dhe Marketing 3.0 e shume e shume te tjere. Midis librave, faqe interneti, blog, newsletter, mailing list, webinar ekziston nje “information overload” mbi keto terma, aq shume saqe shpesh ndiheni te corientuar.
Te nisemi nga Marketingu Dixhital
Cfare eshte Marketingu Dixhital dhe pse eshte kaq i rendesishem?
Perkufuzumi I Marketing Dixhital eshte teresia e aktiviteteve te marketingut qe perdorin kanalet e internetit per te zhvilluar rrjetin e tyre tregtar, analizojne tendencat e tregut, parashikojne ecurine dhe krijojne oferta per profilin e klientit te cilin synojne te arrijne.
Aktiviteti I Dixhital Marketer perfshin te gjitha aktivietet e SEO dhe SEM (Search Engime Optimization dhe Search Engine Marketing) por gjithashtu perfshin aftesi dhe eksperienca specifike ne lidhje me mjete te tilla si Google, AdWordsm marketing e_mail, lead generation.
Marketingu Dixhital eshte I rendesishem sepse ky aktivitet kombinohet me strategjite tradicionale te shitjeve. Nese ne mendojme per e_Commerce te cilet nuk kane nje dyqan fizik, atehere kuptojme rendesine e nje figure si ai I menaxherit dixhital, I cili di te terheqe klientet ne internet ne menhyren me te mire.
Tendencat dixhitale
Bota e Marketingut Dixhital, rritet me ritme te shpejta, nderkohe behet gjithmone dhe me e veshtire percaktimi i asaj se cfare do te ndodhe neser, mundohemi dhe perpiqemi te vezhgojme te tashmen dhe te percaktojme tendencat dixhitale.
BIG DATA: Ne ditet e sotme big data eshte nje miniere ari per marketingun. Deri kohet e fundit, shume web marketers i kane shmangur big data sepse nuk kishin aftesine e duhur apo edhe buxhetin qe i nevojitej per ta perdorur. Sot, mjetet e data mining dhe menaxhimi i te dhenave jane gjithmone dhe me te thjeshta per t’u perdorur.
SOCIAL MEDIA; Marketer, tregtaret me ne fund po njohin mediat sociale si nje kanal shitje, dhe jo me si nje strategji. Po kuptojne qe mediat sociale nuk jane vetem nje menyre komunikimi, dhe nuk funksionojne ne vetevete si nje“strategji”
REALITETI 3D; Eksperienca e klientit mbetet gjithmone prioriteti numer nje, edhe pse eshte ende ne zhvillim, teknologjia 3D mbetet nje domosdoshmeri per t’u integruar. Fillimisht ka nisur me industrine e lojrave, por po behet gjithmone me i perdorshem ne te gjithe sektoret. Mjaftojme te mendojme hotelet te cilet ofrojne nje pamje online 3D te dhomave te tyre apo videove te reja 3D te implementuara nga Facebook.
OMNICHANNEL; Nga marketing multikanal ne marketingun “omnichannel”, ky i fundit eshte ai i cili merr ne konsiderate perdorimin e te gjithe kanaleve qe jane te disponueshem. Shembull: Tweet pizza, Domino’s Pizza kane krijuar nje nga fushatat me te efektshme te marketingut omnichannel. Tendencat e momentit jane integrimi I experiences online dhe asaj offline. Kjo vlen si per shitesit e dores se dyte si dhe per B2B (business to business).
Menaxheri Dixhital dhe punesimi
Marketingu dixhital eshte nje sektor ne rritje te vazhdueshme keto vitet e fundit, sidomos per bizneset te cilet duan te perdorin internetin si nje menyre per te arritur klientet e tyre. Per ke deshiron te gjej pune ne web marketing mundesite nuk mungojne, sidomos ne qytetet e medha, profilet profesionale te ciklat kerkohen ne kete fushe jane te dryshme. Cfare duhet bere per te qene nje perfekt web marketing menaxher?
Ne kete sektor ka shume profesioniste me background te ndryshme; ata qe kane studiuar informatike, kush marketing, apo shkencat e komunikimit. Dixhital marketing eshte nje pune e cila ofron per ke do te punoje ne nje kompani apo edhe per ata qe duan te bejne freelance.
Ndiqni bloget e ketij sektori, forumet apo community jini gjithmone te azhornuar mbi te rejat, mbani te fokusuar aktivitet e kolegeve tuaj dhe kontakte ne rrjetet te ndryshme sociale, beni kerkime individuale cdo here qe gjeni dicka qe nuk njihni, vini ne praktike njohurite e reja por mbi te gjitha beni network me koleget tuaj, shkembeni eksperienca dhe ndani mendime dhe informacione.
Si behesh menaxher marketingu dixhital?
Menaxheri I marketingut dixhital eshte figura e cila koordinon dhe menaxhon nje ekip dixhital brenda nje agjencie apo kompanie qe zhvillon nje plan efektiv te marketingut dhe komunikimit per nje produkt apo nje sherbim; menaxheri I web marketing domosdoshmerisht duhet te kete nje game te gjere njohurish dixhitale: me pak fjale ai duhet te njohe secilen dege te Web Marketing.
Duhet te kete njohuri ne Web Design, SEO, dmth njohuri ne pozicionimin ne motorrin e kerkimit. Duhet te njohe boten e Advertising; duke u nisur nga AdWords dhe deri ne fushatat e remarketing dhe ne rrjetet sociale.
Ndiqni kurse Digital Marketing si ne klasa universitete po ashtu edhe e_learning online.
We are a creative studio focused on web design. Inspiration is the one
word we love and we put it into our work everyday.
We found 412 post(s) available for you
Video marketing; tendenca e 2018 ne internet dhe ne rrjetet social Facebook, Youtube, Instagram, Twitter dhe Snapchat.
Publikimet e reklamava apo dhe vete profileve, ne forme video kane pushtuar internetin duke filluar nga faqet e internetit dhe deri ne rrjetet sociale. Jeta jone e perditshme nuk eshte me nje sekret per askend. Video marketing, nuk eshte thjesht tendenca ne rritje midis profesionisteve te marketingut eshte dhe nje publikim i preferuar edhe nga vete konsumatoret. Kjo do te thote te bejme nje tranzicion nga publikimi nepermjet nje teksti te shkruar ne publikimin nepermjet videove. Ate te cilen deri dje e shkruanim sot e bejme me regjistrim.
12 statistikat te cilat na zbulojne perse ne internet investohet ne video marketing dhe ne 2018 keto investime do te rriten akoma edhe me shume
- Mbasi shikohet nje video, 64% e shikuesve ka me shume mundesi per te blere nje produkt
- Perdorimi i nje video ne faqen tuaj te internetit mund te rrisi kureshtjen e ndjekesve
- Perdorimi i videove nepermjet email sjell nje rritje te perqindjes se klikimeve nga 200-300%
- 90% e atyre qe shohin videon konfermojne se videot per produktet jane te dobishem per ta derguar ne procesin perfundimtar te blerjes
- Youtube deklaron se shikueshmeria e videove nga smarphone rritet cdo vit 100%
- Videot mund te rrisin 53% mundesine qe faqja e internetit te nje bisnesi te renditet ne faqet e para te motorit te kerkimit Google
- Nese videot jane terheqese per ndjekesit 76 % e tyre do ta shperndajne ate video
- Nje perdorues mesatar i internetit kalon 16 minuta ne dite per te pare video publicitare online
Me gjithe keto statistika, keto shifra dhe fakte ende bisneset sidomos ne Shqiperi sot jane te lekundshem ne mendimin e nje investimi ne video marketing, ndoshta dhe ne marketingun dixhital ne pergjithesi.
Si funksonojne keto “video”?
Nepermjet videos kompania juaj mund te tregoje se kush jeni, cfare beni ju, cilat jane vlerat e kompanise, duke shpjeguar ne menyre te thjeshte dhe te qarte karakteristikat e produktit qe ju shisni. Fuksionojne mire dhe japin rezultat videot qe tregojne klientet te cilet deshmojne produktin, tregojne eksperiencen e tyre ne lidhje me produktin apo sherbimin e kompanise. Te thuash te vertetetn ndihmon ne ndertimin e nje relate besimi midis konsumatorit dhe produktit tuaj e cila eshte edhe baza e shitjes.
Funksionojne ato video te cilat tregohet ne cilen menyre produkti mund te plotesoje nevojat e klientit, duke ofruar zgjidhje problemeve te tyre, video te cilat terheqin, emocionojne dhe percjellin kenaqesi tek publiku. Nese video realizohet sic duhet, me se miri, do te ndihmojne jo vetem rritjen e shitjeve por do te promovojne edhe emrin e kompanise.
Te gjitheve u pelqen te degjoje nje histori te bukur, te treguar bukur, interneti eshte vendi i duhur per ta shfaqur video-historine. Suksesi sic e thash dhe me lart, i strategjise varet nga relata e besimit qe arrini te krijoni midis produktit dhe konsumatorit final, pra bleresit. Video eshte mjeti qe ka me shume probabilitet te godase mire ne zemer te konsumatorin, shume here me mire sa nje publikim me shkrim.
Sic thame, nje person mesatarisht perdorues I internetit I ekspozohen rreth 32 video ne muaj dhe kalon 16 minuta ne dite te shikoj nje video-publicitet online. Nuk do doje qe te pakten 1 minute nga keto 16, te ishit ju?
Nese askush nuk ju njeh, nuk njeh produktin tuaj, sherbimin tuaj, atehere eshte e veshtire te shesesh ate cka ofron pavaresisht nga kualiteti I mire dhe I shkelqyer qe mund te keni. Rrjetet sociale eshte mjeti me I mire per te bere te degjohet zeri juaj jo vetem ne Shqiperi por ne te gjithe boten, kjo do te thote qe ke mundesine te trokasesh cdokund.
Mendo, nje minute e nje video vlen, 1.8 milion fjale. Nese arrita te te mbush mendjen puno per video-strategjine tuaj duke filluar qe sot. Zgjidh objektivin dhe mendo se cfare kerkon te arrish nepermjet videos, reflekto per historine te cilen do te tregosh, zgjidh platformat ku deshiron te publikosh gjithashtu mendo edhe mjetet qe te nevojiten per ta realizuar, shkruaj shkruaj shkruaj, ky eshte nje tjeter gabim, ne kemi ide, cdo mendim, cdo ide, cdo gje shkruaje, te ndihmon te kuptosh me shume, shkruaj dhe nenvizo te gjithe pikat qe mendon te citosh ne video, ndize videokameren, regjistro. Nese nuk te pelqen fshije dhe fillo nga fillimi. Kur te jesh gati, promovo publikimin tend ne rrjetet sociale, kerkoni nje feedback publikut tuaj dhe keshilla per videon e rradhes, cfare do te preferonin.
Ketu keni dhe nje shembul te video-marketing Like a Girl-Always fushata publicitare ne qershor te 2014. Mund te klikoni me poshte. Nje nga publikimet me te famshme. Eksperimenti qe tregonte video ishte i thjeshte. Konsistonte ne pyetjen drejtuar femive nga mosha 5 deri ne 20 vjec, te benin sikur vraponin, sikur hidhnin dicka, apo sikur ziheshin me dike, t gjitha keto si do te mund ta “shprehte nje femi”
Kompania tregoj me kete fushate madheshtore se si disa fjale te thjeshta mund te kene fuqine per te levduar apo denigruar dike dhe se si nje fjali e vetme eshte ne gjendje te shkaterroje apo te ndikoje ne perceptimin e nje zhanri te tere.
Fushata u be kaq e njohur sa fitoj cmimin EMMY 2015 si publiciteti me I mire I vitit.
Sistemet chatbot
Behet fjale per software te cilet pergjigjen ne menyre automatike pyetjeve te vizitoreve te nje faqe inteneti apo te veprimeve rutine (si kerkesa e nje like apo kerkesa e shperndarjes se nje publikimi) pa qene nevoja e nje personi fizik. Keto sisteme jane te afte te drejtojne bashkebisedime me personat, duke iu pergjigjur FAQ (Frequentry Asked Question). Jane aktive 24 ore ne 24 kjo gje ne lidhje me bisneset ofron nje sherbim dhe nje afrimitet me konsumatorin. Ndersa per konsumatorin I cili nuk eshte I kenaqshem dhe nuk i mjafton ky sherbim mund te perdori forma te tjera kontakti sic eshte email. Por chatbot eshte nje sherbim i cili jep nje pergjigje te menjehershme pyetjeve apo kerkesave.
Boom-i i publikimeve me permbajtje te shkurtra
Per perdoruesit me te rregullt te rrjeteve sociale tendenca e 2018 do te jene publikimet qe shfaqen vetem per 24 ore. Keto quhen “histori” apo permbajtje te shkurtra, madje dhe markat kryesore kane filluar t’I perdorin keto “histori” si strategji komunikimi. Duke qene se qendrojne aktive vetem per 24 ore dhe me pas zhduken kjo gje shtyn perdoruesit e rrjeteve sociale ta shohin, te kuriozohen. Kjo tendence lejon qe marka te jete vazhdimisht e pranishme ne mendjen e konsumatorit, njesoj sikur te jete nje mik te cilit I shikoni statusin ne whatsapp.
Influencer Marketing
Influencer marketing (ne nje tjeter publikim kam shpjeguar cilet jane influencer marketing) eshte nje tendence qe funskionon prej kohesh. Kompanite apo bisneset I besojne publicitetin apo publikimet e markes se tyre nje personi I cili ne rrjetet sociale ka nje numer te caktuar ndjekesish. Normalisht bizneset zgjedhin pikerisht ato influencer te cilet kane follower (ndjekesit) me te pershtatshem per produktin e tyre.
Video
Viti 2018 videot do te perfaqesojne llojin e publikimeve me terheqes dhe me te vleresuar nga perdoruesit e internetit, do te paraqiten ne forme videoklipi por edhe ne forme publiciteti, te krijuara mire dhe me art, po ashtu edhe ne forme streaming ,idhje direkte. Bizneset te cilat nuk jane pajisur vitin e kaluar me kete sistem komunikimi, ne 2018 nuk munden ta evitojne, nese do duan te vleresohen nga audience e tyre.
Ja sa fitojne “influencer” ne Instagram
Te hapim nje paranteze te vogel kush jane influencer per ata qe ende nuk dine. Influencer-Ndikues: jane individe qe kane nje audience te gjere ndjekesish, kane aftesine te ndikojne ne sjelljet blerese te konsumatoreve. Ky ndikim eshte shkak i karizmes dhe autoritetit te tyre mbi tema te caktuara apo zona me interes. Nje inluencer eshte nje perdorues me mijera (per mos thene me miliona) followers apo ndjekes te shperndare ne rrjete te ndryshme sociale; mund te jete nje YouTube, nje Instagramer, nje bloger ose thjesht nje faqe ne Facebook i cili shpendan foto, video apo publikime te ndryshme. Por aftesia sic thame qendron ne aftesine dhe sa ndikon tek ata qe e ndjekin.
E keni pyetur veten sa fitojne keto influencer ne Istagram? Per te krijuar nje ide, mjafton te hapni faqen Istagram Money Calculator, eshte falas dhe nepermjet ketij tool ju mund te beni nje analize te shpejte per cdo profil qe eshte prezent ne rrjetin social network te mobile photography. Eshte e nevojshme te shkruani emrin e profilit Intagram qe deshironi te analizoni dhe ne pak caste keto tool do t ju tregojne sa eshte shifra pak a shume per cdo publikim.
Duke klikuar ne kete faqe , Instagram Sponsored POst Money Calculator krijuar nga Alessandro Bogliari e Werner Heyser pjese e team (ekipit) te Influencer Marketing Hub, ketu ju mund te shkruani nickname e profilit tuaj apo ate te profilit te cilin ju intereson, mund te shikoni qarte vleren orientuese qe nje influencer kerkon per promovimin e nje brand apo nje publikim perkates ne ate profilit te tij, duke shtuar ketu dhe nje cmim tjeter per engagement (ata qe angazhohen dhe shperndajne faqen)). Natyrisht ketu duhet nenvizuar qe keto tool te vena ne dispozicion vleren se sa kushton nje publikim na e jep ne baze te postimeve te ndryshme ne Instagram, ne base te nje seri parametrash standart si psh nr i follower, sa pelqime dhe sa komente kane.
Per te testuar kete sherbim, vendosa si emer profili ate te profilit Ardit Gjebrea i cili ka 332,000 followers. Sipas tool Instagram Money Calculator, dmth profili Ardit Gjebrea @arditgjebrea ne Instagram mund te kerkoje per publikimin e nje marke nje shifer nga 2,200 deri ne 4,502 USD. Ndersa per Xhensila Myrtezaj @xhensilamyrtezaj me 827,000 followers nje shifer rreth 6000-9,530.35 USD. Tani beni nje kerkim duke vendosur emrin tuaj per te pare sa mund te jete vlera e pulbimit te nje publiciteti.
Google është pronari i parë i Web Server
Supermerket Google
Faqja e parë Google është si një supemarket i madhe global i hapur për miliona e miliona përdorues 24 orë në 24, në 7 ditë të javës.
Element shumë i rëndësishëm në përdorimin e Google janë fjalet kyçe të cilët përfaqsojnë biznesin. Për ata të cilët shesin offline apo online, të jesh i pozicionuar në faqen e parë të Google është njësoj sikur të jesh në raftet kryesore në një supermarket por kjo mund te arrihet vetem duke perdorur si duhet fjalët kyçe. Duke qënë në “raftet kryesore” me përdorimin e fjalëve kyçe të biznesit, ti prek i pari preferencat e klientit.
Në këtë mënyrë besimi i një marke të preferuar zbret kualifikimin në mënyrë drastike.
Faqa e parë e “raftit” Google përbëhet nga dy zona makro :
- Publicitet me pagesë (PPC ), pagesë bazuar në klikime
- Publicitet pa pagesë (SEO), pozicionimi natyral
Anatomi dhe faqet e rezultateve në Google
Morfologjia e faqes së parë dhe numrat e rezultateve me pagesë varen në bazë të shumë parametrave
Zona e rezultateve natyrale, të kërkimeve,nxjerr në faqe të parë në bazë të gjetjeve të fjalëve kyçe që ju keni vendosur. Sa më mirë ju arrini të vendosni fjalët kyçe aq me lart pozicionoheni në faqet e Google. Është thelbësore një studim i mirë i fjalëve kyçe. Ai që në fakt është i pozicionuar në faqet e para hyn automatikisht në një mundësi të mirë zgjedhjeje nga klientët.
Për publicitetin me pagesë, paguajnë Google për çdo klikim.
Çfarë do të thotë SEO?
Nëse duam të bëjmë SEO (pozicionimin në motorët e kërkimit pa pagesë, për çdo klikim) është i nevojshëm aktiviti online dhe kompetencat.
- Informatika
- Strategjia
- Marketingu dhe përmbajtja e shkrimeve
Duhet të imagjonojmë sikur jemi ulur në vendin e software-ve të cilët bëjnë zgjedhjet e pozicionimeve.
Software i Google, vlerëson SEO e faqes tuaj në bazë të më shumë se 220 parametrave.
SEO, përse nuk paguajmë publicitetin
Roli i motorëve të kërkimit është :
- Të thjeshtësojnë procesin e zgjedhjes së konsumatorit
- Të ofrojnë një përzgjedhje të gatshme
- Te lehtësojnë bashkëveprimet midis blerësve dhe shitësve
Faqet e pozicionuara në mënyrë natyrale në motorët e kërkimit nuk paguajnë asgjë, motorët e kërkimit vendosin ato faqe të cilat kanë përmbajtjen më të përshtatshme me kërkimin e përdoruesve në krahasim me konkurencën.
Sa më e lartë do të jete gjetja e faqes tuaj për një kërkim specifik aq më e lartë do të jetë pozicionimi natyral që zë vend website-in tuaj.
Nëse dëshironi të jeni në faqet e para në Google, krijoni përmbajtjen e publikimeve nën shënjestër dhe të jenë të dobishme për zgjedhjen e klientëve tuaj, objektivit .
Marketing ka ndryshuar nga dje dhe sot, ka ndryshuar ne aplikimin dhe ne intensitetin e tij. Kane ndryshuar shume gjera ne vitet e fundit.
Bota qe marketing studion eshte bere shume me I komplikuar, dhe me shume konkurues. Le te shohim arsyet kryesore te ndryshimit ne keto vitet e fundit.
- Natyrisht, kriza e madhe e konsumit
- Jane reduktuar dramatikisht ne 5 vitet e fundit
- Jane ndryshuar rrenjesisht konsumet
- Ka ndryshuar sjellja e konsumatorit
- Ndryshimi i natyres sociologjike
- Klienti sot kerkon vleren ekonomike (ah po kjo ja vlen ta blesh)ose kualitetin, ose cmimin e ulet ose vleren
- Rrjedhshmeria e sjelljes se blerjes
- Konsumatori sot nuk eshte me i paparashikueshem, kalon nga nje blerje e nje mobilje te nje retailer te huaj qe ka cmim te ulet dhe ne te njejten kohe ne blerjen e nje divani te nje marke me vlere te larte
ESHTE E RENDESISHME TE DIME TI LEXOJME KETO FENOMENE QE TI “PERDORIM” SA ME MIRE. MARKETINGU NA JEP “SYZET” QE TE MUND TE LEXOJME DHE MENAXHOJME KETO FENOMENE.
Nje nga pikat kryesore te ndryshimit te marketingut nga dje dhe sot eshte segmentimi.
Me pare, behej fjale te kuptonim cili profil I konsumatorit na interesonte per ta terhequr dhe te krijonim ne kete menyre vlere per te. Te marrim nje shembull te thjeshte, nje punetor banke dikur vishej ne nje menyre, kostum, kollare, mbante nje stil qendrimi. Sot keto s jane me. Edhe nqs jane nuk sherbejne me. Sot nje punetor I bankes shkon ne pune me xhinse nje kemishe ose nje triko. Me pak fjale klishet nuk kane shume vlere.
Sot keto klasifikime nuk jane me
Duhen rivendosur politikat e marketing jo me ne segmentet por ne stilin e konsumatorit, menyren se si interpreton jeten dhe konsumin.
CMIMI
Tensioni i cmimit eshte variabli qe po trondit tregun
Klienti po mesohet te blej me cmime gjithmone dhe me te ulta dhe nje here qe zbresim nga cmimi eshte e pamundur per klientin te pranoj nje rritje te cmimit te te njetit produkt dhe te njejtes ofertes.
Kjo tendence e cmimeve, per efekt te rritjes se konkurrences con ne dy efekte te rrezikshme te njepasnjeshme
- Uljen e fitimeve
- Uljen e kualitetit te markes
Reduktimi i cmimit per te garantuar nivelet minimale te shitjes zvogelon vleren e markes. Me pak fjale klienti mendon se kompania e cila ul cmimet ul edhe vleren. Kjo ben te perceptoj marken si nje cilesi minore.
Thuhet se marketing eshte sinteza e pozicionimit. Nese ne zbresim cmimin pa e deshiruar por per forcen e jashtme, duhet te dime se klienti do te zbrese produktin nga shkalla e pozicionimit. Pra zbresim vleren.
Nje here qe zbrisni nga cmimi, per fat te keq eshte shume e veshtire te rekuperojme pozicionin origjinal.
Makreting, cfare mund te bej marketing?
Pike se pari duhet te kuptoje ekzaktesisht kontestin e riferimentit, duhet te fokusohet mire ne dy aspekte fondamentale
- MARKETINGU STRATEGJIK (ketu kemi te bejme me strategjine e cmimit, me strategjine e te qenurit ndryshe)
- RIFORCIMI I MARKETINGUT OPERATIV (packaging, logo, broshur apo katologje)
Nese sot nuk mundemi te insisitojme te valorizojme aktivitetin e marketing-ut kompania rrezikon shume
Dy jane pikat kritike
- TE RIMENDOJME NGA ANA E PIKEPAMJES SE MARKETINGUT, pra si nje strument i vlefshem dhe i domosdoshem per bisnesin
- TE JESH JASHTEZAKONISHT I SHPEJT NE ZBATIMIN E NDRYSHIMEVE
Udezuesit SEO, Social media mrekting, bloggig, shkrime online, email marketing, storytelling. Keto jane disa nga librat qe duhet te mesoni ne maje te gishtave.
Cila eshte nje nga aktivitetet themelore per ata qe punojne ne dixhital? FORMIMI! Ju duhet te studioni, doni apo s doni, si ne cdo fushe, pastaj klecka qendron kur muhabeti behet i veshtire , keni nevoje per librat qe flasin pikerisht per web maketing. Por s eshte e vetmja menyre ajo e te studimit dhe e permisimit. Ka dhe zgjidhje te tjera per t’u vleresuar. Per shembull, une besoj shume ne trajnimet balle per balle, kjo ju jep mundesi te mira per te bashkebiseduar me nje profesionist dhe per t’u thelluar ne nje teme specifike. Sic bej une me klientet qe duan te permisojne disa aspekte specifike ne nje kurs bloging apo web copywriting.
Mjafton te regjistroheni ne nje kurs marketingu ne internet, (premtoj qe, nuk jam informuar nese ne Shqiperi jane futur keto teknika persa i perket kurseve online te marketingut dixhital) dhe kshu kemi zgjidhur problemin? Mjafton te paguajme nje profesionist per te mesuar se si te bejme marketing ne social media, copywriting, SEO apo subjekte te tjera te rendesishme per marketingun dixhital?
Eshte ide e mire, vecanerisht nese kursi qe zgjedhim eshte cilesor, ose profesionisti ne fjale arrin te trasmetoje sakte dhe mire njohurite konkrete. Ndoshta as une nuk jam mjaft e qarte ne trasmetimin e sakte te informacionit nepermjet ketyre shkrimeve, por perpiqem…E megjithate, kjo nuk eshte e vetmja menyre per te ndjekur. Cfare duhet te studioje nje profesionist i web-it? Nuk kam pergjigje perfundimtare per kete pyetje. Pike se pari duhet te ndjekesh blogeret me te mire ne web marketing, ne shqip apo ne gjuhe te tjera qe mundeni ta perktheni sakte, gjithmone duke u shoqeruar nga frymezimi juaj per ta bere kete gje. Ka dhe kurse ne klasa, webinar etj. Duhet deshire,vullnet pasion, njehere qe keto elemente I keni jepini forca dhe pervishni menget…Po mbolle do korresh thote populli. Rruga eshte e gjate, per kete po ju shkruaj nje liste te librave me te mire ne web marketing. Nje rendesi te vecante jane tekstet, te afta per te trasmetuar kompetenca dhe me pas per te punuar online.
Menaxhimi i Marketingut te Kotler
Babai i marketingut
Mund ta them? Ky eshte nje nga manualet me te famshme dhe me te perhapurat ne bote. Ketu mund te gjesh bazat per te nisur hapat e para per te dhene nje baze solide per bisnesin tuaj.
1.Inbound Marketing: le nuove regole del digitale
Po e nis me nje liber qe njoh mire. Inbound Marketing firmosur nga Jacopo Matteuzzi. Motivi I kesaj preference eshte I thjeshte; ketu do gjesh bazen per te menaxhuar universin tend professional dedikuar pikerisht Inbound Marketing. Ja vlen te thuash eshte nje stratexhi vendimtare per te arritur rezultate te medha ne te gjitha fushat.
2. Strategy Ocean Blue e Chan Kim
Nje liber qe shpjegon nje koncept te thjeshte dhe esencial, nuk ke nevoje te rrudhesh ballin perpara kokurenteve te tu per te fituar. Stratexhia e marketingut eshte thellbesore, ja pse duhet te krijosh strategji Oqeanin Blu. Cfare do te thote ekzaktesisht? Per ta zbuluar duhet te blini kete liber qe do te ndryshoj boten.
3. Menaxho bloget, social dhe SEO me marketing content
Cfare do te thote te punosh ne boten e marketing content? Dhe mbi te gjitha, si mund te perfitoni sa me shume nga kjo strategji? Mund te beni dicka me te mire per blogun tuaj apo per aktivitetin tuaj. Une them se me marketing content mund te besh dhe te arrish shume, ky liber firmosur nga Dario Ciraci mund t’ju vije ne ndihme. Flitet per nje guide te mire, mos e humbni.
4. Landing page efficace di Orlandini
E dini pse citoj kete liber nje nga me te miret te web marketing? Ketu gjej udhezuesit per te krijuar landing page me nje aftesi te papare per te krijuar diferencat, te jesh ndryshe, dhesi te jesh ndryshe? Kam lexuar manualin e Luca Orlandi dhe e keshiloj gjithmone, jo vetem per te pasur nje panoramike teknike por per te kuptuar pse duhet te punojme ne keto faqe web-i
5. Social Media ROI: edicioni i dyte i azhornuar
Puna e madhe e Vicenzo Cosenza, nje liber mbi web marketing qe eshte shkruar duke dhene vemendje te vecante ne cdo detaj. Ne menyre te vecante kapacitetit per te kryqezuar nevojat dhe kerkesat e publikut ekspert, me ate qe sot po leviz hapat e para ne kete bote. E gjithe kjo per t’u hasur me nje teme te mprehte, komplekse por gjithmone te rendesishme; percaktimi dhe menaxhimi i ROI ne rrjetet sociale.
6. Social Media Marketing: teknikat per B2B dhe B2C
Ky tekst I marketingut per rrjetet sociale ka nje privilegj; te perballet me nje teme qe shpeshhere menjanojme, ajo qe quhet B2B, business to business. Pikepamja e Huido Di Fraia- I perforcuar nga kontributi I nje grupi profesionistesh dhe profesoresh te masterit ne Social Media Marketing & Web Communication ne IULM Milano, eshte komplete, e vemendshme ne cdo pike, duke u nisur nga teoria ne praktike.
7. Libri SEO e SEM: guida avanzata al web marketing
Udhezuesi me i madh per te mesuar bazat e nje optimizimi te mire te nje faqe web, manuali SEO eshte nje ekselence. E keshilloj gjithmone dhe per te gjithe, per ke do te thelloj njohurite ashtu edhe per fillestaret qe duhet te gjejne nje baze solide per te mesuar SEO dhe SEM ne menyren me te mire te mundshme.
8. SEO Google (2017) Hoepli
SEO Google eshte nje nga ata libra te web marketing qe nuk lodhesh kurre duke e sugjeruar. Kur e ben kete gje, per ata qe e lexojne te kthehet e gjitha ne mirenjohje. Ky manual SEO i thjeshte, i kompletuar, i shkruar mjaft mire dhe i afte te zgjidhi dyshimet e kujt deshiron te jete i qarte. Ka disa sygjerime SEO, mund te gjesh perkufizime qe bejne diferencen dhe pikat qe duhen optimizuar.
9. Art dhe SEO: Mastering Search Engine Optimization
Nje nga librat me te cituar dhe te lexuar te web maketing. Ne menyre te vecante kush deshiron te mesoje artin e optimizimit ne motored e kerkimit. Vertete, ka shume SEO book falas per te lexuar, ashtu si edhe guida e Google mund t’ju ndihmoje shume per ata qe duan te bejne hapat e para. Por diferenca e vertete qendron ne kete liber…
10. Si te shesesh me nje blog bisnes
Nje liber qe shpjegon cfare duhet te besh per te arritur rezultate nepermjet blogu bisnesit, ne menyre te vecante per te rritur shitjet. Nga ana tjeter nese je ketu duke lexuar ky eshte objektivi, mire e kam? Shrytezoni kete vegel te madhe per te arritur ajo qe realisht ja vlen. E sugheroj per te gjithe blogerat.
ketu po shtoj dhe nje liber qe me erdhi ndermend ne keto momente, meritojne ne fakt te gjithe ata qe kam shkruar me siper po ashtu dhe “bashkebisedimet dhe strategji” ka ende te tjere ne treg qe jane po aq efikace, por keto mendova qe jane disi per t’u nenvizuar.
Social Media Monitoring: bashkebisedime dhe strategji
Nje liber qe perfaqeson strukturen e marketingut te rrjeteve sociale, jep keshilla te cmueshme mbi punen e monitorimit qe eshte baza e cdo aktiviteti. Nuk mjafton thjesht te publikosh, ky liber web marketing e nenvizon qarte kete pike. Ketu gjene teknikat me te mira per te analizuar bisedat online, te matesh dhe te besh nje SMM totalisht te re
Nder gabimet e shumta qe behen ne profilet e Facebook-ut jane ato te cilat ne japim dhe pranojme ftesa miqsh pa u menduar shume. Ky eshte gabimi tipik i atyre qe kane nevojen per t’u lidhur me sa me shume profesionist te mundur ne rrjetet sociale, apo per te kerkuar persona ne mase per ti treguar apo shfaqur produktin, sherbimet tona. Nese nga njera ana keto kosiderata mund te jene te sakta, nga ana tjeter ato ofrojne, me kalimin e kohes, jo pak kundeindikacione. Ate qe ju deshironi eshte te akumuloni sa me shume publik qe s mund ti quajme “miq”, imagjjino miqte qe ke ne listen tende dhe qe jane njekohesisht konkurentet tuaj. Apo mund te kesh dhe kusherinj apo njeres pa lidhje, qe realisht nuk jane te interesuar tek ajo cka ti publikon. Shembulli klasik jane temat qe perdoren me shume qe jane me terheqese me popullore, sepse algoritmi i shperblen duke interpretuar sasine e shkembimeve te informacionit ne nje periudhe te shkurter kohore. Me pak fjale nese kemi miq te larget ne distance por me interesa te perbashketa informacionesh, mund te perfitojme nje perfshirje, nje terheqje qe te bashkon me to, temat tipike jane ato qe flasin per aktualitet, politike, sport, apo gosip.
Shume veta konsiderojne faqen e Facebook nje entitet te ftohte, me pak perfshirje personash dhe resultate te pasigurta. Nese permbajtjet tona jane shume vertikale dhe drejtuar aktiviteteve tuaja gjeja behet me komplekse, ne fillim, duhet nepermjet ketij rrjeti te japim nje fare kenaqesie, te percjellim interes jo vetem material. Sic shpjegova dhe ne artikullin “Si te ndiqesh ne shume rrjete sociale”
Vite me pare mendoja per Facebook si nje faqe apo nje vend ku te postoja automatikisht publikime. Nuk funksionon keshtu. Kush ju ndjek percepton mundimin dhe presencen tuaj nese ajo eshte e ngrohte apo e ftohte. Ju e kuptoni fare mire kur jeni te mirepritur ne shtepine e nje miku dhe kur nuk jeni, perceptoni ate momentin aha me duket se edhe pse me buzeqesh eshte fallso, keshtu eshte pak a shume dhe Facebook dhe “miqte” tuaj. Nese ju krijoni nje profil te mire, permbajtje te mira, nuk ndryshoni vazhdimisht stilet apo llojet e shkrimeve, faqja juaj do te perfitoje nje respekt autentik dhe nese nuk eshte keshtu, atehere keni bere gabime.
Keto arsyet:
- Faqja e hapur duhet perdoruar ne menyren e sakte, pra duhet nje audience e personalizuar jo kot me kot pa lidhje hesapi. Si e si per te pasur nje publik ne mase dergojne ftesa. Faqja nuk ndiqet nga audienca e duhur, nuk menaxhohet mire.
- Faqja juaj eshte me e “sinqerte” nese dikush ju ndjek dhe ne te shumten e rasteve e bene sepse realisht eshte i interesuar.
- Ne faqen duhet te ndjeheni te lire te publikoni tema profesionale. Mos ngaterrojme nje dreke me miqte dhe ta publikojme dhe me pas veme nje produkt si rreklame, mos ngaterroni detyrat.Kush ndjek faqen tende eshte i interesuar pikerisht per punen tende.
Si perfundim, Facebook, fjala “mik” bashkengjitur profilit tend duhet te shkembehet me fjalen “lidhje”. Kjo sepse aftesia I atribuohet atyre qe vertete jane te interesuar per publikimet tuaja ne lidhje me aktivitetin dhe jo te interesar per jeten tuaj private.
Eshte qellimi i cdo faqe interneti te kete shikueshmeri sa me te larte ne google apo te renditen te paret ne motorrin e kerkimit me te madh ne bote. Te jesh te paret sic e dini nuk eshte e thjeshte, sepse kerkon pune konstante dhe te vazhdueshme, edhe se te jesh i pari mund te jesh vetem nje ne mes mijrave apo milionave qe i pergjigjen te njejtes pyetje kerkimi. Menyra per te arritur shikueshmeri te larte nuk eshte thjesht nisja e fushtava AdWords me pagese, qe jane thjesht te lidhur me SEO, dhe ne fakt eshte e mundur te perfitoni shikueshmeri ne menyre te ashtequajtur organike, dmth origjinale, natyrale.
ALGORITMET E GOOGLE PER NJE SHIKUESHMERI ME TE MADHE
Sic dihet, ajo qe vertete ka rendesi per te pasur sa me shume shikueshmeri ne Google, eshte SEO, nje ser strategjish qe kane si qellim pikerisht rrijtjen e shikueshmerise, te jesh sa me i dukshem ne rrjet ne faqet e motoreve te kerkimit. Strategjite jane te shumta po ashtu dhe aspekte jane te ndryshme ne nje faqe: Kodi HTML, permbajtja e teksitit, link ne hyrje dhe dalje, struktura , te gjitha keto elemente duhen optimizuar per te qene te paret ne motorin e kerkimit, sidomos ne Google.
Kur ti ben nje kerkim ne Google, vete Google gjen faqe interneti qe korispondojne (qury) me pyetjet e kerkimit, stabilizon renditjen e rezultateve ne menyre qe vetem nje website te shfaqet i pari ne liste. Kjo per shak se programet e Google kontrollojne indeksin per te percaktuar rezultatet e kerkimit te pershtashem per ti rikthyer.
Skanimi i website behet nepermjet Googlebot, i cili zbulon faqe te reja deh te azhornuara per t’i shtuar ne indekset e Google. Googlebot natyrisht perdor algoritme: programet software percaktojne websiste qe duhen skanuar, sa shpesh dhe sa faqe duhet te rekuperohen nga cdo website. Googlebot perpunon cdo faqe e vene nen skanim ne menyre qe te perpiloje nej indeks te madh per te gjitha fjalet e identifikuara dhe pozicioni i tyre ne secilen faqe. Google gjithashtu perpunon informacione e “mbyllura” midis tagimeve Tag, fjaleve kyce, dhe atributeve tag title apo ALT.
Kur nje perdorues vendos nje query (pyetje, kerkese, informacion) kompjuterat e Google kerkojne ne faqe koorispondente ne indeks, kshu rikthejne rezultatet qe konsideron me relevante, nuk ben gje tjeter vetem se i jep shikueshmeri me te madhe ne kerkimi website (faqeve) qe ka me shume pergjigje.
Deri pak kohe me pare, relevanca e faqes stabilizohej duke u bazuar ne nje faktor kryesor, PageRank, nje algoritem analize qe tashme nuk perdoret me, duke e zevendesuar me TrustRank, nje indeks me kompleks, nje vlere qe s mund te matet por gjithsesi lejon Google te mbaj nje fare autoriteti per disa faqe te caktuara.
Hilet e profesionisteve
Askush nuk do mund te pyes Steven Spielberg “Me falni, po si arritet te realizonit “Minority Report!? . Apo te pyesni Paul McCarteny cfare hilesh perdore per te shkruar kengen “Let it be”. Dhe te mendosh qe me bejne shume pyetje ne lidhje, cfare hile perdoret per te hyre apo per te pas sukses online. Keto pyetje jane rendi I dites. Sikur do te na mjaftonte te dinim, oren e duhur per publikimin apo hashtag qe duhet te perdorim per te bere ndryshimin nga publikimet e tjera qe kane me shume sukses apo qe ndiqen dhe qe bien ne sy ne web
Ka dhe nga ata qe mendojne qe jane pikerisht mejetet teknologjike qe bejne diferencen. Te kesh nje pc me te mire se te tjeret nuk do te thote se ti di te percjellesh mire ate qe mendon, te kesh nje makine fotografike te kushtueshme nuk te garanton aspak se do te besh fotografi te mira, apo si te kesh nje vegel muzikore nuk do te bej ty nje muzikant te shkelqyer. Nese bota e komunikimit do te bazohej ne “Hile”, per te krijuar komunikime eficace, do mjaftonte thjesht ti publikonin, te ti servirin,(duke pasur parasyh kerkesat e shumta ka nga ata qe bejne sikur dine hilet) neper libra, kongrese, apo blog spot.
Te gjithe ne sot ose pothuajse jemi ne gjendje te perdorim Facebook, nje kompjuter, nje videokamera dhe te hapim nje blog. Kjo sipas meje eshte fantastike. Per here te pare ne histori cdokush ka mundesine te vleresoje nese idete qe kane mund te jene te vlefshme per nje public. Me pak fjale kemi shancin te gjithe te ngjitemi ne skene. Por sic e shikoni ne te vertete nuk na mungojne mjetet, por idete per te krijuar publikime qe dekretojne suksesin.
Permbajtjet e publikimeve tona shperblehen atehere kur jane sa me origjinale, me nje personalitt dhe me nje ze bindes.
“Kur dikush thote: Une di ta bej kete, do te thote qe di ta RIBEJ ndryshe do ta kishte bere me kohe” – Bruno Munari
Mashtrimi
Cfare te ben ty dhe permbatjet e atyre qe ti publikon me efektive? Ekszistojne keto “hile” qe mund ti zbatojme lehtesisht per te pasur sukses ne komunikim?
Ekzistojne shume teknika, qe duhen studiuar, per te lehtesuar shperndarjen, per te bere per vete dhe per kosolidimin e publikut. Teknika jane te ecesh paralelisht me aktivitetin tuaj real ate te perditshme dhe komunikimin personal, te qarte dhe te dallueshem nga pjesa tjeter. Mashtrimi, apo hilet e ketij muhabeti qendrojne ne studimin e perditshme, aplikimin e ideve tona ne menyre te sakte, matja efikace e tyre per te optimizuar komunikmet e ardhshme, per te rritur numrin e atyre qe ju ndjekin dhe qe ju vleresojne dhe se fundmi te zhvilloni nje sensibilitet ndaj nevojave dhe kerkesave te publikut