15 përvoja që duhet të provoni para se të mbushni të 30-at
Nëse nuk keni bërë ende asgjë nga lista e më poshtme para se të keni mbushur të 30-at, mos u frikëson, jeni ende ne kohë. Ju ende mund të jeni qesharak, aventureske dhe spontane.
Por le të themi të vërtetën: sa më shumë kalojnë vitet aq shumë ka të ngjarë të keni takuar njeriun e duhur të jetës tuaj, të keni krijuar famlje, të keni blerë shtëpinë ku jetoni dhe të keni marrë një rol menaxhimi në shoqërinë tuaj. Kjo do të thotë se do të ketë më pak mundësi për të bërë gjëra të tilla si Tough Mudder (një nga garat më të vështira me pengesave në botë).
E përsëris se nuk është e pamundur – por do të jetë pak më e vështirë.
Për t’ju ndihmuar të kuptoni se si të përfitoni kur të jeni 20 vjec, ne kemi lexuar një sërë bisedash në forumin Quora dhe kemi gjetur disa eksperienca potencialisht të mundshme për të ndryshuar jetën tuaj të cilën mund t’a vendosni në listën e gjërave për të bërë.
Lexoni, frymëzohuni dhe më e rëndësishme nga të gjitha është të filloni të bëni gjërat e listuara për të filluar dhe t’i fshini ato një nga një.
Jetoni në një qytet të madh
Përdoruesi Quora Dylin Redling thotë se ajo u shpërngul në Manhattan në moshën 24 vjeç e pastaj në San Francisko kur ishte 26 vjeç. “Këto ishin dy lëvizjet më të mira që kam bërë ndonjëherë”, tha. “Ju rekomandoj që të jetoni në një qytet që ka shumë mundësi të ndryshme, ku mund të takoni njerëz nga e gjithë bota”.
Testoni veten fizikisht
“Për sa kohë që jeni i ri, stërvituni për një maratonë dhe përfundojeni atë, ose një Tough Mudder, një triathlon, apo diçka të tillë si këto”, thotë Redling. “Kjo do t’ju ndihmojë fizikisht dhe mendërisht për të kapërcyer limitet tuaja dhe për t’u impenjuar për arritjen e qëllimeve”.
Siç shkruar nga Bernie Mihalik në 99U, të stërviteni për një maratonë ju jep mësimet themelore të jetës të tilla si rëndësia e mbajtjes në mendje të përpjekjeve dhe rezultateve tuaja ndërkohë që punoni për të arritur një qëllim.
Këto aftësi do t’ju ndihmojnë të hapni rrugën për suksesin tuaj personal dhe profesional më vonë.
3. Mësoni të meditoni
Redling rekomandon të filloni një praktike meditimi si një mënyrë për të menaxhuar stresin. Shkruan:
“Do t’ju ndodhë të ndiheni të stresuar shumë herë gjatë jetës tuaj kështu që është më mirë të mësoheni që stresin ta përdorni në një mënyrë më efikase sa më shpejt të jetë e mundur. Një nga mënyrat, për mos të thënë më e mira, është meditimi. Bëni një kurs, lexoni një libër, ose bëni disa kërkime për të mësuar bazat dhe bëjini pjesë të jetës suaj “.
Mund t’ju interesojë mindfulness, meditim i vetëdijshëm, i cili është i bazuar në marrjen dhe nxjerrjen e frymës.
Nëse zbuloni se ky lloj meditimi ju ndihmon të qëndroni të qetë dhe të fokusuar, kjo është një praktikë që ju mund ta përdorni në çdo kohë dhe kudo.
Shoqërohu me dikë që njihni online
Nëse je 20 vjeç dhe ndjehesh i vetmuar, nuk ka asgjë të keqe të krijoni një profil në OKCupid, Tinder, ose ndonjë faqe tjetër takimesh.
Siç shkruan Elarie Mashi, “Nuk humbni asgjë nëse provoni, ndoshta mund të përfitoni”. Me fjalë të tjera, mund të ndiheni në siklet në fillim sapo të regjistroheni, por ka shumë gjasa në internet të gjeni bashkëshortin tuaj.
Ju mund të rritni shanset tuaja për të gjetur personin që dëshironi duke ndërtuar profilin tuaj ashtu siç ju kërkohet. Kjo do të thotë që ju nuk duhet të postoni vetëm foto por ju duhet të përshkruani personalitetin tuaj dhe karakteristikat që kërkoni të ketë partneri juaj ideal.
Bini në dashuri
Të biesh totalisht në dashuri me dikë është diçka që mund t’ju frikësojë: dhe nëse ndjenjat tuaja nuk janë reciproke? Dhe nëse lidhja juaj nuk do të funksionte gjatë?
Lëreni gjërat të rrjedhin vetë dhe dashuroni gjithsesi.
“Pavarsisht sa herë mund t’ju jetë thyer zemra dhe të jeni ndarë përsëri nuk mund t’ju heqë gëzimin dhe përvojën e të qënit të dashuruar”, shkruan Mragank Yadav. “Ja vlen ta përjetoni me të vërtetë”.
Dështoni
Yadav thotë se është e rëndësishme që adoleshentët të mësojnë të dështojnë, dhe më e rëndësishme është që sa herë të bien të mësojnë të ngrihen përsëri, “Dështimi është diçka që ndodh natyrshëm. Të ngrihemi përsëri është diçka që duhet ta mësojnë “.
Merrni këshilla nga njerëzit e suksesshëm, si Paul Allen dhe Oprah Winfrey, të cilët kanë mësuar gjithcka nëpërmjet dështimeve të shumta profesionale.
LEXO EDHE: 10 rregulla të arta për rritjen e vazhdueshme dhe 10 justifikime që pengojnë përmirësimin
Udhëtoni vetëm
Ky është momenti për të bërë valixhen dhe për t’u nisur diku vetëm, veçanërisht nëse nuk keni fëmijë ose një shtëpi për të paguar.
“Kjo do të zbulohet si një nga mjetet më të dobishme në fazat e mëvonshme të jetës, për të kthjelluar mendjen, duke marrë kohë për vendimet, ose thjesht për të parë botën për atë që është me të vërtetë”, thotë Yadav.
Jeni gati për t’u nisur? Këtu keni një listë të 30 vendeve ku mund të udhëtoni vetëm.
Filloni një aktivitet
George Everitt rekomandon kur jeni ende 20 vjeç të kaloni një vit duke kërkuar një ide biznesi. “Ndoshta kjo ide do të dështojë,” shkruan ai, “por ju do të mësoni shumë, por shumë më tepër sesa të kalonit të njëjtën kohë duke punuar në një kompani”.
LEXO EDHE: 13 profesione të reja për t’i mbijetuar revolucionit të katërt industrial
Dhe mos u shqetësoni shumë për barrierat si për shembull që nuk keni një diplomë në ekonomi apo që nuk dëshironi të investoni mijëra dollarë. Danny Marguiles lançuar një kurs në internet pa pasur një MBA dhe me vetëm 100 dollarë. Në vetëm një viti ai fitoi 30 mijë dollarë në muaj.
Mësoni si të programoni në kompjuter
“Kompjuterët janë të destinuar të zgjasin në kohë”, thotë Everitt, “dhe të mësuarit të paktën një gjuhë programimi ju ndihmon të kuptoni shumë për mënyrën se si funksionon bota moderne”.
Këshilla për profesionistët: Këto 8 gjuhë programimi me kërkesa të larta janë ato që duhet të keni në CV-në tuaj në 2018.
Hapni një blog
Josh Fraser thotë se shkrimi është një nga aftësitë më të nënvlerësuara. Mund ta përsosësh këtë aftësi duke hapur një blog – edhe nëse flet për ushqimin, sportin, apo flet për marrëdhëniet.
“Si shumica e gjërave “, thotë Fraser, “mënyra më e mirë për t’i bërë gjërat më mirë është të fillosh t’i bësh ato.”
Mësoni një gjuhë të huaj
“Ju do të keni shanse të mira në disa vende të botës nëse dini gjuhën lokale”, shkroi Sankalpa Patil. “Unë do të rekomandoj gjermanisht ose frëngjisht, japonisht dhe rusisht”.
Cilëndo gjuhë që doni të mësoni, do të jetë më e lehtë se sa mendoni. Merrni këshilla nga Gabriel Wyner, i cili ka arritur të flasë rrjedhshëm 4 gjuhë brenda disa viteve përmes përdorimit të strategjive të tilla si studimet nëpërmjet internetit.
Tërbohuni në koncertin e grupit tuaj të preferuar
Kjo është një këshillë nga Emily Hunt. Biletat mund të jenë të shtrenjta, por disa artistë nuk mund të bëjnë shumë turne në vitet që vijnë, prandaj shfrytëzoni popullaritetin e tyre sot.
Ndiqni një kurs gatimi
“A keni mësuar ndonjëherë të gatuani?”, pyet Sachin Shubham.
Në kuptimin, se ndoshta ju mund të jeni mësuar të hani spageti dhe ushqime të skuqura, por çfarë do të përgatisni për një darkë të veçantë për mysafirët tuaj? Regjistrohuni në një kurs dhe mësoni të paktën një pjatë për t’u bërë përshtypje mysafirëve tuaj me aftësitë tuaja të gatimit.
LEXO EDHE: Çmenduri, guxim, planifikim: kjo është mënyra se si të arrish suksesin
Mësoni të bëni vetë deklarimin e të ardhura
Ajay Goel pohon se është një nga gjërat më të rëndësishme për të bërë ndërsa jeni ende 20 vjec.
Po, e di që të frikëson. Por mendoni se sa krenar do të ishit mbasi t’i keni plotësuar vetë formularët.
Nëse nuk ja keni idenë se ku të filloni, merrni në konsideratë fillimin e një kursi që do t’ju mësojë bazat e plotësimit të formularëve të të ardhurave.
Bisedoni me një të huaj
“Është e frikshme, është qesharake dhe është një mënyrë e mirë për të parë se si ja dilni mbanë këtyre situatave”, shkruan Deepak Shukla.
Pra, filloni një bisedë me baristin në një lokal ose me një udhëtar në mjetin e trasportit që jeni – shkenca thotë se kjo do t’ju bëjë që të dy të lumtur.