12 rregullat e një leader-i të suksesshëm
Pse disa konsulentë të pavarur bëjnë një milion dollarë në vit, ndërsa të tjerët mezi paguajnë faturat e tyre? Pse disa orator kërkojnë mijëra euro për punën e tyre, ndërsa të tjerët marrin pjesë falas? Dhe përsëri: pse librat e disa autorëve bëhen bestseller menjëherë, ndërsa shumica e ekspertëve të tjerë mezi shesin 100 kopje? Kevin Kruse, themelues dhe CEO i LEADx.org, shkruan se ai ka vendosur të studiojë tërësisht metodat e autorëve, oratorëve, konsulentëve dhe trajnerëve të suksesshëm. Ajo që ai ka zbuluar është se të gjithë udhëheqësit më të mirë bëjnë 12 gjëra që zakonisht pak veta e bëjnë.
Ata e lexojnë mendjen
Ata u adresohen një audiencë shumë specifike dhe e dinë se dhimbja dhe kënaqësia janë dy levat që nxisin veprim. Kush është audienca juaj dhe cilat janë frustrimet, frikërat, gëzimet dhe ëndrrat tuaja?
Ata pozicionohen si zgjedhja e vetme
Ata nuk kanë vetëm një propozim të vlerës. Ata krijojnë një markë personale me qëllim që të jenë të vetmit që bëjnë atë cka bëjnë. Ndërsa Gerry Garcia i Grateful Dead tha: “Mos jini më të mirët e botës në atë cka bëni, jini të vetmit në botë që bëni atë cka bëni”. Çfarë procesi, garanci apo përbërës sekret ju bëjnë unik?
Tregoni dhe shpjegoni një histori
Ata e dinë që nuk duhet të qëndrojnë në një piedestal. Po, ne duam të punojmë me ekspertë dhe njerëz të suksesshëm, por ne gjithashtu duam të punojmë me ata që ishin dikur si ne: kjo na krijon besim. “Nëse ata kanë mundur ta bëjnë këtë, atëherë edhe unë mund ta bëj këtë”. Ok, je një superhero, por cila është origjina juaj?
Ata ofrojnë shpresë dhe ndihmë
Udhëheqësit e vërtetë kuptojnë se njohuritë nuk janë të mjaftueshme. Vetëm sepse dimë se si të dobësohemi, të kursejmë para, të drejtojmë team të mëdha ose të bëjmë një telefonatë promovuese në mënyrë efektive, nuk do të thotë që ne e bëjmë me të vërtetë këtë: njerëzit duhet të dish t’i emocionosh t’i përfshish në atë cka ofron në mënyrë që të ecësh përpara pas humbjeve. Content marketing-u juaj dhe produktet tuaja ofrojnë aq përgjigje sa motivime?
Ata janë të disponueshëm
Së paku në fillim, ata angazhohen me follower e tyre. I përgjigjen emailave të lexuesve, qëndrojnë orë të tëra për t’iu përgjigjur pyetjeve pas eventeve; ata takohen në konferenca për të hyrë në biseda. Po i përgjigjeni të gjitha emailet tuaja, apo keni një asistent që bën atë për ju?
Nuk kanë frikë nga asnjë konkurrentë
Ata e dinë se rreziku i vërtetë është anonimiteti, jo ekspertët e tjerë. Guru-t më të mirë e njohin fuqinë e kapitalit shoqëror dhe me kënaqësi i reklamojnë librat e tyre, i referohen eventeve që nuk mund të shkojnë, promovohen me programet përkatëse dhe madje ndajnë strategjitë e tyre të marketingut. Kush janë konkurrentët në sektorin tuaj dhe si mund të bashkëpunoni?
Publikojnë rregullisht në mediat sociale dhe newsletter
Ata e dinë se marketingu dhe shitjet janë lojëra numrash. Ata përpiqen të jenë të domosdoshëm: ata përpiqen të tërheqin vëmendjen e tyre çdo ditë, kryesisht me newsletter nëpërmjet e_mail-ve, por gjithnjë e më shumë me përmbajtje të tilla si video që zgjasin një minute dhe e-book. Sa shpesh hyni në feed e klientëve tuaj?
Ata shkruajnë libra të fuqishëm
Ata e dinë se baza e autoritetit qëndron të kesh autoritet dhe pak gjëra tërheqin vëmendjen si për shembull lancimi i një libri. Pse John Maxwell dhe Ken Blanchard u bënë legjenda të vërteta të leadership? Në pjesën më të madhe për shkak se ata kanë shkruar, apo kanv qënë bashkautorë, të mbi 60 librash secili! Ju do të dalloheni nga atë tjerët atëherë kur të keni një libër për të shpërndarë. Do të jetë ky viti kur më në fund do të filloni të shkruani librin tuaj?
Ata ofrojnë zgjidhje të ndryshme
Ata e dinë se njerëzit do të paguajnë më shumë kur të fillojnë të besojnë më shumë. Këta ekspertë zhvillojnë jo vetëm një ose dy produkte ose shërbime, por një gamë të gjerë zgjidhjesh: nga shërbimet “free” (p.sh. gnewsletter) në konsulencat me pagesë. Midis këtyre dy ekstremeve ka libra, e-learning, fjalime dhe workshop. Si mund ta paketoni përvojën tuaj në nivele të ndryshme të shërbimit?
Ata bëjnë fjalime ndikuese
Ata e dinë se një fjalim mjeshtëror gjithmonë çon në fjalime të mëtejshme dhe zakonisht në mundësitë për konsulencë. Oratorët më të mirë nuk shesin kurrë direkt nga skena: ata nuk kanë nevojë për të. Ata ndajnë studcase studies, tregojnë histori që përfshijnë njerëzit emocionalisht. Ata e dinë se edhe materiali më asetik duhet të zbulohet si edutainment. Kur bëni një prezantim në publik, sa shpesh qeshin, duartrokasin apo emocionohen? Sa njerëz i afrohen skenës kur mbaroni fjalimin?
Ata përdorin shkencën e bindjes
Ata e dinë se edhe nëse ka të bëjë me zgjedhjen e një presidenti ose një konsulenti, blerja e një makinë apo blerjen e një kursi në internet, njerëzit blejnë për arsye emocionale dhe justifikojnë zgjedhjen me arsyen logjike. Karakteristikat dhe përfitimet nuk janë të mjaftueshme: duhet përdorur një gjuhë specifike për të bindur njerëzit që të veprojnë. Materialet e tua të marketingut janë krijuar enkas për të prekur emocionet?
Ata ofrojnë falas të mirën e tyre
Ata japin falas përmbajtjet e tyre më të çmuara. Pse? Para së gjithash, sepse është një përmbajtje tërheqëse dhe efektive. Plus, është mënyra më e mirë për të ndihmuar me të vërtetë njerëzit dhe për ta bërë botën një vend më të mirë. Guru-t e di që vetë dija është një mall. Çfarë informacioni nuk mund të blihet me një libër në Amazon apo falas në Google? Njerëzit paguajnë 1,000 dollarë për një sesion coaching ose 25,000 mijë për një fjalim vetëm për të arritur tek ju. Ata duan të jenë pranë jush, ata duan t’ju bëjnë pyetje, duan të dëgjojnë mendimin tuaj të vetëm mbi këtë temë. A keni frikë të publikoni “pronën tuaj intelektuale”?
Lexo edhe: Si të njohësh personalitetin e një klienti potencial