12 frazat që njerëzit e edukuar nuk thonë
Herët ose vonë të gjithëve u ndodh të keqkuptohen dhe të fyejnë gabimisht njerëzit. Psikologët pohojnë se disa fjalë mund të duken pa të keq për ata që e thonë, dhe fyese për ata të cilëve u drejtohen. Travis Bradberry, autor i librit Inteligjenca Emocionale 2.0, ka identifikuar një listë të frazave që kanë implikime të paqarta sociale dhe sugjeroi gjithashtu se si t’i zëvendësojmë ato.
Këtu janë 12 frazat që është më mirë të shmangen
“T’a kisha thënë”
Kjo tregon vetëm gabimin e një personi, gjë e cila askujt nuk i pëlqen dhe thekson në të njëjtën kohë superioritetin e supozuar tonë, që nuk është mirë t’a nxjerrim. Ju mund të jeni më inkurajues nëse thoni “nuk do ta përsërisësh të njëjtin gabim në të ardhmen”.
“Ishte e qartë që nuk të meritonte”
Situata tipike në të cilën përpiqesh të ngushëllosh një mik që sapo ka mbyllur një marrëdhënie të çfarëdo lloji qoftë, personale apo profesionale. Kjo është shprehja klasike që përdoret nganjëherë sepse nuk dimë çfarë të themi, nganjëherë sepse pastaj e besojmë me të vërtetë. Por këto fjalë nënkuptojnë se tjetri nuk ka pasur gusto të mirë dhe se ai ka bërië zgjedhjen e gabuar kur ka krijuar lidhjen që tani është ndërprerë. Duket sikur ju doni të thoni se miku juaj nuk është në gjendje të zgjedhë njerëzit që ai frekuenton. Më mirë të themi”Sigurisht që ai / ajo s’di çfarë ka humbur ” është një shprehje më e mirë.
LEXO EDHE:10 gjëra që duhet të bëni kur zemëroheni në punë
“Fat të mirë”
Kjo është delikate. Sigurisht që nuk është fundi i botës nëse uroni fat të mirë, por mund të bëni edhe më mirë sepse me këtë fjali nënkuptohet se bashkëbiseduesi ka nevojë për fat të ketë sukses. Nëse në vend të kësaj e mbështesni atë me një “Unë e di se je i aftë ta bësh këtë”, i bënë të kuptojë tjetrit se ai ka aftësitë e nevojshme për të arritur suksesin dhe kjo jep një injeksion të madh besimi.
“Dukesh i/e lodhur sot”
Njerëzit e lodhur nuk janë shumë tërheqës, me sy të enjtur, flokë të çrregullt, vështirësi në përqendrim dhe humor të keq. T’i thuash dikujt që duket i lodhur nënkupton gjithë këtë. Më mirë të pyesni “a jeni mirë?”. Kështu, përveç që të tregojmë interes, ne gjithashtu do të tregojmë vullnetin tonë për ta ndihmuar.
“Siç kam thënë edhe më parë”
Ne të gjithë harrojmë informacione herë pas here. Këto fjalë tingëllojnë sikur të ishte një fyerje për ju që ju duhet ta ripërsërisni atë koncept “të çmuar” dhe kjo gjë mund të bëjë të ndihet keq atë që i drejtoheni. Nuk ka frazë që mund të jetë një zëvendësues efektiv. Mënyra e vetme për të shmangur atë është të shpjegoheni më mirë, në mënyrë që të tjerët të kujtojnë atë që keni thënë.
“Vendosni ju”
Ose “çfarë të doni ju”. Nëse për ju çështja është indiferente, për tjetrin është e rëndësishme të dinë preferencën tuaj, përndryshe nuk do t’ja u kishte kërkuar atë. Më mirë të themi, “Nuk kam mendim të qartë për këtë, por disa gjëra që duhen vlerësuar janë …” Në këtë mënyrë ju nuk do të jeni të detyruar të merrni një vendim, por ju do t’i tregoni tjetrit që ta marrë në konsideratë pyetjen tuaj.
“Je në formë perfekte për moshën që ke”
Ju jeni duke i thënë tjetrit se duket në formë perfekte, dhe deri këtu është e saktë. Por ju gjithashtu po i sugjeroni se ai është edhe i vjetër dhe që ndoshta nuk dëshiron ta kujtojë këtë gjë çdo kohë. Njerëzit gjithmonë duan të gjykohen të zgjuar dhe në formë, pavarësisht nga mosha e tyre. Të jesh më i sjellshëm është e thjeshtë: vetëm thuaj pjesën e parë të fjalisë dhe fshij “për moshën që ke”.
LEXO EDHE: 13 profesione të reja për t’i mbijetuar revolucionit të katërt industrial
“Kam provuar por më kot nuk e bëj dot”
Fjalët që mund t’i falen një fëmije dhjetëvjeçar, por jo një të rrituri. Mbi të gjitha nëse kjo është përgjigjja e shefit që ju kishte caktuar një detyrë në punë. Nuk është një sjellje e pjekur ajo për të kërkuar një miratimin emocional kur nuk keni qenë në gjendje ta kryeni detyrën tuaj. Është më e përshtatshme të thuhet se qëllimi nuk ishte në të vërtetë i arritshëm dhe në këtë mënyrë nënvizoni angazhimin tuaj. Për shembull, mund të thuhet “Unë bëra më të mirën e mundshme” ose “E kam provuar me gjithë forcën time”.
“Nuk është e drejtë”
Jeta është e padrejtë dhe ndonjëherë është më mirë të ta kuptosh dhe pranosh atë. Të ankohesh për gjërat më të vogla që kalojmë bën të kuptojmë se ky person është naiv dhe fëmijë. Mundohuni t’i bëni gjërat pa përdorur këtë shprehje dhe ta zëvendësoni atë me një shprehje më të përshtatshme. Për shembull, nëse shefi juaj ka marrë një vendim që mendoni se është i padrejtë, mund të kërkoni me mirësjellje: “Çfarë e shtyu atë në këtë zgjidhje? A mund t’ju pyes pse nuk jam zgjedhur unë? “.
“Ndoshta jam duke thenë diçka kot, por …”
Po, nëse fillon fjalinë kështu, je duke thënë një frazë budallaqe. Kjo premisë është më e keqja e mundshme: kjo ju bën të dukeni menjëherë më pak kompetent për çështjen në fjalë, madje edhe kur në realitet ju jeni thjesht pak ‘i pasigurt. “Unë nuk jam mjaft i sigurt për çfarë do të them dhe do të doja të dëgjoja edhe opinionin tuaj” kjo është një alternativë e mirë.
“Kam përjetuar të njëjtën situatë tuaj”
Është në rregull t’ia thuash mikut tuaj që thjesht ka ndërruar një palë këpucë në dyqan, sepse i rrinin të ngushta. Por, në qoftë se, dikush ndan me ju një përvojë personale këtë s’duhet t’a bëni: personi tjetër dëshiron vetëm të shfryhet dhe dikush ta dëgjojë, dhe jo të dëgjojë atë që të ka ndodhur ty. Gjithashtu, konsideroni se përvoja e të gjithëve është gjithmonë unike dhe krahasimet mund të mos jenë të përshtatshme. Më mirë të thuash “shumë veta e kanë kaluar këtë. Do t’ja dalësh ta menaxhosh mirë gjithçka”.
LEXO EDHE: 15 përvoja që duhet të provoni para se të mbushni të 30-at
“Ju jeni duke zmadhuar një problem për asgjë”
Eliminojeni atë nga fjalori juaj: ju nuk mund të matni dramat e jetës së dikujt tjetër. Një frazë e sugjeruar është “së shpejti ky telash nuk do të duket aq i madhe dhe i pazgjidhshme. Gjithçka do të shkojë mirë “.